Ahmetaj zbardh përgjimin: Po bëhet trafik armësh, vijnë nga Afrika paketohen në Shqipëri, marrin rrugët ...
Në intervistën për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur akuza të forta edhe p&eu...
Në intervistën për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur akuza të forta edhe p&eu...
Në intervistën e tij nga Zvicra për gazetarin Çim Peka, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka publikuar audiopërgjime q...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se koordinatori i kryeministrit Edi Rama e ka kërcënuar. Në një intervist...
Në intervistën ekskluzive për ‘Çim Peka Live’ sot në mbrëmje Syri Tv, ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj thotë s...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në një intervistë me “Çim Peka Live”, deklaroi se Rama e ka humbur fuqin&eum...
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) i ka dhënë një goditje të fortë projektit të dy TEC-eve lundruese në Vlorë, duke...
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, në kuadër të protestës që sh...
Në autostradën Durrës-Tiranë 5 automjete janë përfshirë në një aksident zinxhir ku një 45-vjeçar humb...
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, në krahun e palës greke. Burime nga...
Aktivisti Edison Lika ka bërë një bilanc të 100 ditëve të protestës, ndërsa ka paralajmëruar vijimin e aksionit q...

TIRANË- Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave parashikojnë që ekonomia të rritet 3.6 për qind këtë vit, por Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, që ndër tjera pasqyron qarkullimin e mallrave është futur në një trend rënie, i ndikuar nga tkurrja e TVSH-së së mbledhur në dogana.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave të ardhurat nga TVSH në muajin prill shënuan rënie vjetore me rreth 4 për qind. Ky ishte muaji i tretë radhazi me rënie të arkëtimeve nga TVSH-ja. Pas rritjes faktike me rreth 15% në janar, në muajin shkurt të ardhurat ranë me 6.7%, në mars me -4.2% dhe në prill me -3.9%.
Të ardhurat nga TVSH-ja ishin 60.5 miliardë lekë në 4-mujorin e parë me rënie vjetore 0.5% ose rreth 3 milionë euro më pak se 4-rmujori i parë 2022. Sakaq inflacioni mesatar në janar-prill 2023 ishte 6%.
Në kushtet e mos uljes së konsumit, të ardhurat nga TVSH-ja duhet të rriteshin së paku me ritmet inflacionit.
Tkurrja është ndikuar nga rënia e të ardhurave nga TVSH në dogana, që për 4 mujorin u reduktuan me 4%, pas rënies së importeve dhe çmimeve, ndërsa TVSH e mbledhur në tatime u rrit me 10.8% për të njëjtën periudhë, sipas statistikave të detajuara të Ministrisë së Financave.
Bizneset në artikujt kryesor të shportës lajmërojnë rënie të madhe të konsumit që sipas tyre është krijuar nga emigracioni i lartë dhe çmimet e larta.
Ky pohim i eksportuesve mbështet edhe nga të dhënat zyrtare të INSTAT ku raportohet për një rënie 11 për qind të importeve të produkteve ushqimore.
Të dhënat më te detajuara tregojnë rënie të madhe të dy grupeve kryesore, sheqernave me 41% dhe drithërave me 28 për qind. Rënia në këto artikuj është pasqyrim i ndryshimit të popullsisë në favor të plakjes dhe emigracionit të lartë.
Të dhënat e qeverisë treguan se gjatë vitit të kaluar grumbullimi i të ardhurave në raport me PBB-në u përkeqësua edhe pse të ardhurat në vlerë neto shënuan rritje historike.
Ministria e Financave raportoi se në fund të vitit të kaluar të ardhurat buxhetore arritën në 26.8% të PBB-së nga 27.5% që ishin me 2021 me rënie -0.7 pikë përqindje.
Sipas të dhënave të INSTAT, PBB-ja u rrit me 4.85 për qind gjatë vitit 2022, ndërkohë qe të ardhurat e grumbulluara në buxhet ishin 572 miliardë ose 26.8% e PBB-së me përkeqësim në krahasim me një vit më parë.
Ky ishte niveli më i ulët i të ardhurave më raport me PBB që nga viti 2017, duke përjashtuar 2020-n, që ishte një vit jo i zakontë për shkak të krizës së shkaktuar në ekonomi nga pandemia.
Rënia e të ardhurave buxhetore në raport PBB-në tregon indirekt ose rënie të konsumit ose rritje të informalitetit në vend ose faktin që ekonomia po rritet në degë të tilla si ndërtimi që nuk çon të ardhurat në buxhet.
Pas përfundimit të serialit ‘H.O.T’ aktorët kanë festuar të gjithë së bashku. Por ata që kanë r...
Një ditë më parë, Ronaldo Sharka postoi në “Instagram”-in e tij një video të shkurtër të Nita Latifit...
I ftuar këtë episod të ‘Lancio’ ishte reperi i njohur Stresi. Gjatë muajve të fundit, emri i artistit ka qenë nj&eum...
Në analet e historisë së mjekësisë, pak emra ngjallin kaq shumë kureshtje por edhe debat sa Meri Melon. E quajtur edhe si &ldquo...
Ajo ka treguar se pas daljes nga shtëpia e “BBV”, asnjë mashkull nuk e ka ngacmuar apo ka flirtuar më të dhe nuk e kupton arsy...
Teksa foli për marrëdhëniet me ish-banorët pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”, ajo tha se i ka ngelur hatri vet&e...
Olta Gixhari së fundmi ka publikuar një video në instastory-n e saj teksa sqaron zërat mbi blerjen e mundshme të ndjekësve t&eum...
Luizi dhe Kiara po i shijojnë ditët më të mira si çift i martuar. Loja e ‘Big Brother Vip Albania’ ka mbaruar por jo e...
DashiLajme të mira në frontin e dashurisë falë favorit të planetëve, veçanërisht atyre më të rënd&eum...
Ish-konkurrentët e “Big Brother VIP 2” kanë hedhur akuza të forta ndaj njëri-tjetrit. Ata kanë replikuar përmes pos...