Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich...
AKTUALITET

SPAK pjesë e operacionit të Eurojust/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i Call Center-ve, 7 të arrestuar

P
Piranjat 3 November 2026, 15:58 · 4 min lexim
SPAK pjesë e operacionit të Eurojust/ Goditet rrjeti

Një rrjet ndërkombëtar i dyshuar për mashtrime me investimet online është goditur nga autoritetet e disa shteteve, në një operacion të koordinuar nga Eurojust dhe Europol. Në kuadër të aksionit janë arrestuar shtatë persona, janë kontrolluar 17 ambiente dhe janë sekuestruar më shumë se 100 servera që dyshohet se përdoreshin për aktivitetet kriminale.

Operacioni përfshiu Shqipërinë, Kosovën, Gjermaninë, Qipron, Finlandën, Izraelin dhe Maqedoninë e Veriut. Humbjet financiare të shkaktuara nga kjo skemë mashtrimi i Call Center-ave vlerësohen në mbi 4 milionë euro. Hetimet nisën në vitin 2022, pas denoncimit të një çifti gjerman, i cili kishte investuar kursimet e tij përmes një platforme online, por nuk arriti të tërhiqte fitimet e pretenduara.

Sipas hetuesve, rrjeti përdorte platforma tregtare online që paraqiteshin si legjitime, duke u premtuar viktimave fitime të larta në një kohë të shkurtër përmes investimeve në kriptovaluta, monedha të huaja dhe aksione.Fillimisht, investitorët transferonin shuma të vogla parash, ndërsa në platformat përkatëse u shfaqeshin fitime të fryra për të krijuar besimin se investimi ishte i suksesshëm. Më pas, ndërmjetësit ushtronin presion psikologjik ndaj viktimave për të investuar shuma gjithnjë e më të mëdha. Kur këta të fundit kërkonin të tërhiqnin paratë, përballeshin me justifikime dhe vonesa të vazhdueshme, deri në momentin kur personat përgjegjës zhdukeshin bashkë me fondet.

Pas më shumë se katër vitesh hetime, autoritetet zhvilluan disa faza operacionesh ndërkombëtare. Aksioni i parë, në vitet e mëparshme, çoi në dy arrestime dhe sekuestrimin e provave materiale.

Analiza e mëtejshme e tyre ndihmoi në identifikimin e shtatë të dyshuarve të tjerë, mes të cilëve edhe drejtues të qendrave të thirrjeve që dyshohet se kontaktonin viktimat për t’i bindur të investonin më shumë para.Hetimet zbuluan gjithashtu një kompani me seli në Qipro dhe Izrael, e dyshuar se ofronte shërbime kriminale në formën e një modeli të njohur si “krimi si shërbim” (Crime as a Service). Sipas autoriteteve, kompania dyshohet se furnizonte grupe kriminale me faqe interneti mashtruese, të cilat përdoreshin për të zhvilluar skema mashtrimi online.

Në mesin e klientëve të dyshuar të kësaj kompanie janë identifikuar edhe subjekte në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat dyshohet se administronin qendra telefonike të përdorura për mashtrimin e investitorëve.

Në kuadër të operacionit të fundit, autoritetet ushtruan kontrolle në 17 lokacione, përfshirë një qendër thirrjesh në Kosovë. U sekuestruan më shumë se 100 servera, dokumente, prova elektronike dhe asete të tjera që lidhen me aktivitetin e dyshuar kriminal. Shtatë persona u arrestuan me qëllim dorëzimin ose ekstradimin e tyre në Gjermani. Një rol të rëndësishëm në hetim ka pasur bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare. Në Eurojust u ngritën dy ekipe të përbashkëta hetimore: një mes Gjermanisë, Polonisë dhe Shqipërisë, si dhe një tjetër mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Nga pala shqiptare në operacion morën pjesë Prokuroria e Posaçme (SPAK), Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Policia e Shtetit. Ndërkohë, Europol ofroi mbështetje për analizën e të dhënave, hetimet dixhitale dhe verifikimin e provave, duke dërguar ekspertë në Shqipëri dhe Kosovë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.