
Sonte në mbrëmje merr jetë supersfida e parë e vërtetë e vitit në Angli, kur kampionët në fuqi të Premier Ligës luajnë në “Emirates Stadium” përballë kryesuesve të kampionatit, Arsenal.
Një ndeshje e cila pritet që të jetë mjaft e luftuar. Për këtë sfidë Arne Slot do të ketë mjaft dilema sa i përket formacionit pasi përveç Isak, i cili do të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të gjatë, ndërsa me shumë mundësi, tekniku i Liverpulit mund të bëjë llogaritë edhe me mungesën e Hugo Ekitike, që është në dyshim.
“Kjo ndeshje ka mjaft rëndësi për ne. Jemi ende në lojë në tri fronte dhe për ne do të jetë një takim mjaft delikat pasi do të ndeshemi me një nga skuadrat më të mira të viteve të fundit. Ky sezon ende s’ka përfunduar për pasi mund të arrijmë shumë suksese bashkë”, u shpreh Slot.
Dëmtimet e disa lojtarëve kanë bërë që “Reds” të lidhen me disa përforcime gjatë janarit, por trajneri i ekipit, Slot, ka thënë se është i kënaqur me organikën e skuadrës.
“Para së gjithash, jam i kënaqur me skuadrën që kemi, është në përputhje me mua, Riçard Hjugs dhe pronarët. Ky grup është i talentuar nëse të gjithë janë të disponueshëm, asgjë pozitive nga lëndimet, por ndoshta nëse do të mund të mendoja për rrëfimin që është gjithmonë aty, se kemi shpenzuar kaq shumë gjatë verës. Ne zëvendësuam dhe shpenzuam pak më shumë sesa morëm. Askush nuk donte ta dëgjonte, por ndoshta tani, për herë të parë, njerëzit e shohin se ne kemi zëvendësuar me lojtarë shumë të mirë. Kështu që ky klub është në një pozicion shumë të mirë nëse të gjithë janë të disponueshëm. Në të ardhmen e shkurtër dhe afatmesme… deri në afatgjatë”, përfundoi trajneri i “Reds”.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
8 Janar12:11
Vlahovic “djeg” etapat, gati për sfidën me Inter, Juve bllokon merkaton
Juventus mund të rigjejë Dusan Vlahovic më shpejt se sa parashikohej.
Sulmuesi serb ka “djegur” etapat e rikuperimit dhe mund t&eu...
SPORT
8 Janar10:45
Notat/ Gjimshiti udhëheq Atalantën, rikthehet Hysaj, Torino “fshin” Asllanin
Me Gjimshitin titullar dhe 90-minuta në fushë, Atalanta doli me 3 pikë nga transferta përballë Bologna-s, një sukses 0-2 i vendo...
SPORT
8 Janar10:35
Presidenti i Lacios, Lotito shpërthen sërish ndaj arbitrave: A duhet të marr një mitraloz dhe t’i qëlloj të gjithë?
Presidenti i Lacios, Klaudio Lotito ka shpërthyer sërish ndaj arbitrave pas barazimit 2-2 me Fiorentinën.
“Kur ndodhin një sër...
SPORT
8 Janar10:05
U shfaq me filxhanin që mbante logon e rivalit historik, trajneri i klubit të Premier Ligës tërbon tifozët
Një gabim në dukje i parëndësishëm është shndërruar në një sensacion mediatik më të diskutuesh&eum...
SPORT
8 Janar09:18
Futbollisti algjerian tall tifozin kongolez në Kupën e Afrikës, pastaj kërkon falje
Algjeriani Mohamed Amoura provokoi zemërimin e tifozëve duke synuar Kouka Mouladinga-n i cili vishet si “Patris Lumumba” dhe ishte nj&eu...
SPORT
8 Janar08:15
Ibrahimovic nuk ka dyshime: Ronaldo "Fenomeni", mbetet më i miri i të gjitha kohërave
Zlatan Ibrahimovic ka rrëfyer një anë shumë personale të formimit të tij si futbollist, duke shprehur admirimin maksimal pë...
SPORT
8 Janar08:02
Mesfushori i Kombëtares bëhet baba për herë të parë
Mesfushori i Kombëtares, Qazim Laçi dhe partnerja e tij, Marine Vinçeti kanë marrë dhuratën më të veçant&eu...
SPORT
8 Janar08:02
Guardiola “qetëson” Interin: Nuk e rikthejmë Akanjin në janar
Manchester City do të jetë i detyruar të ndërhyjë në merkato për të përforcuar repartin mbrojtës, por Josep ...
SPORT
7 Janar23:33
Superkupa, Barcelona shkatërron Athletic Bilbao në fushë me rezultat dërrmues
Barcelona, skuadra absolute dominuese në Spanjë sezonin e kaluar, pasi fitoi dopietën dhe Superkupën, tregoi forcën e saj në gjy...
SPORT
7 Janar21:56
Napoli shmang humbjen ndaj Veronës, 4 gola në ndeshjen e Serie A
Napoli nuk shkon më shumë se barazimi 2-2 ndaj Veronës, në sfidën e Serie A. Verona befasoi napoletanët, duke shënuar d...