SPORT

Botërori 2026/ Ancelotti dhe Montella, jetë e vështirë në Amerikën e Veriut

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Qershor 2026, 15:25

Botërori 2026/ Ancelotti dhe Montella, jetë e vështirë

Carlo Ancelotti ka zgjedhur një detyrë të vështirë, atë të qenit trajneri i kombëtares së një vendi ku janë rreth 215 milionë trajnerë kombëtaresh dhe ku thuajse të gjithë e konsiderojnë veten futbollistë apo ish futbollistë. Kështu që mjaftoi një debutim jo shumë i mirë kundër Marokut që për hir të së vërtetës nuk është aspak një skuadër e lehtë që në vend të shpërthejnë dyshimet dhe polemikat për zgjedhjen e bërë.

Sigurisht gabime bëri, përndryshe nuk ka si të shpjegohet ndryshe ai gjysmëorëshi i parë makthi që përjetoi Seleçao. Por është gjithashtu e vërtetë se Ancelotti rregulloi situatën në fushën e lojës. Për të pasur një perceptim më të mirë të ndjenjës popullore kundrejt Ancelottit është mirë të shkohet drejt e te burimi.

Ai që ka folur ishte Paulo Vinicius Coelho, një prej opinionistëve kryesore të futbollit në Brazol dhe kolonë e rrjetit mediatik  Globoesporte. Coelho është një prej atyre që nuk e kanë humbur besimin. ‘Brazili është një vend i çuditshëm-tha Coelho-marrim një trajner italian për kombëtaren dhe pretendojmë që të luajë të gjitha ndeshjet në mënyrë braziliane. E kemi kuptuar që skuadra nuk është perfekte, por si mund të jetë ndryshe, kur Ancelotti e mori detyrën përpara 1 viti dhe i ka parë shumë pak futbollistët e tij personalisht? Nuk mund të japësh një gjykim përfundimtar pas vetëm një ndeshjeje’.

Coelho përveçse është një analist është i apasionuar edhe pas statistikave. ‘Në 2006, Brazili i fitoi të treja ndeshjet në grup, por nuk arriti në finale, ndërsa Italia në grupin e saj barazoi me SHBA dhe në fund fitoi titullin-shtoi Coelho-në historinë e Kupës së Botës, vetëm 3 skuadra kanë triumfuar duke i fituar të 3 ndeshjet në grup; Brazili në 1970 dhe 2002 dhe Franca në 1998. Duhet ta kujtojmë edhe këtë. E rëndësishme është të shkojmë mirë në fund, jo në fillim’.

Ndërsa Vincenzo Montella nisej nga një pozicion më pak i ekspozuar në krahasim me Ancelottin. Turqia nuk është Brazili, nuk ka 5 tituj botërorë. Por në 25 vitet e fundit i ka mësuar njerëzit me rezultate të shkëlqyera në turnetë madhorë. Humbja 2-0 ndaj Australisë në ndeshjen e parë të botërorit shkaktoi një uragan kritikash që rrezikon të përmbysë gjithçka. Për rastin e Montellës ka folur gazetari Galip Ercan, një njohës i madh i futbollit në Turqi.

‘Objektivi kryesor i kritikave është padyshim Montella. Media sportive është e sigurtn se nuk e ka përgatitur  skuadrën siç duhet-tha Ercan-pastaj ka diçka që nuk është shumë e qartë; 3 futbollistë nuk ishin në 100% të formës pasi vinin pas dëmtimeve; Calhanoglu, Arda Guler  dhe Yildiz dhe që të tre u aktivizuan madje Calhanoglu luajti ndeshjen e plotë. Guler te Real Madrid luan si mesfushor ofensiv, Montella e ka vendosur si gjysmësulmues i krahut të djatthë. Në Turqi është perceptimi se Montella nuk ka shumë peshë në zgjedhjet dhe se është pikërisht Calhanoglu ai që vendos si për grumbullimin ashtu edhe në momentin e zgjedhjes së formacionit’.

Pas humbjes me Australinë, presidenti i Federatës Turke, İbrahim Hacıosmanoğlu nxitoi të kontaktojë të përjetshmin Fetih Terim për të përgatitur një zëvendësim të mundshëm. Montella, që të shpëtojë vendin e tij duhet të kalojë grupin duke u renditur në 2 vendet e para, një kualifikim si vendi i tretë më i  mirë për të nuk do të ishte i mjaftueshëm. Por nuk përjashtohet mundësia që të Turqia të jetë ende në të ardhmen e tij. Fenerbahçe sapo e ka zgjedhur presidentin e tij, por nuk ka ende një trajner dhe pankina e kësaj skuadre mund të jetë e italianit, pavarësisht gjithçkaje.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë