Sarandë, tre persona plagosen me thikë pranë shëtitores
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Sarandë, ku tre persona kanë mbetur të plagosur me ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Sarandë, ku tre persona kanë mbetur të plagosur me ...
Kastriot Haskaj dhe Ertis Shehu janë arrestuar nga Policia e Shtetit për llogari të Prokurorisë Fier në lidhje me një ç&eum...
Ekipet mbrojtëse të ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar se do të apelojn&...
Protestuesit janë mbledhur mbrëmjen e sotme pranë Bllokut të Sigurisë në rrugën “Mine Peza”, ku ndodhen qytetar&e...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në takimin e zhvilluar nga dega lokale në Krujë, ka folu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në Kuvendin e degës së Krujës. Gjatë fjalës së mba...
Eno Agasi është arrestuar ditën e sotme nga policia. Eno Agasi është kushëriri i Ergys Agasit, i cili u arrestua disa javë m&...
I dërguari i presidentit Donald Trump për misione të posaçme, Richard Grenell, reagoi ashpër pas vendimit të Gjykatës ...
Thashethemet për një kalim të Erling Haaland te Real Madridi vazhdojnë të qarkullojnë, ndërsa gazetari Ruben Martin beson s...
Pasi kanë kapur mat në rrugët e Tiranës Belinda Ballukun dhe Taulant Ballën, protestuesit këtë herë janë për...
Vllaznia po zhvillon një sezon me uljet dhe ngritjet e saj në Superiore 2025-26, por diçka duket se nuk ka ndryshuar në krahasim me sezonin e shkuar. Ku një nga faktorët kryesorë të suksesit mbetet bashkëpunimi mes Esat Malës dhe Bekim Balajt.
Dy lojtarët kanë konfirmuar edhe këtë edicion rolin e tyre si pika referimi për skuadrën kuqeblu, duke marrë përsipër peshën kryesore të lojës ofensive dhe duke ndikuar drejtpërdrejt në rezultatet e ekipit. Ky protagonizëm nuk është i rastësishëm, por vijimësi e asaj që dyshja tregoi edhe në sezonin e kaluar, 2024-25.
Esat Mala po spikat si organizatori kryesor i aksioneve sulmuese të Vllaznisë në sezonin aktual, duke u renditur asistuesi më i mirë i skuadrës me 4 asistime.
Vizoni i tij në fushë, saktësia në pasime dhe aftësia për të lexuar lojën e kanë bërë një element kyç në mesfushë. Edhe në edicionin e kaluar, Mala ishte ndër lojtarët më konstantë, duke ndërtuar themelet e rolit që sot e ushtron me më shumë pjekuri dhe ndikim.
Në vijën e parë të sulmit, Bekim Balaj po konfirmon statusin e tij si lider dhe golashënues i padiskutueshëm. Me 10 gola të shënuar në sezonin 2025- 26, ai kryeson listën e golashënuesve të Vllaznisë, duke qenë pika kryesore e referencës në repartin ofensiv.
Balaj vjen në këtë formë të shkëlqyer pas një edicioni 2024- 25 pozitiv, ku ishte gjithashtu vendimtar në ndeshje të rëndësishme për skuadrën. Kombinimi mes kreativitetit të Esat Malës dhe instinktit realizues të Bekim Balajt po rezulton një nga armët më të forta të Vllaznisë në këtë sezon të Superiores.
Vazhdueshmëria e kësaj dysheje nga edicioni i kaluar deri në sezonin aktual dëshmon për stabilitet, bashkëpunim dhe cilësi, elementë që e bëjnë Vllazninë një pretendente serioze për objektivat e saj sezonalë.
NDRYSHIMET
Sezoni 2025-26 ka sjellë një ristrukturim të qartë në formacionin e Vllaznisë, pas një edicioni 2024-25 ku skuadra luante me skemën 4-3-3, nën drejtimin e Tomas Brdariç.
Formacioni i sezonit të kaluar përbëhej nga Jukaj, Gurishta, Stojanovic, Bajrami, Jago, Qato, Krymi, Deliu, Mala, Balaj dhe Gruda, ku qendër të lojës dhe sulmit mbeteshin Mala dhe Balaj. Edhe pse sulmi funksiononte mirë, pjesa mbrojtëse dhe mesfusha shpesh mbeteshin të ekspozuara ndaj kundërsulmeve dhe kontrolli i topit në mesfushë nuk ishte gjithmonë optimal.
Për këtë sezon, trajneri Martini ka vendosur ndryshimin taktik më të rëndësishëm: kalimi në skemën 3-5-2, me pesë lojtarë të rinj që kanë zënë vendet në krahasim me sezonin e kaluar: Pohls, Gjini, Kastrati, Kallaku dhe Murataj. Formacioni i ri përbëhet nga:
Pohls në portë, Gurishta, Gjini dhe Bajrami në mbrojtje, Kastrati, Krymi, Kallaku, Murataj dhe Jago në mesfushë, dhe MalaBalaj në sulm. Ky ndryshim i ka dhënë skuadrës më shumë fleksibilitet në mbrojtje dhe mbulim më të madh në mesfushë, duke zvogëluar hapësirat për kundërsulmet.
Analiza e performancës së lojtarëve të rinj tregon se Pohls ka sjellë siguri në portë me pritje vendimtare, Gjini dhe Bajrami sigurojnë stabilitet në treshen e mbrojtjes, ndërsa Kastrati, Kallaku dhe Murataj kanë dhënë ritëm dhe mbulim në mesfushë, duke e bërë skuadrën më të ekuilibruar në kontrollin e topit. Këta pesë lojtarë të rinj kanë ndryshuar dinamiken e lojës, duke lehtësuar finalizimet për dyshen Mala-Balaj dhe duke rritur eficiencën në aksionet e ndërtuara nga mesfusha.
Dyshja Mala-Balaj vazhdon të jetë shtylla e sulmit, me Malën që vazhdon të krijojë hapësira dhe asistime, ndërsa Balaj shfrytëzon hapësirat dhe mundësitë që i jepen në sulm për të shënuar gola vendimtarë.
Në krahasim me sezonin 2024-25, ndryshimi në mbështetje dhe taktika i ka rritur shanset e golit dhe ka ulur presionin mbi sulmuesit, duke bërë lojën më efektive dhe më të strukturuar. Në total, pesë ndryshimet në formacion nuk kanë ndryshuar vetëm emrat e skuadrës, por kanë transformuar lojën e Vllaznisë.
Skema 3-5-2 ka sjellë më disi më ekuilibër dhe shumë kontroll mbi mesfushën. Që në sezonet e shkuara ka pasur mangësitë e saj në kampin shkodran, duke i dhënë ekipit mundësi reale për të arritur objektivat sezonalë. /Panorama Sport/
Nëse ke luajtur në Bosnjë menjëherë pas luftës, mund të luash kudo, tha Luka Modric, një futbollist i Milanit dhe kapite...
Al Ittihad mori një fitore 3-1 në Neom të mërkurën (31 dhjetor) duke u ngjitur në vendin e pestë në Ligën Profesion...
Takimi është në 20 janar, diçka mund të ndryshojë. Sigurisht jo menjëherë; sepse në fillim janë testet, eksp...
Pas përfundimit të kontratës me ekipin e Monterreyt, qendërmbrojtësi 39-vjeçar spanjoll Sergio Ramos është aktualisht ...
Ish-futbollisti i njohur i Real Madridit dhe legjenda e futbollit brazilian, Roberto Carlos, është transportuar me urgjencë në spital pasi k...
Ish-futbollisti i njohur i Real Madridit dhe legjenda e futbollit brazilian, Roberto Karlos, është transportuar me urgjencë në spital pasi...
Partnerja e sulmuesit të Kombëtares kuqezi, Uarda Uzuni ka ndarë foto familjare në rrjetet sociale.Ajo shfaqet së bashku me Myrton dh...
Shqipëria do të luajë në muajin mars dy ndeshjet e fundit kualifikuese për në Kupën e Botës. Kuqezinjtë do të...
Goli i Manajt i dha Shqipërisë një shans historik në “play-off” për Botërorin, ndërsa atletë në sport...
Kur jemi në orët e fundit të vitit 2025, beteja në garën për titull në Serie A, nuk ka qenë asnjëherë më...