Mali i Olimpit në Greqi hyn në UNESCO, shtohen dhe plazhet “shpëtimtare” të Francës
Mali i Olimpit në Greqi dhe plazhet e zbarkimit të aleatëve në Francën Veriore gjatë Luftës së Dytë Botërore...
Mali i Olimpit në Greqi dhe plazhet e zbarkimit të aleatëve në Francën Veriore gjatë Luftës së Dytë Botërore...
Një ngjarje e pazakontë ka shkaktuar debat në Britani: një trafikant droge ka arritur të shmangë dëbimin drejt Shqipër...
Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë deklarata të reja lidhur me territoret perëndimore të Ukrainës, duke pretenduar se ato mun...
Teksa ka nisur marshimi protestuesit kanë lënë në bulevard një mesazh ku shkruajnë: 27 korrik dhe kanë pikturuar n&eum...
Banka e Shqipërisë ka intensifikuar ndërhyrjet në tregun valutor në përpjekje për të frenuar zhvlerësimin e euros...
6 janar 2021. Qetësia e një dite dimri në Pukë u thye nga një telefonatë në sallën operative. Një automjet buz&eu...
Kanë dalë pamjet nga momenti kur efektivët e RENEA-s, Policia e Shtetit dhe përfaqësues të Prokurorisë rrethojnë autom...
Real Madrid ka siguruar një tjetër goditje të madhe në merkato. Klubi spanjoll ka arritur marrëveshjen me RB Leipzig për transfe...
Vajza 20-vjeçare e aktorëve Tom Cruise dhe Katie Holmes do të luajë në një dramë ikonike të adaptuar nga William Sha...
Abdul Ballout, 21 vjeçari i cili dyshohet se kreu sulmin terrorist në Berlin, është vrarë këtë të diel, 26 korrik, g...

Ernest Muçi po kalon një moment fantastik në karrierën e tij, duke qenë njëkohësisht një nga lojtarët më të dalluar me Trabzonsporin.
Deri tani këtë sezon, Muçi ka regjistruar 13 gola dhe 8 asistime në 26 paraqitje me Trabzonsporin. Për 24-vjeçarin shqiptar, këto janë statistikat më të mira të karrierës së tij deri më tani, ndërsa forma e tij e shkëlqyer vjen në një moment ideal edhe për Kombëtaren shqiptare, që pritet ta ketë një nga pikat kyçe në “Play Off”.
SILVINJO TAKON MUCIN– Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, duket se po ndjek nga afër formën e mirë të Ernest Muçit përpara ndeshjeve të rëndësishme të muajit mars. Tekniku kuqezi ka qenë i pranishëm në tribunë në ndeshjen e fundit të Trabzonsporit ndaj Basakshehirit, një sfidë ku mesfushori shqiptar ishte protagonist duke dhuruar dy asistime për skuadrën e tij. Pas përfundimit të takimit, Silvinjo dhe Muçi janë parë të bisedojnë për disa minuta, një tregues se trajneri i Kombëtares po monitoron nga afër lojtarët që pritet të jenë pjesë e grumbullimit të radhës. Vizita në Turqi është pjesë e një turi që tekniku kuqezi ka nisur me futbollistët e Kombëtares shqiptare, në prag të ndeshjes ndaj Polonisë, me qëllim për të parë nga afër formën dhe gjendjen e tyre fizike në klubet ku aktivizohen. Pak kohë më parë, tekniku u takua edhe me Gjimshitin, Hysajn apo edhe në Portugali ku pati mundësi që të shihte nga afër disa nga rivalët tonë.
Forma e Ernest Muçit këtë sezon me Trabzonsporin është një nga më të mirat në karrierën e tij. Mesfushori me tipare sulmuese po spikat jo vetëm me gola, por edhe me asistime dhe krijim rastesh për shokët e skuadrës. Trabzonspori është në garë për Kupën e Turqisë dhe njëkohësisht synon një vend në zonën e sipërme të kampionatit, që do t’i siguronte pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve. Gjatë gjithë kësaj periudhe, Muçi ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit dhe një titullar i padiskutueshëm për trajnerin Fatih Teke. Statistikat e muajit shkurt në kampionatin turk e konfirmojnë ndikimin e tij në lojën sulmuese të skuadrës. Sipas përmbledhjes statistikore të kampionatit, Muçi është futbollisti që ka krijuar më shumë raste për gjuajtje në portë për shokët e ekipit. Ai ka dhënë plot 16 pasime që kanë çuar në tentativa të pastra drejt portës, duke kryesuar këtë statistikë në Superligën turke. Në vendin e dytë renditet Vaçlav Çernji i Beshiktashit me 10 pasime për gjuajtje. Podiumi plotësohet nga një tjetër futbollist i Kombëtares shqiptare, pasi Qazim Laçi renditet i treti me 8 pasime për gjuajtje. Mesfushori shqiptar ka lënë pas edhe emra të njohur të futbollit europian si Marko Asensio dhe Zhoao Neves, të cilët gjatë kësaj periudhe kanë regjistruar nga 7 pasime për gjuajtje.
Performancat e mira të Muçit janë reflektuar edhe në tregun e transferimeve. Sipas përditësimit të fundit në “transfermarkt”, vlera e mesfushorit ofensiv është rritur në 11 milionë euro, nga 9 milionë euro që ishte më parë. Me këtë vlerësim, Muçi lë pas disa nga emrat e njohur të Kombëtares shqiptare si Mirlind Daku dhe Armando Broja, të cilët vlerësohen me nga 10 milionë euro. Mbi të në këtë renditje qëndron vetëm Kristjan Asllani me 13 milionë euro, ndërsa listën e kryeson Anis Mehmeti me 14 milionë euro, ndonëse ky i fundit nuk është grumbulluar me Kombëtaren që nga viti 2023. Edhe në radhët e Trabzonsporit, Muçi renditet ndër lojtarët më të vlefshëm të skuadrës. Ai është i treti në listë, pas mesfushorit 19-vjeçar Krist Inao Oulai që vlerësohet 17 milionë euro dhe Andre Onana me 12 milionë euro. Kjo rritje e vlerës në treg është një tregues i qartë i progresit që lojtari shqiptar po bën në futbollin turk.
Forma e mirë e Muçit ka bindur gjithnjë e më shumë drejtuesit e Trabzonsporit për të investuar në të ardhmen e tij. Mesfushori me tipare sulmuese ka bindur klubin turk dhe gjithashtu ka fituar besimin e plotë të trajnerit Fatih Teke, i cili ka folur me shumë vlerësim për lojtarin shqiptar. “Ne kemi pasur një bisedë në momentin e marrjes së vendimit, lidhur me Ernest Muçi. Deri tani në stërvitje është shumë profesionist dhe përpiqet të dëgjojë sa më shumë që mundet. Nga detyrimi ndonjëherë nuk mund ta aktivizojmë në pozicionin që duam. Madje ka pasur raste që e kemi përdorur edhe në rolin e numrit 6. Muçi ka edhe më shumë për të dhënë. Të gjitha të dhënat e tij janë në nivel elitar. Po flas për liga elitare, si Premier Ligë. Duhet të ndikojë më shumë në rezultatin e ndeshjes. Do të bëhet pak më i fortë. Ka karakterin për të luajtur në çdo ekip”, është shprehur trajneri i Trabzonsporit.
Një debat i vjetër, por i ringjallur, ka shpërthyer mes ish-futbollistëve të Interit, Aldo Serena dhe Fulvio Collovati, lidhur me aut...
Trajneri i Crystal Palace, Oliver Glasner, ka humbur lejen e drejtimit pasi u kap duke drejtuar mjetin mbi shpejtësinë e lejuar në një rru...
Tirana po kalon një periudhë sfiduese dhe e vështirë, ku disa dobësi të kombinimit të formacionit dhe mungesave individuale...
Në pjesën e parë u pa gjithçka në fushën e lojës. Në minutën e 29, Crytal Palace shënoi me Sarr, një go...
Ndikimi i Jutta Leerdam, patinatores holandeze që fitoi dy medalje në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina 2026”, ësht...
Që nga viti 1996, Çmimi i Madh i Australisë hap shpesh sezonin botëror të Formulës 1 dhe me njëvendëshe ende në f...
Jashtë gare për titull, jashtë Champions, jashtë Kupe, por “Zonja e Vjetër” ka ende një objektiv madhor për t&e...
Xhani De Biazi mendon se Antonio Konte duhej të kishte menaxhuar në mënyrë të ndryshme situatën e skuadrës së Napolit,...
Liga profesioniste e futbollit argjentinas ka konfirmuar grevën e saj të planifikuar për fundjavën e ardhshme gjatë raundit të n...
Evertoni nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga Edon Zhegrova, teksa anglezët kannë shpresë se mund t’i sigurojë sh&...