SPORT

“Final 4” iluzion për Partizanin? Tani duhen golat dhe një fitore e thellë ndaj Dinamos

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Maj 2026, 09:19
“Final 4” iluzion për Partizanin? Tani duhen golat dhe një

Partizani u mposht në një mënyrë turpëruese me rezultatin 1-4 nga Flamurtari në “Arenën e Demave”, duke komplikuar edhe më tepër objektivin e këtij sezoni për t’u kualifikuar në “Final 4”.

Disfata në shtëpi erdhi në një moment delikat të kampionatit, aty ku çdo pikë ka peshë të jashtëzakonshme dhe ku çdo hap fals mund të rezultojë vendimtar në garën për katërshen e parë. Kjo humbje jo vetëm që dëmtoi moralin e skuadrës, por ndikoi drejtpërdrejt edhe në renditje, duke e vështirësuar ndjeshëm rrugën drejt objektivit sezonal.

Kombinuar edhe me fitoren e Dinamos ndaj Egnatias, “Demat” e shohin veten tashmë tre pikë larg bluve, që mbajnë vendin e katërt me 48 pikë. Diferenca nuk është e pakapërcyeshme në letër, por duke parë momentin që po kalon skuadra dhe ecurinë e rivalëve, situata bëhet dukshëm më e komplikuar. Partizani duhet të reagojë menjëherë në dy javët e mbetura, nëse dëshiron të mbajë gjallë shpresat për një vend në “Final 4”.

NDESHJET E MBETURA- Kalendari nuk është aspak i lehtë për të kuqtë, të cilët në ndeshjen e radhës do të përballen me Egnatian, që do të kërkojë reagimin me trajnerin e ri Nevil Dede, ndërsa në javën e fundit, të kuqtë i pret pikërisht dueli direkt ndaj Dinamos. Kjo e fundit mund të shndërrohet në një “finale” të vërtetë për vendin e katërt, por vetëm nëse Partizani arrin të mbajë hapin deri në atë moment dhe të mos humbasë terren në ndeshjen paraardhëse. Megjithatë, situata ndërlikohet edhe më shumë për shkak të bilancit të ndeshjeve direkte. Edhe nëse Partizani dhe Dinamo e mbyllin kampionatin me pikë të barabarta, kjo nuk do të ishte e mjaftueshme për të kuqtë. Aktualisht, blutë udhëheqin përballjet direkte, pasi kanë regjistruar dy fitore dhe vetëm një humbje ndaj Partizanit gjatë këtij sezoni.

PROBLEMI- Për këtë arsye, skenari që i jep avantazh Partizanit është më i vështirë për t’u realizuar. Nëse të dyja skuadrat përfundojnë me pikë të barabarta, atëherë “Demat” do të duhet të fitojnë me të paktën tre gola diferencë në përballjen direkte ndaj Dinamos, në mënyrë që të përmbysin bilancin dhe të marrin vendin e katërt. Një objektiv i tillë kërkon jo vetëm rezultat, por edhe një dominim të plotë në një ndeshje që pritet të jetë shumë e luftuar. Duke parë diferencat minimale mes skuadrave dhe nivelin e barabartë të kampionatit, ky skenar duket mjaft i vështirë për t’u arritur. Dinamo, nga ana tjetër, do të jetë maksimalisht e motivuar për të ruajtur pozicionin e saj dhe për të siguruar pjesëmarrjen në “Final 4”, çka e bën edhe më të komplikuar misionin e Partizanit. Në këto kushte, alternativa më realiste për të kuqtë është që të shpresojnë në një hap fals të Dinamos në ndeshjen ndaj Vorës. Një rezultat negativ i bluve do t’i hapte rrugë Partizanit për të rikuperuar diferencën, me kusht që vetë skuadra e “Demave” të bëjë detyrën dhe të marrë maksimumin e pikëve në ndeshjen ndaj Egnatias. Vetëm në këtë mënyrë, skenari i një “finaleje” direkte në javën e fundit ndaj Dinamos në “Arenën e Demave” do të merrte kuptim të plotë. Një ndeshje e tillë do të vendoste gjithçka dhe do t’i jepte Partizanit mundësinë për të vendosur fatin në fushë, pa u varur nga rezultatet e të tjerëve.

MOMENTI NEGATIV-Megjithatë, përpara se të mendojë për llogaritë dhe skenarët, Partizani duhet të reflektojë mbi paraqitjen ndaj Flamurtarit. Një humbje 1-4 në shtëpi është një sinjal i fortë alarmi, që tregon se skuadra ka probleme jo vetëm në aspektin taktik, por edhe në atë psikologjik. Nëse “Demat” nuk arrijnë të reagojnë menjëherë dhe të ndryshojnë qasje në dy ndeshjet e fundit, atëherë rrezikojnë që një sezon me shumë ulje-ngritje të mbyllet në mënyrën më zhgënjyese të mundshme, jashtë objektivit minimal të vendosur që në fillim: pjesëmarrja në “Final 4”.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?