Elektriçisti ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën në punë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Gështenjas të Pogradecit, ku një elektrist ka humbur jetën ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Gështenjas të Pogradecit, ku një elektrist ka humbur jetën ...
Rritja e numrit të turistëve gjatë sezonit veror është shoqëruar edhe me shqetësime për abuzimet me çmimet n&eu...
Në seancën e së enjtes, në rend dite ishte, mes të tjerash, edhe plotësimi i tre vendeve vakante të Komisionit të Prok...
Boksieri shqiptar, Kristian Prenga, u mposht me nokaut në raundin e dytë nga Antoni Xhoshua, në sfidën që u mbajt në Xhedah t&eu...
Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cil&...
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 09:10 të mëngjesit të kësaj të diele në aksin kombëtar...
Policia gjermane ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e autorit të dyshuar të sulmit të ndodhur mbrëmjen e së...
Protesta kundër qeverisë Rama hyn sot në ditën e saj të 57-të. Qytetarët pritet të mblidhen sërish në mbr&eu...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.5 lekë, në shitje me 82.5 lekë. Euro do të blihet me 93...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin Dukat–Orikum, n&eum...
Pas një prilli pa gara, Formula 1 u rikthye në aksion për Çmimin e Madh të Majemit, event që nisi me triumfin e Lando Norrisit në Sprintin e së shtunës, ndërsa protagonisti kryesor ishte Kimi Antoneli, i cili fitoi garën. Në këtë speciale ju pasqyrojmë disa nga momentet më pikante të fundjavës, kuriozitete dhe prapaskena nga “paddock”-u, mes të ftuarve specialë dhe momenteve jashtë piste, ja çfarë ndodhi në Majemi.
ARGËTIM NË BOKSET E MERCEDESIT – Andrea Kimi Antoneli dhuroi spektakël jo vetëm në pistë me Mercedesin e tij, por edhe në bokse. Sapo mbërriti në “paddock”, ai shkoi të përshëndeste inxhinierin e tij të garës, Bono, duke i derdhur çajin sipër pa dashje. “Kam bërë tashmë dëme, çfarë rrëmuje!”, u shpreh piloti italian. Më pas, ai festoi ditëlindjen e një mekaniku duke i lyer fytyrën me tortë, një traditë brenda ekipit. Këtë herë, megjithatë, “hakmarrja” erdhi shpejt dhe ëmbëlsira përfundoi edhe mbi të.
SFIDA INTERESANTE NË FERRARI – Në bokset e Ferrarit pati tension dhe argëtim gjatë një ndeshjeje ping-pongu në çift, ku Sharl Lëklerk dhe Fred Vasër u përballën me Luis Hamilton dhe Marques Braunli, një “YouTuber” amerikan i njohur si “MKBHD”. Lëklerk provoi edhe një sfidë futbolli me uruguaianin Luis Suarez në një lojë “tunelesh”, duke humbur ngushtë 5-3.
MESI, NJË TIFOZ I SPECIAL – Ndoshta rastësi, por pikërisht kur Lionel Mesi erdhi për ta mbështetur, Franko Kolapinto arriti rezultatin më të mirë në karrierë: vendin e shtatë, i ndihmuar edhe nga penalizimi prej 20 sekondash ndaj Lëklerkut. Dy argjentinasit u përqafuan në “paddock” dhe Kolapinto publikoi një mesazh falënderimi për lojtarin e Inter Majemit: “Je një idhull dhe kjo ka qenë një nga javët më të bukura të jetës sime”. Ai iu referua edhe shfaqjes së tij me makinën Alpine në Buenos Aires, event që tërhoqi mbi 500 mijë tifozë.
HAXHAR NË STILIN E TAJSON – Dukej si një ndeshje boksi, por ishte thjesht Isak Haxhar që shfrynte frustrimin duke goditur Red Bullin. I nisur nga “pit lane” për shkak të skualifikimit në kualifikuese (për një problem me fundin e makinës), piloti francez u detyrua të tërhiqej që në xhiron e gjashtë pas një gabimi të rëndë, që e çoi në përplasje me murin. Një fundjavë për t’u harruar për Haxharin, i mposhtur qartë edhe nga Maks Vershtapen.
NJË DEDIKIM I VEÇANTË – Gara në Florida përkoi me ndarjen nga jeta të ish-pilotit Aleks Zanardi, një bolonjez si Antoneli. Ylli i Mercedesit e përmendi disa herë gjatë fundjavës: “Ishte një shembull, jo vetëm për atë që bëri në pistë, por për mënyrën si përballoi çdo sfidë”, deklaroi lideri i kampionatit pas “pole position”-it. Pas garës ai shtoi: “Doja shumë ta fitoja këtë garë për t’ia dedikuar atij”.
Pas barazimit 1-1 ndaj Atleticos në takimin e parë në Champions, trajneri i Arsenalit, Arteta, u shpreh optimist para takimit të kthimit. ...
Gjysmëfinalja e kthimit në Champions League mes Bayern dhe PSG ka nisur shumë përpara fishkëllimës së parë. Sfida e pr...
Në përfundim të sezonit të rregullt të kampionatit të Kategorisë së Parë, ku janë dhënë edhe verdi...
Partizani do të zbresë në fushë të mërkurën për ndeshjen e radhës në kampionat, ku do të përballet n...
Sigurisht, tribunat e “Spotify Camp Nou” do të mbushen të dielën e ardhshme në orën 21:00 për të parë ndeshj...
“Pokeri” i Romës përballë Fiorentines u përjetua keq në Torino, kjo pasi “Zonja e Vjetër” sheh që e...
Arsenali e ka në duart e veta titullin e Premier Ligës duke qenë se Mançester Siti humbi pikë kundër Evertonit. Për ...
Në kampin e Barcelonës, vëmendja është përqendruar te e ardhmja e një prej emrave më të mëdhenj të skua...
E ardhmja e Jules Kounde te Barcelona nuk është e garantuar. Javët e fundit kanë dalë raporte të ndryshme që vënë...
Vedat Muriqi, i njohur si “El Pirata”, po kalon një periudhë të vështirë, duke shënuar thatësirën më ...