SPORT

Gerard Piqué synon stolin e trajnerit, legjenda e Barçës gati për një aventurë të re

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Tetor 2026, 12:43

Gerard Piqué synon stolin e trajnerit, legjenda e Barçës gati

Gerard Piqué nuk ka ndërmend të qëndrojë larg futbollit tradicional. Pas karrierës së suksesshme si mbrojtës i Barcelonës dhe përfaqësueses spanjolle, ish-futbollisti ka nisur të përgatitet për një sfidë të re: të bëhet trajner dhe të drejtojë një skuadër në nivelet më të larta të futbollit.

Piqué, i cili pas tërheqjes nga futbolli profesionist u bë një nga figurat kryesore pas projektit të “Kings League”, po ndjek aktualisht një kurs trajnerësh të organizuar nga Federata e Futbollit të Andorrës. Sipas mediave spanjolle, përfshirë AS, programi pritet të përfundojë në qershor të vitit 2027.

Ish-mbrojtësi, kampion bote me Spanjën në vitin 2010 dhe fitues i shumë trofeve me Barcelonën, synon të pajiset me kualifikimet e nevojshme për të nisur një karrierë të re në pankinë. Kursi përfshin disa module që mundësojnë ushtrimin e profesionit në kampionatin e Andorrës dhe në kompeticione të tjera ku njihet licenca përkatëse.

Interesi i Piqués për këtë rol lidhet edhe me përfshirjen e tij në drejtimin e FC Andorra, klub të cilin e ka blerë përmes projektit të tij sportiv. Përvoja në administrimin e klubit mund t'i shërbejë si një tjetër hap drejt kuptimit të futbollit nga një këndvështrim i ri.

Piqué nuk është i vetëm, edhe legjenda të tjera në kursin e trajnerëve

Në këtë program janë regjistruar edhe disa emra të tjerë të njohur të futbollit europian dhe botëror. Mes tyre janë Sergio Busquets, Carles Puyol, Thiago Alcántara, Santi Cazorla, Andrés Guardado dhe Javi Martínez.

Të gjithë kanë pasur karriera të rëndësishme si futbollistë dhe tani po përgatiten për të ardhmen, me synimin për të mbetur pjesë aktive e këtij sporti edhe pas përfundimit të karrierës në fushë.

Për Piquén, kalimi nga fusha e lojës në pankinë do të ishte një tjetër sfidë pas eksperiencave në biznesin sportiv dhe krijimit të një formati të ri futbolli përmes “Kings League”. Mbetet për t'u parë nëse ish-mbrojtësi do të arrijë të ndërtojë një karrierë si trajner po aq të suksesshme sa ajo që pati me fanellën e Barcelonës dhe të Spanjës.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje