Studenti me këmbë të thyer u tërhoq zvarrë, reagon Policia e Shtetit. Merren masa ndaj 4 efektivëve
Policia e Shtetit reagoi pas videos ku një student tërhiqet zvarrë pavarësisht se është me këmbë të thyer. Reagimi...
Policia e Shtetit reagoi pas videos ku një student tërhiqet zvarrë pavarësisht se është me këmbë të thyer. Reagimi...
Pamje të rënda nga protesta studentore në Tiranë. Një i ri shihet në gjendje të rënduar fizike, i rrethuar nga efektiv...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me përplasjet mes studentëve protestues dhe Policis&...
Mes personave të lënduar gjatë protestës në Tiranë është edhe kryeredaktori i Dosja.al Izmir Akulli. Sipas redaksisë...
Momente të forta tensioni janë regjistruar këtë mbrëmje përpara Bashkisë së Tiranës, ku është zhvendosur ...
Qindra studentë u mblodhën në kryeqytetin shqiptar për të kërkuar përmirësimin e arsimit dhe largimin e Edi Ramës n...
Protesta e studentëve në Tiranë vijon të shoqërohet me incidente, ndërsa një grup protestuesish ka hyrë brenda një...
Studentët protestues hodhën tulla dhe blloqe betoni drejt Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë në Tiranë, ndërs...
Përplasjet intensive përpara Ministrisë së Arsimit kanë marrë përmasa të mëdha, ndërsa aksioni i policis&eum...
Situata përpara Ministrisë së Arsimit ka përshkallëzuar sërish në përplasje të dhunshme fizike mes efektivëv...
Cristiano Ronaldo po përballet me një tjetër debat për të ardhmen e tij në futboll. Pas polemikave për largimin nga grumbullimi i kombëtares portugeze dhe pretendimeve për përplasje me trajnerin Jorge Jesus, tashmë në diskutim ka hyrë edhe qëndrimi i familjes së tij.
Sipas gazetarit portugez Luís Vilar, njerëzit më të afërt të Ronaldos i kanë kërkuar që të mos e zgjasë më karrierën dhe të zgjedhë një largim pa përplasje të tjera publike.
“Familja e Ronaldos, kësaj radhe, e ka këshilluar të tërhiqet dhe të përfundojë aventurën e tij në heshtje”, është shprehur Vilar.
Gazetari portugez shkon më tej në analizën e tij, duke theksuar se Ronaldo e ka të vështirë të pranojë fundin e karrierës, pavarësisht se ka ndërtuar një histori të jashtëzakonshme me fanellën e Portugalisë.
Sipas Vilar, problemi nuk qëndron tek ajo që Ronaldo ka dhënë për futbollin, por te këmbëngulja për të vazhduar të luajë edhe në një periudhë kur mosha ka ndikuar në nivelin e tij fizik dhe teknik. Gazetari pretendon se egoja dhe interesat personale po ndikojnë në vendimet e 41-vjeçarit, duke rrezikuar të krijojnë përplasje të panevojshme në fund të karrierës.
Megjithatë, Ronaldo nuk ka dhënë asnjë sinjal se do ta pranojë këtë këshillë. Vetëm pak ditë më parë, portugezi deklaroi se ende nuk ka marrë një vendim për tërheqjen nga futbolli.
“Nuk kam vendosur ende për lamtumirën. Kur të vijë ai moment, do të ketë një ose më shumë ndeshje”, deklaroi Ronaldo.
Kjo deklaratë tregon se portugezi kërkon të përcaktojë vetë momentin dhe mënyrën e largimit, pavarësisht diskutimeve që kanë nisur rreth tij.
Nëse këshilla e familjes, siç pretendon Luís Vilar, synon një tërheqje pa polemika, Ronaldo për momentin ka zgjedhur të mos caktojë një datë. Përplasja mes dëshirës për të vazhduar dhe kërkesës për t'u larguar në heshtje mbetet pjesë e debatit për fundin e karrierës së tij.
Sulmuesi anësor i Çelsit Alejandro Garnaço, insiston te transferimi i përhershëm te Aston Villa. Një gjë e tillë m...
Jasir Asani vazhdon të shkëlqejë në Azi, duke gjetur sërish rrugën e rrjetës me fanellën e Esteghlalit. Sulmuesi shqip...
Afrimet e reja dhe trajneri Ruben Amorim nuk po I përgjigjen objektivave të Milanit, që aktualisht renditet ne vendin e pestë në kampio...
Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë histori, duke gjetur rrugën e rrjetës edhe në Champions Ligën e Azisë. Kapiteni i Al ...
Tekniku i Galatasaray, doli në konferencë para takimit ndaj Barcelonës në Champions. “Mund të themi se Barcelona ësht&eum...
Liga e Kampionëve sjell përballje me kujtime të vjetra dhe protagonistë që do të ndeshen me ish-skuadrat e tyre. Champions Leagu...
Manuel Neuer do të mungojë në ndeshjen e Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve, pasi ka ndier një shqetësim në k&...
Sylvinho rikthehet në qendër të vëmendjes së mediave ballkanike, këtë herë si një nga kandidatët për t&...
Shakhtar Donetsk do të luajë ndeshjet e tij si pritës në Champions League në Stamford Bridge, stadiumin e Chelseat, rreth 1.700 milje...
José Mourinho rikthehet në stadiumin Olimpico për herë të parë si kundërshtar i Romës, klubit që drejtoi në ...