
Nuk kanë të ndalur thyerjet e rekordeve nga më të çuditshmet në këtë mesjavë të Ligës së Kampioneve ku skuadrat më të mëdha me yjet e tyre, kanë zbritur në fushë për të treguar potencialin që kanë.
Kështu Harry Kane ka vendosur një rekord mahnitës që as Cristiano Ronaldo dhe as Lionel Messi nuk e kanë arritur ndonjëherë. Kane po shijon një sezon jashtëzakonisht produktiv me Bayern Munich këtë edicion. Para ndeshjes së Ligës së Kampionëve të së mërkurës kundër Club Brugge, ai kishte shënuar 19 gola në 11 ndeshje në të gjitha garat.
Yllit anglez iu deshën vetëm 14 minuta për të realizuar golin e tij të 20-të të sezonit. Ai shtyu topin në rrjetë nga shumë pranë portës për të dyfishuar epërsinë e skuadrës së tij. Goli i tij i 20-të në vetëm 12 ndeshje është shifra më e lartë e arritur ndonjëherë në raportin numër ndeshjesh dhe numër golash. Kjo do të thotë se ai e ka arritur kuotën e 20 golave më shpejt se sa Ronaldo dhe Messi ndonjëherë në karrierat e tyre, sipas Opta.
Rekordin më të shpejtë për shënimin e 20 golave Lionel Messi e ka për 17 ndeshje, gjë që e ka bërë në tre raste të ndryshme. Sa i përket Ronaldos, atij i janë dashur 13 ndeshje në sezonin 2014/2015 për të arritur në kuotën e 20 golave. Kane, i cili ka shënuar në tetë ndeshje radhazi për herë të parë në karrierë, ka arritur 20 gola në vetëm 12 ndeshje, duke theksuar statusin e tij si një ndër sulmuesit më të frikshëm në Europë. Ai është lojtari i parë në dhjetë ligat kryesore të Evropës që e arrin këtë shifër. Për krahasim, “makineria e golave” e Manchester City, Erling Haaland, i cili gjithashtu po kalon një formë të shkëlqyer, ka shënuar 15 gola këtë sezon deri më tani.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
23 Tetor07:16
Përleshjet para ndeshjes Pisa-Verona, tifozëve u ndalohet udhëtimi në transferta për tre muaj
Ministri italian i Brendshëm, Matteo Piantedosi, ka vendosur të ndalojë për tre muaj udhëtimet e organizuara të tifozëve t&...
SPORT
22 Tetor23:48
Chelsea korr fitore spektakolare ndaj Ajaxit
Në një përballje të dominuar nga Chelsea nga fillimi deri në fund, skuadra londineze arriti të mposht Ajaxin me rezultat të t...
SPORT
22 Tetor18:09
Ish-legjenda gjermane e futbollit tregon se si humbi 10 milionë paund dhe tani jeton me ndihmë sociale
Ish-ylli i Manchester Cityt, Eike Immel, ka treguar se si shpenzoi 10 milionë paund dhe përfundoi në një apartament komunitar duke jetuar ...
SPORT
22 Tetor17:54
Statistika që flasin/ Kylian Mbappe i vetëm ka shënuar po aq gola sa e gjithë skuadra e Juventus
Futbollisti francez i Real Madridit, Kylian Mbappe, po përjeton një formë të jashtëzakonshme në fillim të sezonit.
Ai ka sh&...
SPORT
22 Tetor15:03
Conte i zhgënjyer: Napoli dhe napoletanët nuk duhen tallur!
Pas humbjes së rëndë të Napolit ndaj PSV-së në Ligën e Kampionëve, trajneri Antonio Conte ka shpërthyer me tone t...
SPORT
22 Tetor14:30
Prej ditësh i shtruar në spital, flet Agustin Kola: Jam mirë, ju dua shumë të gjithëve
Prej disa ditësh i gjithë kryeqyteti, ambienti sportiv dhe jo vetëm, zien për lajmin që lidhet me gjendjen shëndetësore t&e...
SPORT
22 Tetor13:54
Situata te Atalanta, Gjimshiti: Jemi gati për Slavian, duam fitoren për të bërë hapin e madh në Champions!
Mbrojtësi shqiptar i Atalantës, Berat Gjimshiti, ka folur para mediave në prag të ndeshjes së rëndësishme të Ligë...
SPORT
22 Tetor12:35
“Klasikja” e Shqipërisë në 15 vitet e fundit, Tirana dominon Vllazninë
Përballjet mes Tiranës dhe Vllaznisë për bëjnë një nga rivalitetet më të forta dhe më historike të futb...
SPORT
22 Tetor10:29
Historia e futbollistit kosovar: Dikur shok skuadre me Ronaldon, sot punëtor në një kantier ndërtimi
Një ish-shoku i skuadrës së Cristiano Ronaldos është bërë viral pasi është parë duke punuar në një...
SPORT
22 Tetor08:57
Dorëzohet La Liga, Villarreal-Barcelona nuk do luhet në Miami
Protesta e futbollistëve dhe presioni i ditëve fituan mbi La Liga, që më në fund hoqi dorë nga plani për zhvillimin e sfid&...