Motra e Erjon Vishkullit demaskon Ramën: Nuk e ka çuar shteti për kurim në Itali, por familja!
Deklaratat e Edi Ramës, i cili u shpreh se ishte kujdesur që Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë p...
Deklaratat e Edi Ramës, i cili u shpreh se ishte kujdesur që Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë p...
Erjon Vishkulli ishte një prej pjesëmarrësve në protestën kundër qeverisë Rama, ku u plagos rëndë në sy nga ...
“Vrasës me pagesë” është mesazhi që protestuesit kanë shkruar në asfalt në Rrugën e Durrësit, n&...
Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, pasi u grumbulluan fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit në Tiran&eum...
Protestuesit janë mbledhur sot para Ministrisë së Arsimit, në kuadër të protestës së njoftuar për orën 14:00...
Antikushtetuese e ka cilësuar kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi kundërshtuar paketën ligjore të prezantuar nga kryeministri Edi Rama p...
Protestat studentore në Shqipëri kanë marrë mbështetjen e Demokratëve Evropianë, të cilët nga kongresi i tyre n&e...
Franca është përfshirë nga një tjetër valë protestash masive kundër shtrenjtimit të jetesës dhe kushteve t&e...
Studentët dhe të rinjtë vijojnë protestat për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas tubimit të djes...
Kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, ka denoncuar publikisht presione të dyshuara të policisë n...
Nga Adriatik Riza Dosti
Kombëtarja e Shqipërisë drejt një aventure të rrezikshme.
Në krye të saj, një italian anonim, i dështuar dhe i shkarkuar prej çdo ekipi ku ka qenë trajner.
Është 63 vjeç dhe quhet Rolando Maran… një mbrojtës pa kurrfarë shkëlqimi në karrierën e tij si futbollist, ku luajti kryesisht te Chievo në vitet 1986–1995.
Më pas, që nga viti 2002, trajner në më shumë se 10-15 skuadra të Serie B, por edhe te Catania, Chievo, Genoa, Vicenza, Pisa, Cagliari, Brescia etj. në Serie A.
Trajner me filozofi mbrojtëse, mediokër e dështak, si dhe i shkarkuar në çdo skuadër ku ka qenë.
Pa dyshim, në morinë e emrave të njohur që kanë qenë në krye të pankinës kuqezi, si Bariç, Kuzhe, Haan, Briegel, De Biasi, Reja, Panucci e së fundmi edhe braziliani Sylvinho, emri i të sapoemëruarit R. Maran është më i panjohuri, por edhe më anonimi e pse jo edhe më dështaku për nga CV-ja e tij profesionale, i cili do të udhëheqë kuqezinjtë të paktën për dy vitet e ardhshme.
Me një rrogë mujore diku te 28 mijë euro, siç i pëlqen fort tashmë A. Dukës të paguajë më pak, e pasi hoqi qafe Sylvinhon që kërkonte dukshëm më shumë para (e që në fakt duhej shkarkuar menjëherë pas dështimit tonë në Poloni), presidenti i FSHF-së sërish vazhdon çuditërisht ta mbajë stekën lart.
Teksa si objektiva të tij i ka kërkuar italianit të sapoemëruar Maran vendin e parë në grup në Nations League, kualifikimin për në finalet e Euro 2028, si dhe pjesëmarrjen për herë të parë të Shqipërisë në finalet e një Botërori.
E s’di pse m’u kujtua me këtë rast një batutë brilante e të madhit Lym Alla, kur e thirrën në Komitetin Qendror pas një humbjeje të rëndë të kombëtares sonë…
Lymit i kishin refuzuar 3-4 futbollistë për në kombëtare për shkak të biografisë, ndaj ai ishte detyruar t’i mbulonte mungesat me ç’të mundej, ndërkohë që kundërshtari qe një emër i madh i futbollit europian.
Pasi i dëgjoi ligjëratat e injorantëve të Partisë, që ishin prekur fort pse na kishte mundur aq thellë një ekip imperialisto-kapitalist, më në fund Lymi u kthehet e u thotë me shumë kurajo: “Po nuk bohet, mer jahu, simitja me miell misri… miell misri më dhatë, bukë misri ju bona… pse, çfarë prisnit ju…”.
Dhe historia me siguri absolute do të ripërsëritet, por kësaj radhe me protagonistë negativë vetë Dukën dhe të përzgjedhurin e tij, trajnerin italian Maran, e jo me futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë.
Ndaj dhe mendoj se ky emër i përzgjedhur nga Duka, që ka shokuar jo pak krejt opinionin sportiv shqiptar, qoftë edhe për mënyrën se si u përzgjodh, sipas meje është i dështuar ende pa startuar… për shumë arsye.
Po sipas meje, kjo është aventura dhe papërgjegjshmëria më e madhe e A. Dukës në adresë të Kombëtares së Shqipërisë që nga dita e tij e parë këtu e 25 vjet më parë, kur ai erdhi në krye të futbollit shqiptar.
A.R.D
Sot u prezantua trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, por reagimet në rrjet kanë qenë të ashpra. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka...
Karlo Ançeloti u ka dhënë fund dilemave sa i përket pjesëmarrjes së sulmuesit Nejmar në Botërorin 2026, pasi ka vendos...
Stoli i Kombëtares Shqiptare të Futbollit nuk është më thjesht një çështje prestigji sportiv, por edhe një biznes...
Roberto Martinez, trajneri i Portugalisë, ka shpallur listën me 27 lojtarët e grumbulluar për Botërorin. Natyrisht, në listë...
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të zhvillojë nesër mbledhjen e radhës në Stamboll, para finales së Europa League, Freiburg &ndash...
Interi nuk humbet kohë dhe menjëherë pasi përfundoi festimet e titullit dhe Kupës së Italisë në rrugët e Milanos, &...
Prokuroria Federale e FIGC ka hapur një dosje hetimore ndaj sulmuesit të Interit, Marcus Thuram, lidhur me dy banderola fyese të shfaqura gjat&...
Futbollisti i talentuar shqiptar, Indrit Kolleshi, po kalon një moment fantastik në futbollin gjerman, teksa me paraqitjet e tij të fundit ka t...
Sylvinho nuk është më trajner i Shqipërisë. Ai e drejtoi Kombëtaren për 3 vite e gjysmë duke e kualifikuar në Eur...
Rolando Maran u emërua sot trajner i Shqipërisë. Ai ka firmosur një kontratë 2-vjeçare deri në vitin 2028, ndërsa u ...