SPORT

"Më keq se në 1994-ën"/ Hulumtuesit e ndryshimeve klimaterike paralajmërojnë për armikun kryesor të Botërorit 2026

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Maj 2026, 22:28

"Më keq se në 1994-ën"/ Hulumtuesit e ndryshimeve

Një e katërta e ndeshjeve në Kupën e Botës në futboll të kësaj vere mund të zhvillohen në kushte nxehtësie më të rënda sesa ato të turneut të vitit 1994 në Amerikën e Veriut, paralajmërojnë studiuesit, duke e kthyer futbollin global në një nga pasqyrat më dramatike të krizës klimatike që po përshpejtohet mbi planetin.

Ky nuk është më vetëm një shqetësim meteorologjik apo një statistikë alarmante për klimatologët; është një sinjal se vetë mënyra si organizohen ngjarjet më të mëdha sportive po vihet në provë nga ndryshimet klimatike. Ajo që dikur konsiderohej “vapë vere”, tashmë po shndërrohet në një rrezik real për shëndetin, performancën fizike dhe sigurinë e miliona njerëzve që marrin pjesë ose ndjekin nga afër spektaklin më të madh të futbollit botëror.

“Hulumtimi ynë tregon se ndryshimi i klimës ka një efekt real dhe të matshëm në qëndrueshmërinë e organizimit të Kupave të Botës gjatë verës në Hemisferën Veriore”, deklaroi Friederike Otto, profesoreshë e shkencës së klimës në Imperial College London dhe bashkëthemeluese e World Weather Attribution.

Studimi analizoi 104 ndeshje të planifikuara nga 11 qershori deri më 19 korrik, në 16 stadiume të shpërndara nëpër Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, duke nxjerrë në pah një realitet shqetësues: vala e të nxehtit nuk është më përjashtim, por pjesë e pandashme e klimës së re globale.

Sipas studiuesve, që nga koha kur Shtetet e Bashkuara organizuan Kupën e Botës në vitin 1994, rreziku i valëve ekstreme të të nxehtit është dyfishuar. Sekretari ekzekutiv i OKB-së për Ndryshimet Klimatike, Simon Stiell, paralajmëroi se kjo situatë “do të rrezikojë lojtarët dhe tifozët”, duke bërë thirrje për “veprime më të shpejta për të mbrojtur sportin që duam dhe të gjithë ata që e shikojnë atë”.

Në qendër të këtij studimi është indeksi WBGT, i njohur si “termometri i globit të lagësht”, një matës shumë më kompleks sesa temperatura e zakonshme e ajrit, sepse ai përfshin lagështinë, rrezatimin diellor, erën dhe mbulesën me re. Ky indeks përdoret nga ushtria, organizatat shëndetësore dhe federatat sportive për të vlerësuar aftësinë e trupit të njeriut për të përballuar stresin termik.

Sepse rreziku nuk qëndron vetëm tek shifra e temperaturës, por tek mënyra sesi nxehtësia pushton trupin dhe i pamundëson atij të vetëftohet. Një ditë që në dukje duket “e përballueshme”, mund të shndërrohet në një kurth fizik, ku lagështia e lartë e bën frymëmarrjen më të rëndë, djersitjen joefektive dhe organizmin të ekspozuar ndaj kolapsit termik.

Një indeks WBGT prej 28°C konsiderohet jashtëzakonisht i rrezikshëm, sepse është i krahasueshëm me 38°C në klimë të thatë ose 30°C në kushte shumë të lagështa. Në këto rrethana, lodhja, dehidratimi dhe goditja nga nxehtësia bëhen kërcënime serioze jo vetëm për lojtarët, por edhe për spektatorët.

Sipas vlerësimeve të studiuesve, rreth 26 ndeshje mund të zhvillohen në kushte mbi pragun 26°C WBGT, çka do të kërkonte masa të posaçme ftohjeje, ndërsa të paktën pesë ndeshje pritet të arrijnë ose tejkalojnë nivelin kritik prej 28°C WBGT, pothuajse dyfishi i niveleve të regjistruara në vitin 1994. Në këtë prag, sindikatat e futbollistëve sugjerojnë që ndeshjet të shtyhen ose edhe të anulohen.

Disa prej zonave më problematike janë identifikuar stadiumet e hapura në Miami, Kansas City dhe rajoni New York/New Jersey, ku temperaturat dhe lagështia mund të krijojnë kushte ekstreme. Pikërisht aty, më 16 qershor, është planifikuar ndeshja mes Francë dhe Senegal.

Megjithëse disa stadiume janë të pajisura me sisteme klimatizimi, studiuesit paralajmërojnë se rreziku nuk kufizohet brenda tribunave. Tifozët që do të grumbullohen jashtë stadiumeve, në zona pritjeje, festa publike apo radhë të gjata hyrjeje, mbeten edhe më të ekspozuar. Ata nuk do të kenë mbështetjen e menjëhershme mjekësore që ekziston për lojtarët në fushë.

Kështu, futbolli, loja që bashkon kombe, kultura dhe emocione, po përballet me një kundërshtar të padukshëm, por gjithnjë e më agresiv: klimën e ndryshuar të Tokës. Dhe pyetja që ngrihet nuk është më vetëm se kush do ta fitojë Kupën e Botës, por nëse vetë formatet tradicionale të sporteve globale mund të mbijetojnë të pandryshuara në një planet që po nxehet me ritme alarmante.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?