SPORT

Trajneri Bushi: Sllovenia & Italia kundërshtarë me shumë kualitet, do të luftojmë për gjithçka

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Maj 2026, 13:20

Trajneri Bushi: Sllovenia & Italia kundërshtarë me shumë

Pas publikimit të listës së lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore ndaj Sllovenisë U-21 dhe Italisë U-21, trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, doli në konferencë për mediat nga “Shtëpia e Futbollit”.

Tekniku kuqezi komentoi listën e lojtarëve të grumbulluar, gjendjen e ekipit, kundërshtarët e radhës dhe përgatitjet e Shqipërisë U-21 për finalet e Kampionatit Europian U-21 2027. Trajneri Bushi u ndal gjithashtu te potenciali i lojtarëve të rinj, dhe objektivat e skuadrës për të vijuar ecurinë pozitive.

Më poshtë, konferenca e plotë e trajnerit Alban Bushi:

Sa i kënaqur je me lojtarët nga kampionati shqiptar? – Nga kampionati shqiptar nuk është se kemi shumë lojtarë, përsa i përket Kombëtares U-21, sepse ka pak. Ka pak, por këto që janë, janë cilësorë. Më shumë i kemi nga jashtë. Do të doja shumë që të kishim shumë lojtarë nga kampionati shqiptar, sepse është shumë e rëndësishme për ne, i kemi më afër dhe mund t’i ndjekim. Por gjithsesi ky është një brez që nuk ka. Datëlindja 2004/2005 nga kampionati shqiptar janë shumë pak.

A ka emra nga lista që mund të jenë gati për Kombëtaren A? – Çdo lojtar që është pjesë e U-21 dhe jo vetëm, por e të gjithë ekipeve Kombëtare të moshave, patjetër që ka potencial për të qenë në ekipin A. Ne te lojtarët nuk shohim performancën, por shohim më shumë potencialin që ata kanë. Sepse me performancat, janë lojtarë që mund të ndryshojnë nga ndeshja në ndeshje për shumë arsye. Por potencial kanë të gjithë. Pastaj më i zoti është ai që është më i përkushtuar, më i disiplinuar për të arritur më lart, siç kanë arritur të tjerë. Ne kemi dërguar shumë lojtarë nga U-21, nga U-19 etj. Kanë qenë shumë lojtarë që kanë ikur në ekipin A. Kanë qenë shumë të përkushtuar. Nuk dua të përmend emra, por pothuajse 80% e ekipit Kombëtar A janë lojtarë që kanë qenë pjesë e moshave të Shqipërisë.

Brajan Gruda? – Mesa di, kemi kohë që e kemi kontaktuar. Ka 3-4 vjet që Drejtoria Teknike ka pasur kontakte të vazhdueshme. E kam thënë dhe herë të tjera që, nëse nuk do të jetë pjesë e Gjermanisë, opsioni i parë do të jetë Shqipëria. Është një lojtar me shumë potencial, përsa i përket cilësive që ai ka. Ka cilësi që nuk është se i kanë shumë te ekipi ynë Kombëtar, sidomos me skemën që luan Silvinjo, 4-3-3 ose 4-2-3-1, është shumë i përshtatshëm. Por me një skemë siç luan Kombëtarja U-21, do ta kishim të vështirë se ku mund të bënte pjesë, sepse luajmë pa një sulmues anësor.

A është grupi aktual më i miri që ka pasur ndonjëherë Kombëtarja U-21? – Më kualitativi mendoj që nuk është, por është grupi më i fortë që ne kemi pasur ndonjëherë. Të gjitha moshat që ne kemi pasur kanë luajtur me zemër dhe me shpirt, por këta janë shumë kompaktë. Këta të bëjnë shumë krenarë me luftën që bëjnë dhe me atë që tregojnë në fushë. Të bëjnë shumë krenarë dhe të japin shumë shpresë. Pavarësisht se nuk kanë kualitetet e kundërshtarëve me të cilët ne kemi luajtur në vazhdimësi, kundërshtarë të mëdhenj, i kanë përballuar me shumë sukses. Edhe me Gjermaninë dhe Zvicrën jemi përballur si të barabartë, pavarësisht se Gjermania bëri diferencën në fund dhe na mundi me rezultatin 2-0. Është një grup që të bën krenar. Është gjë e bukur të punosh me ta dhe kam shumë shpresë që do të shkojë shumë mirë.

A ka pasur interes nga trajneri i Kombëtares A për lojtarët e U-21? – Do të donim që lojtarët e U-21 të mos na i merrnin, sepse edhe ne kemi një kompeticion shumë madhor. Gjithsesi, kam pasur kontakt me trajnerin e Kombëtares. Dje më ka pyetur për 2-3 lojtarë, sepse edhe ai ka disa mungesa, por ramë dakord që të mos t’i prekte lojtarët, sepse edhe ne kemi vështirësi në disa reparte, ku i kemi shumë të rëndësishëm. Nuk kemi shumë. Megjithatë, ka 2-3 lojtarë që ai mendon se në të ardhmen do t’i ketë pjesë të Kombëtares A. I njihte dhe më bëri pak habi, sepse janë ditët e para në Shqipëri. Është një trajner që sapo ka ardhur, por ka marrë informacionin e duhur si për lojtarët e Kombëtares A, ashtu edhe për lojtarët e Kombëtares U-21.

Sllovenia dhe Italia, si i shikon si kundërshtarë? – Sllovenia dhe Italia janë skuadra shumë të forta, kanë shumë kualitet. Italia pothuajse e ka të garantuar që do të jetë në Europian, ndërsa Sllovenia është në ato ujëra. Janë ekipe shumë të mira, me një fizik shumë të mirë, sidomos ekipi slloven. Janë lojtarë që kanë shumë minuta në këmbë. Kanë një grup pothuajse të plotë. Vijnë pas fitores 2-0 ndaj Norvegjisë. Është një ekip që luan në sulm, me shumë pasime, vjen gradualisht, por është një ekip shumë i rrezikshëm.

Ne kemi filozofinë tonë, që mbrohemi kompakt dhe rinisim nga kundërsulmi. Kjo do të jetë ideja e lojës sonë sa i përket gjithë ecurisë deri në Europian. Pavarësisht se është periudha e qershorit, që asnjë trajner nuk e preferon për të bërë ndeshje miqësore, pasi pothuajse 60-70% e lojtarëve e kanë mbaruar kampionatin dhe kanë dy javë që bëjnë stërvitje individuale, mendoj se një javë do të na mjaftojë. Do të kemi grumbullimin për të punuar sa më mirë taktikisht, për t’i përballuar sa më mirë këto dy ndeshje që janë shumë të rëndësishme për ne dhe shumë të forta.

Shkojmë me katër fitore në katër ndeshjet e fundit, si asnjëherë më parë me Kombëtaren U-21. Do të mundohemi ta ruajmë atë ritëm. Të luftojmë për gjithçka dhe t’i fitojmë të dyja ndeshjet.

I kënaqur me lojtarët gjatë këtij sezoni? – Nuk jam shumë i kënaqur me minutat që kanë pasur. Disa janë dëmtuar, disa nuk kanë luajtur shumë. Mblidhemi çdo javë me stafin e U-21 dhe kemi diskutuar që këtë grumbullim që kemi do ta shfrytëzojmë jo vetëm për dy ndeshjet, por edhe për të folur për të ardhmen e tyre sepse ata duhet të gjejnë një ekip që të luajnë. Me pak minuta është shumë e vështirë që të përballojnë ekipet në kampionatin europian. Mendoj që janë lojtarë me cilësi dhe potencial dhe do të gjejnë klube për të luajtur. Disa prej tyre, pasi disa janë në klube shumë të mira. Dihet që ndeshjet në Kampionatin Europian janë 1 herë në 3 ditë dhe na duhen lojtarë energjikë, dëshirë, të jenë fizikisht optimalë për të luajtur. Në këto dy ndeshje nuk kemi Rashicën, që është i dëmtuar, po ashtu Gabriel Ramajn. Shpresoj t’i kemi në grumbullimin e ardhshëm në shtator.

Sa i lumtur je me transferimin e Maksutit në Rusi? – Kampionati shqiptar është një trampolinë e mirë për të ikur jashtë. Shumë lojtarë kanë ikur jashtë në këtë moshë. Maksuti është lojtar me potencial shumë të mirë, lojtar fizikisht shumë i mirë, me luftë në ajër shumë të mirë. Kampionati rus të jep mundësinë të aktivizohesh sepse nuk është shumë i preferuar nga lojtarët e mëdhenj të Europës. Mendoj që do të bëjë mirë, mesa kam folur me njerëzit që e kanë çuar atje. Ka marrë garanci që do të luajë atje dhe kjo është gjë e mirë për atë dhe për U-21 dhe ekipin A. Është një lojtar që mund të luajë për ekipin A pas disa viteve.

I keni nisur përgatitjet për finalet e Europianit vitin tjetër? – Patjetër që ne diskutojmë pasi kemi shumë kohë në dispozicion. Kemi bërë përgatitjet tona, ku do të grumbullohemi, miqësoret që na presin në shtator-tetor-nëntor i kemi mbyllur. Presim të mbyllim edhe marsin. Do të bëjmë një grumbullim 2 javor për Europianin.

Sa i rëndësishëm është Europiani U-21 2027 për imazhin e Shqipërisë? – Është diçka shumë e bukur, e kam thënë edhe herë të tjera. Jo vetëm U-21, por Shqipëria vitet e fundit ka bërë gjëra shumë të mëdha në futboll. Duke nisur nga finalja e Conference League në 2022, shumë turne bëhen në Shqipëri, U-17 dhe U-19. Organizime perfekte nga ana jonë. Nëse nuk do të ishin organizime të mira, UEFA nuk do të na e besonte një eveniment të tillë. Europiani i U-17 dhe tani ai i U-21 nuk vijnë kollaj nëse nuk bën organizime të mira ose nuk i jep besimin e duhur. Europiani U-21 është diçka shumë e madhe, promovohet Shqipëria në të gjitha aspektet. Mund të ketë edhe përfitime financiare, Tirana por edhe qytetet e tjera ku do të organizohen ndeshjet. Është një motivim për lojtarët e vegjël, të cilët do të shohin lojtarë shumë të mëdhenj. Gjermania, Franca, Spanja do të vijnë me lojtarë të moshës 23-24 vjeç. Do të jetë kënaqësi për t’i parë ata nga afër gjithashtu. Kënaqësi edhe për ne që do të marrim pjesë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë