SPORT

Trajneri Maran: "Nuk ka alibi, është një hap prapa, por tani kam kuptuar shumë gjëra”

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Qershor 2026, 23:37
Trajneri Maran: "Nuk ka alibi, është një hap prapa, por tani

Pas humbjes 0-1 në miqësoren e dytë ndaj Luksemburgut, trajneri i Kombëtares, trajnerri italian Rolando Maran, ka analizuar startin e tij në krye të kuqezinjve. 

“Nuk mund të ndjehesh mirë pas dy humbjesh, kjo pastaj që është një hap mbrapa. Më vjen keq, shpresoja që të bëja një ndeshje ndryshe. Por me shumë mundësi vuajtëm edhe pasojat e mos kualifikimit, ndoshta i sollëm në këto dy ndeshje. Nuk duhet të jetë alibi, mua më shërbejnë për të kuptuar se çfarë duhet e çfarë nuk duhet bërë. Impenjimi ishte maksimal, por nga energjitë, skuadra e ka paguar pak mos kualifikimin.

Kemi bërë një hap mbrapa, kërkova gjëra ndryshe dhe në këtë periudhë me pak energji, nuk arritëm t’i bënim. Sipas meje bëmë më mirë me Izraelin në ndërtim, sot pësuam gol shpejt dhe u munduam të kërkonim rezultatin jo me atë që kishim provuar, por me instinktin. Kjo nuk duhet të ndodhë.

Është një hap mbrapa, por edhe duke provuar gjëra të ndryshme, duheshin parë a bëheshin dhe mund t’i bëja vetëm në këto ndeshje. Kjo është skuadër që kur zgjatet vuan, unë duhet të bëj të mundur që të mos ndodh më. Shpresoja të shtoja diçka, por nga vrulli hoqëm diçka, duhet të jemi të aftë të rishohim gjërat që të kthejmë distancat në mënyrë të ekulibruar.

Mendoj se lojtarët janë, por edhe unë duhet të kuptoj dhe më duheshin këto ndeshje për eksperimente të veçanta. Kemi bërë të vuajnë mbrojtësit, se kanë nevoja të tjera për të qenë të mbuluar. Duhet ta metabolizoj unë dhe të ndihmoj ekipin. Më nevojiteshin se duhej të bënim teste për të kuptuar përgjigjet. Por e dija që po përballesha edhe me diçka që nuk funksiononte.

Hierakia? Disa lojtarë i njihja nga jashtë, por do i shihja në stërvitje. Më kanë bërë të reflektoja, siç është e drejtë se ndryshe nuk shërbejnë. Kanë ardhur shumë lojtarë që nuk luanin edhe nga energjia e vuajtëm në këto dy ndeshje. Por nëse nuk përfitoja edhe në këtë rast, pastaj bëhej e vështirë për mua, kështu ishte më i kompletuar testi. Donim të bënim mirë, djemtë u impenjuan, unë kam përgjegjësinë që nuk e transmetova, ndoshta i krijova vështirësitë, për të shtuar njohuritë. Por mund të bënim më shumë, nuk mund të mohohet.

Mungonin Muçi dhe Manaj? Në këto ndeshje u mundova të krijoja alternativa. Sipas meje prisja përmirësim dhe nuk ndodhi. Sipas meje i kemi mundësitë, sot tentativat ishin pak më të papastra. Kjo ishte e fundit të sezonit, pas një periudhe pas dështimit, energjitë… Duhet të llogarisim edhe këto.

Nuk duhet të jetë alibi, por duhet të jemi objektivë për të kuptuar energjitë psikofizike se si shumë lojtarë kanë mbërritur pas zhgënjimit. Jam i bindur se kjo mund të na japë vëmendje maksimale kur të takohemi për Ligën e Kombeve, do të kemi edhe energji më shumë e vëmendje se peshojnë. Nuk është e bukur të humbim ndeshje para tifozëve tanë.

Gjërat pozitive? Gatishmëria e lojtarëve, pastaj edhe ata u munduan të jepnin diçka. Ata u vunë në dispozicion, mungoi kthjelltësia për të treguar gjërat që kishim provuar. Me shumë mundësi të pësonim gol na bëri të humbim pak qartësi. Gatishmëria është diçka që e mbaj ngushtë.

Këto ditë kemi qenë bashkë, njoha një grup të motivuar dhe kam një njohje më të mirë të materialit dhe lojtarëve që kam në dispozicion. Çdo trajner, ndoshta direkt në ndeshjet e tjera, mund të kishte vështirësi. Por këto më shërbenin, në të tjera mund të sillesha ndryshe por përfitova duke rrezikuar. Por duhet të vijmë mirë në ndeshjet që kanë rëndësi, te kjo jam i bindur”, tha Maran pas ndeshjes.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë