"Call-Center"-at shqiptarë i bënë gjëmën austriakëve, hetuesi i huaj informohet në Prokurorinë e Tiranës
Një oficer kontakti, pranë Ambasadës Austriake në Tiranë, ka kryer një vizitë pune në Prokurorinë e Tiranës,...
Një oficer kontakti, pranë Ambasadës Austriake në Tiranë, ka kryer një vizitë pune në Prokurorinë e Tiranës,...
Nga Henry M. Rodríguez*, LA TERCERA *Doktor në Politika Publike nga Universiteti IEXE (Meksikë). Magjistër në Siguri Publike,...
Një konflikt mes një kamarieri dhe dy vëllezërve në Velipojë ka përshkallëzuar, duke sjellë më pas ndër...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) i është drejtuar me një shkresë IEVP “Jordan Misja”, duke kërkuar informacion lidhur...
Prej pesë ditësh, zjarri vijon të përfshijë malin e Tërbunit në Pukë, duke shkaktuar dëme të mëdha n&eu...
Pas disa javësh hetime me metoda proaktive, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë finalizuan operacionin e koduar “Partn...
Veprimet e fundit të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) kanë marrë një kthesë të papritur, t...
Prej dy ditësh, aktiviteti gjyqësor është pezulluar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të ...
Thellë në ujërat e Arktikut pranë arkipelagut të largët Svalbard këtë pranverë, aleatët e NATO-s kapën ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka kritikuar ashpër Meksikën për atë që e cilësoi si masa të pamjaftueshme kund&...

Prokuroria e Trentos ka kërkuar mbylljen e hetimeve për çështjen që lidhet me një të dyshuar “organizatë kriminale me karakter mafioz të lidhur me vdekjen e Marco Pantanit”. Pas më shumë se një viti hetimesh dhe mbi 70 personave të marrë në pyetje, prokurorja e DDA-së, Patrizia Foiera, ka përmbledhur në 150 faqe procesverbale konkluzionin se, siç raporton “LaPresse”, “identifikimi i përgjegjësve dhe përcaktimi i përgjegjësive, edhe për shkak të kohës së gjatë të kaluar, nuk u mbështetën nga prova logjike dhe bindëse që të konfirmonin deklaratat e dhëna në atë kohë”.
Në qendër të hetimeve ishte hija e Kamorrës, e cila dyshohej se kishte ndërhyrë për t’i mohuar fitoren kampionit romanjol në Xhiron e Italisë të vitit 1999. Mëngjesin e 5 qershorit, 26 vite më parë, në Madonna di Campiglio, kur “Pirati” kryesonte bindshëm renditjen e përgjithshme, një kontroll hematologjik e përjashtoi nga gara, ndonëse fitorja dukej tashmë e sigurt. Që atëherë mbeti dyshimi se mostrat e gjakut mund të ishin manipuluar. Për “çështjen Pantani” kishte folur edhe Renato Vallanzasca, një nga kriminelët italianë më të njohur, i dënuar me katër dënime me burgim të përjetshëm, i liruar pas më shumë se 50 vitesh në burg, në vitin 2024, për t’u transferua në një qendër kujdesi për të moshuar për shkak të një sëmundjeje neurodegjenerative.
10 vite më parë Vallanzasca bënte disa zbulime tronditëse: “Më thanë të vija bast kundër Piratit, sepse ai nuk do ta përfundonte Xhiron, përndryshe Kamorra do të falimentonte”. Ngjarjet e Madonna di Campiglio, të rikthyera në vëmendje nga Komisioni Antimafia, bindën edhe gjyqtarin hetues të Trentos të urdhëronte rihapjen e hetimeve.
Përgjime telefonike dhe ambientale, dëshmi të marra për herë të parë, sekuestrime pajisjesh të përdorura nga bashkëpunëtorë të drejtësisë dhe dokumente të siguruara nga prokurori të tjera, magjistratura e Trentos, edhe pse e vetëdijshme se juridikisht veprat penale të dyshuara ishin parashkruar, punoi për të hedhur dritë mbi çështjen dhe për t’i rikthyer dinjitetin figurës njerëzore dhe sportive të Pantanit. “Arrijmë në kërkesën për mbylljen e hetimeve, jo pa theksuar se kundër zbardhjes së plotë të ngjarjes ka luajtur padyshim koha e gjatë e kaluar dhe humbja e protagonistëve kryesorë të asaj periudhe, të cilët mund të kishin ndriçuar këtë këndvështrim të ri hetimor”, thuhet në kërkesën e prokurores së Trentos, Patrizia Foiera.
Sipas procesverbaleve të prokurorisë, ku është marrë në pyetje edhe prokurori antidoping, “Pantani ishte i vetëm, teknikisht dhe objektivisht i vetëm, pa mbështetjen institucionale sportive dhe pa një mbrojtje të fortë nga skuadra e tij. Kjo vetmi, e shoqëruar me brishtësinë e tij si njeri dhe si sportist, e çoi gradualisht në izolim social, ulje drastike të stërvitjes, humbje të rezultateve dhe largim nga çiklizmi”./BW
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, u aktivizua titulluar mbrëmjen e djeshme me fanellën e Rajo Vajekanos, në barazimin 1 ...
Ernest Muçi po kalon sezonin më të mirë të karrierës dhe është kthyer në një nga lojtarët më t&eum...
Al Itihad po luan ndeshjen më të rëndësishme të sezonit deri tani, pikërisht në transfertën e Al Etifaq. Sfida u zhbllok...
Lionel Messi vazhdon të dhurojë spektakël në MLS dhe të tregojë se mbetet një lider absolut në prag të Botëror...
Klubi i Tiranës po kalon një nga momentet më të vështira financiare dhe administrative të viteve të fundit, teksa zyrat e FIF...
Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri, ka qenë dukshëm i mërzitur pas humbjes në finalen e Kupës së Italisë përballë ...
Është shpallur kampion i botës dhe olimpik, por sërish i duket pak. Xhejms Harden është padyshim njëri nga yjet më t&e...
Kombëtarja shqiptare U-21 ka zyrtarizuar një tjetër ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Eu...
“Irani në Botëror do të përfaqësojë popullin, luftëtarët, udhëheqësin tonë Suprem dhe kombin.&rdq...
Hearts janë në prag të realizimit të ëndrrës së tyre. Duke kërkuar titullin e ligës skoceze për herë t&...