Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Protesta sfidon masat represive të Ramës dhe Gjykatën Kushtetuese “Merre, merre”/ Policia ndërhyn në sheshin “Skënderbej”, shoqëron një protestues Protestuesit pajisen me mburoja të ngjashme me ato të policisë, imitojnë lëvizjet e efektivëve pranë selisë... VIDEO/ Po ndihmonte qytetarin, policia sulmon me spraj me piper Florjan Binajn Tensionet pushtojnë Bulevardin, policia ndërhyn ndaj protestuesve edhe me dronin që hedh gaz lotsjellës Sheshi “Skënderbej” kthehet në arenë përplasjesh! Dy autobotë me ujë në terren, protestuesit i përgjigjen g... Policia hedh ujë me presion ndaj mediave, një gazetar dhe operator... Protesta zhvendoset në sheshin “Skënderbej”, policia hedh ujë drejt qytetarëve U arratis me të brendshme/ Kush është shqiptari që u përplas me armë me policinë italiane E rëndë në Kamëz/ Porta e banesës zë poshtë 7-vjeçarin, fëmija ndërron jetë në spital Përplasjet në Bulevard, policia shoqëron dy protestues Tensionet në protestë, lëndohet një qytetar, kërkohet ndihma e autoambulancës
BOTA

Tetë ushtarë të vdekur pas rrëzimit të helikopterit në "Luginën e Kokainës"

Tetë pjesëtarë të ushtrisë kanë humbur jetën në rrëzimin e një helikopteri në një zonë të largët të Perusë, e njohur për kultivimin dhe trafikimin e drogës.Autoritetet bëjnë të ditur se mjeti fluturues u rrëzua pranë qytezës Sanabamba, gjatë një misioni për evakuimin e një patrulle ushtarake në lugi...

P
Piranjat28 November 2026, 17:51 · 3 min lexim
Tetë ushtarë të vdekur pas rrëzimit të helikopterit

Tetë pjesëtarë të ushtrisë kanë humbur jetën në rrëzimin e një helikopteri në një zonë të largët të Perusë, e njohur për kultivimin dhe trafikimin e drogës.

Autoritetet bëjnë të ditur se mjeti fluturues u rrëzua pranë qytezës Sanabamba, gjatë një misioni për evakuimin e një patrulle ushtarake në luginën e lumenjve Apurimac, Ene dhe Mantaro – zonë e njohur me akronimin spanjoll VRAEM.

Kjo zonë, e quajtur shpesh "Lugina e Kokainës", është rajoni më i madh në Peru ku kultivohet bima e kokës; aty veprojnë banda kriminale, si dhe mbetje të ish-grupit rebel "Shtegu i Ndritshëm" (Shining Path).

Ministria e Mbrojtjes e Perusë njoftoi se piloti ishte i vetmi i mbijetuar nga rrëzimi, shkaku i të cilit mbetet ende i panjohur.

Në deklaratën e saj, ministria theksoi se "operacionet e kërkim-shpëtimit gjetën mjetin fluturues dhe nëntë pjesëtarët e ushtrisë që ndodheshin në bord".

Ajo identifikoi pilotin si Enzo Espinoza Roque dhe bëri të ditur se ai është dërguar në Lima për të "marrë trajtim mjekësor të specializuar".

Mjeti fluturues u raportua i zhdukur të enjten në mbrëmje, pasi kishte shpëtuar tre pjesëtarë të ushtrisë.

Nuk u dhanë detaje të mëtejshme se përse grupi kishte nevojë për shpëtim, por u konfirmua se ata ishin ndër personat që humbën jetën në aksident.

Komanda e Përbashkët e Forcave të Armatosura Peruane publikoi një mesazh ngushëllimi, duke shprehur "ngushëllimet më të thella për familjarët, miqtë dhe bashkëluftëtarët e pjesëtarëve të Komandës sonë Speciale në VRAEM, të cilët humbën jetën gjatë kryerjes së një misioni ushtarak. Zoti i pastë në lavdinë e Tij".

Në muajin shkurt, një helikopter i tipit MI-17 u rrëzua në jug të Perusë, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë 15 personave që ndodheshin në bord.

Sipas Kombeve të Bashkuara, Peruja, së bashku me Kolumbinë, është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të gjetheve të kokainës. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.