Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Alarm për dron në aeroportin e Këlnit në Gjermani, pezullohen përkohësisht fluturimet 2 mijë efektivë në terren dhe postoblloqe! “Blindohet” Kryeministria, ministritë dhe selia e PS, qytetarët ... Nga misri me aflatoksinë te ushqimi i pasigurt/ Bllokohen 88.9 tonë produkte, gjobiten “Pronatyra treg” dhe... “28 Nëntori, festë dhe protestë”/ Diaspora zbarkon sot në Tiranë, autokolona mbërrin në Shkodër: Ky është n... 114-vjetori i Pavarësisë/ Begaj, Rama e Kurti pjesë e ceremonisë solemne të ngritjes së flamurit në Vlorë... 28 Nëntori, NATO uron Shqipërinë: Gëzuar Ditën e Pavarësisë. Aleanca jonë, themeli i mbrojtjes së ndërsjell... Erion Veliaj uron 28-29 Nëntorin: Do të doja të isha në Sheshin Skënderbej për të ngritur Flamurin Kuqezi... Kompania OpenAI ngre kundërpadi ndaj Apple, e akuzon për vjedhje sekretesh tregtare dhe pengim të konkurren... BIRN: Përzgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm në vendnumëro, një javë para përfundimit të afatit Sot 28 Nëntori, Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen Reshje intensive, dëborë dhe rrezik përmbytjesh/ Parashikimi i motit për sot, 28 nëntor 2026 Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 28 Nëntor 2026
BOTA

Alarm për dron në aeroportin e Këlnit në Gjermani, pezullohen përkohësisht fluturimet

Një dron i pikasur në hapësirën ajrore mbi aeroportin e Këlnit-Bonit, në Gjermani, ka shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të të gjitha operacioneve të fluturimit gjatë natës

P
Piranjat28 November 2026, 11:08 · 1 min lexim
Alarm për dron në aeroportin e Këlnit në Gjermani,

Një dron i pikasur në hapësirën ajrore mbi aeroportin e Këlnit-Bonit, në Gjermani, ka shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të të gjitha operacioneve të fluturimit gjatë natës.

Objekti fluturues u dallua rreth orës 22:00 të së premtes, më 27 nëntor, duke detyruar autoritetet aeroportuale të pezullojnë si ngritjet, ashtu edhe uljet e avionëve. Pas konstatimit të dronit, autoriteti gjerman përgjegjës për kontrollin e trafikut ajror nisi verifikimet për të përcaktuar rrethanat e incidentit.

Pas rreth dy orë e gjysmë ndërprerjeje, pak pas mesnatës, autoritetet dhanë miratimin për rifillimin e operacioneve. Që prej atij momenti, trafiku ajror në aeroportin e Këlnit-Bonit është rikthyer në normalitet.

Deri më tani, as kompania administruese e aeroportit dhe as autoritetet e kontrollit të trafikut ajror nuk kanë dhënë informacione të tjera lidhur me dronin e konstatuar, origjinën apo personat që mund të kenë qenë përgjegjës për drejtimin e tij.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.