Marin Mema: Nuk kam synime politike, misioni im mbetet Bashkimi Kombëtar
Gazetari Marin Mema ka reaguar ndaj postimeve dhe publikimeve në faqe të ndryshme, ku emri i tij është përfshirë në listë...
Gazetari Marin Mema ka reaguar ndaj postimeve dhe publikimeve në faqe të ndryshme, ku emri i tij është përfshirë në listë...
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kukës, në vendin e quajtur “Lugina e Drinit të Zi&...
Të hënën, më 2 nëntor, do të zhvillohen homazhet në nderim të diplomatit, ish-deputetit dhe publicistit Bashkim Zeneli, ...
Shumë qytetarë i kanë mbështetur dhe shumë të tjerë mund të kenë shprehur bezdi dhe pakënaqësi kur kan&eu...
Më shumë se dy javë protesta intensive në zemër të Shqipërisë. Mijëra studentë dhe qytetarë të zhg&e...
Një javë më parë, kreu i Sindikatës së Pavarur të Punonjësve të Policisë së Shtetit, Sadetin Fishta, deno...
Pamjet e të miturve të përplasur me policinë, protestuesve të goditur me shkopinj gome dhe Erjon Vishkullit, i cili u plagos në sy...
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve në vend. Nga mesdita e kësaj të shtune, 31 tetor...
Dhjetëra anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike nga Vlora, Himara dhe Saranda janë nisur drejt Tiranës, ku sot ...
Vëmendja e politikës prej dy ditësh është rikthyer tek kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tashmë i burgosur me vendim t&e...
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, ka thënë se “i pranon” rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Serbi. Ajo shtoi se mbetet e “përkushtuar” ndaj institucioneve në Beograd, pas humbjes së partisë së ish-presidentit Aleksandar Vuçiç, e cila mbështeste këtë parti.
Në reagimin e parë për media pas zgjedhjeve të 25 tetorit në Serbi, Lista Serbe tha se “mbetet e përkushtuar ndaj politikës së ruajtjes së paqes, sigurisë, lidhjeve institucionale me Beogradin dhe mbrojtjes së secilit prej njerëzve tanë në Kosovë e Metohi”.
Lista Serbe ishte themeluar më 2013 me mbështetjen e Partisë Përparimtare Serbe (SNS) dhe ish-presidentit Vuçiç. Gjatë qëndrimit shumëvjeçar të Vuçiçit në pushtet në Serbi, kjo parti kishte vepruar në Kosovë me mbështetjen e tij.
Ajo ka nëntë nga dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës dhe udhëheq të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë.
“Në këtë drejtim, theksojmë qartë se do të luftojmë që në asnjë mënyrë të mos vihen në pikëpyetje vendet ekzistuese të punës, të ardhurat e rregullta të punonjësve, vazhdimi i investimeve dhe punësimeve të reja, si dhe përfitimet sociale dhe të gjitha format e tjera të mbështetjes financiare për popullin tonë nga buxheti i Republikës së Serbisë”, tha Lista Serbe.
Zyrtarët e kësaj partie kryesisht udhëheqin institucionet paralele të Serbisë në Kosovë. Pasi autoritetet kosovare mbyllën shumicën e këtyre institucioneve, me arsyetimin se janë paralele dhe të paligjshme, tani veprojnë kryesisht institucionet arsimore dhe shëndetësore.
Për më tepër, pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë gëzojnë përfitime të ndryshme nga buxheti i Serbisë, si: pensione, shtesa për fëmijë dhe lehona, si dhe ndihmë sociale.
Kandidati i Listës Studentore, Vladan Kuzmanoviç, deklaroi më 28 tetor se Lista Serbe në Kosovë do të duhet të fillojë të punojë në interes të komunitetit serb dhe jo të Partisë Përparimtare Serbe (SNS).
“Fillimisht, do t’i ndihmojmë ata të jetojnë me dinjitet, e më pas do të vazhdojmë edhe negociatat që kanë nisur, të cilat kanë hyrë në një qorrsokak për shkak të politikës hipokrite të këtij pushteti. Do të punojmë që qytetarët të fillojnë të jetojnë me dinjitet dhe që askush të mos i shtypë, përfshirë edhe njerëzit e fuqishëm në nivel lokal”, tha Kuzmanoviç për televizionin N1 në Beograd.
Megjithatë, më 29 tetor, kandidati tjetër i Listës së Studentore, Jugosllav Gashiç, tha se nuk do të ketë bashkëpunim politik me Listën Serbe.
“Lista Serbe ka qenë zbatuesja e punëve të SNS-së në territorin e Kosovës dhe Metohisë, me rezultate absolutisht katastrofike. Nuk duam asnjë kontakt dhe asnjë bashkëpunim me ta”, tha ai për radion lokale Kim në Kosovë.
Më herët, i pari në listën e studentëve, Illija Sërdanoviç, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë përsëriti se çështjes së Kosovës do t’i qaset në përputhje me Kushtetutën e Serbisë.
Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, por Serbia vazhdon ta konsiderojë atë pjesë të territorit të vet.
Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite ka njoftuar se ka rrëzuar një dron, i cili sipas tij ishte nisur nga rebelët Houthi n&eum...
Hetimet për aksidentin tragjik hekurudhor në Spanjë kanë zbuluar detaje të reja shqetësuese. Një tren i tretë, i cili po...
Hetimet për aksidentin tragjik hekurudhor në Spanjë kanë zbuluar detaje të reja shqetësuese. Një tren i tretë, i cili p...
Xi Jinping po kryen një spastrim të niveleve të larta të Partisë Komuniste të Kinës, me 33 zyrtarë të lart&e...
Mijëra studentë, punëtorë, mësues dhe aktivistë kanë dalë këtë të premte në rrugët e disa qytet...
Një vajzë vetëm 8 vjeçe është plagosur rëndë pas një sulmi nga ujqërit në një park të ...
Dalin në dritë gjithnjë e më shumë dëshmi të tmerrit nga tragjedia në hekurudhat spanjolle, e cila deri më tani ka...
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka rikonfirmuar qëndrimin e saj ndaj presidentit amerikan Donald Trump, duke deklaruar hapur se nuk ka asnjë ars...
Lëvizja studentore që fitoi zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke i dhënë fund dominimit politik të Aleksandar Vuçiç...
Binance, platforma më e madhe e shkëmbimit të kriptomonedhave në botë, thotë se është goditur nga një sulm kibernet...