POLITIKE

“Fundi i Vuçiçit, kambanë alarmi për Ramën”, Irena Beqiraj “shuplakë” kryeministrit: Nuk mund të jesh autori i çdo suksesi dhe spektatori i pafajshëm i çdo dështimi

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Tetor 2026, 11:30
“Fundi i Vuçiçit, kambanë alarmi për

Ish-ministrja socialiste Irena Beqiraj ka bërë një analizë të ashpër të mënyrës së qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, duke e krahasuar atë me ish-presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Duke marrë shkas nga humbja politike e Vuçiçit, Beqiraj paralajmëron se edhe pushteti i Ramës mund të përballet me të njëjtin fat. Sipas saj, të dy liderët kanë ndërtuar modele të ngjashme qeverisjeje, të mbështetura në përqendrimin e pushtetit, dobësimin e institucioneve dhe kultivimin e imazhit të një udhëheqësi të pazëvendësueshëm.

Në një reagim publik me titull “Fundi i Vuçiçit, kambana e pushtetit që bie në kurthin e vet”, Beqiraj shprehet se pushteti absolut ka një kosto të rëndë për ekonominë, administratën dhe demokracinë.

“Vuçiçi dhe Rama njihen për përqendrimin në duart e tyre të të gjitha pushteteve. Por një pushtet i tillë absolut nuk vjen falas. Fatura paguhet me ekonomi të deformuar nga klientelizmi, administratë të populluar me besnikë, institucione të nënshtruara, media të varura dhe parti ku mendimi i pavarur trajtohet si akt armiqësor”, shkruan ajo.

Ish-ministrja socialiste akuzon Ramën se ka investuar vazhdimisht në ndërtimin e imazhit të tij publik, duke përdorur spektaklin dhe komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët, ndërsa shmang llogaridhënien në Kuvend.

REAGIMI
FUNDI I VUÇIÇIT, KAMBANA E PUSHTETIT QË BIE NË KURTHIN E VET!

Është e vërtetë se liderët formësohen nga prejardhja, karakteri dhe përvojat e tyre, ashtu siç është po aq e vërtetë se kultura dhe historia formësojnë mënyrën se si kombet i pranojnë, i adhurojnë apo i rrëzojnë udhëheqësit. Por humbja e Aleksandar Vuçiçit, pas asaj të Viktor Orbánit, nxjerr në pah një paradoks , të cilin shpesh e anashkalojmë kur analizojmë pushtetin e Autokratëve edhe fundin e pa lavdi të tyre .

Për të mbijetuar, autokratët duhet të ruajnë ekuilibra delikatë, nga të cilët burojnë njëkohësisht fuqia dhe brishtësia e tyre. Vuçiçi dhe Rama njihen për përqendrimin në duar të tyre të gjithë pushteteve. Por një pushtet i tillë absolut nuk vjen falas. Fatura paguhet me ekonomi të deformuar nga klientelizmi, administratë të populluar me besnikë, institucione të nënshtruara, media të varura dhe parti ku mendimi i pavarur trajtohet si akt armiqësor. Për të kontrolluar çdo gjë, Vuçiç si Rama dobësuan gjithçka, duke e paraqitur veten si të vetmit të aftë për të drejtuar atë që vetë dobësuan. Manuali politik i Ramës dhe Vuçiçit ka qënë i njëjtë: si në një shfaqje cirku kanë ecur mbi fijen e hollë të pushtetit, duke mbajtur në dorë shkopin e imazhit të liderit popullor.

Vëreni me kujdes – të dy kanë kritikuar Europën për të justifikuar vonesat në proçesin e integrimit dhe për të ngacmuar krenarinë e mbështetësve, por janë kujdesur të mos e zemërojnë BE-në , aq sa t’u prishë llogaritë; Kanë shpërnarë favore ekonomike për të siguruar mbështetje e besnikëri, por duke lënë mjaftueshëm ekonomi në këmbë që të kenë çfarë të shpërndajnë nesër; Kanë diskredituar mediat duke i blerë , por jo aq sa publiku të mos u besojë më as lavdërimeve për qeverinë; Kanë dobësuar kundërshtarët, por jo aq sa t’i bashkojnë të gjithë kundër tyre. Megjithatë, instrumenti më i sofistikuar i mbijetesës së tyre mbetet kultivimi i perceptimit të popullaritetit të pakufishëm.

Në këtë aspekt Rama mban vendin e parë pasi ka investuar jo pak talent artistik. E kemi parë të këndojë tallava, të kërcejë si arusha Silva, të bëjë humor, të improvizojë spektakle komike dhe të flasë «gju më gju» e «sy më sy» me popullin. Kuvendin, vendin ku duhet të japë llogari e bojkoton, ndërsa skena e monologjeve cinike është vendi ku ka marrë duartrokitje, edhe kjo skenë i është përshtatur gjithmonë më shumë. Në komedinë e tij politike, rolet janë ndarë me kujdes. Sukseset kanë një autor, Kryeministrin. Dështimet kanë një ushtri fajtorësh duke filluar nga bashkëpuntorët më të ngushtë, ministrat, drejtorët dhe vartësit. Kur inaugurohet një rrugë, meritën e merr KM-ja. Kur rruga shembet, fajin e ka projektuesi. Kur ekonomia rritet, është vizioni i tij. Kur qytetari ankohet për koston e jetesës, problemi zhvendoset tek inflacioni mbarë botëror.

Vartësit i ka përdorur pa mëshirë si amortizatorë të zemërimit publik. Herë sakrifikohen, herë zëvendësohen, herë lihen të luftojnë mes tyre, ndërsa Rama mbetet gjithmonë i paprekur nga rrëmuja që vetë ka krijuar. Por edhe kjo mjeshtëri e ka një defekt të pariparueshëm: nuk mund të jesh pafundësisht autori i çdo suksesi dhe spektatori i pafajshëm i çdo dështimi.

E pra humbja e Vuçiçit është kambana që bie për ekuilibristin e Tiranës i cili mund të zotërojë cirkun politik, mund të zgjedhë orkestrën, të komandojë spektatorët dhe të urdhërojë duartrokitjet, por nuk mund ta urdhërojë fijen të mos këputet. Dhe kur fija këputet, duartrokitjet nuk e mbajnë dot më në ajër.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?