36-vjeçari shqiptar kapet me kokainë dhe mbi 17 mijë euro cash

Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Rimini të Italisë, pasi u kap me rreth 457 gramë kokainë dhe më shumë se 17 mijë euro para të thata.
Arrestimi u krye paraditen e 27 nëntorit 2026 nga efektivët e Seksionit të Antidrogës në Policinë e Riminit, gjatë një kontrolli rutinë në territorin e provincës.
Sipas autoriteteve italiane, shqiptari, i cili nuk rezultonte me precedentë penalë, ngjalli dyshimet e policisë pasi, në momentin që pa patrullën, shfaqi shenja të dukshme nervozizmi dhe tentoi të largohej me shpejtësi për t'iu shmangur kontrollit.
Policët e ndaluan për verifikime dhe gjatë kontrollit të çantës së shpinës gjetën rreth 457 gramë kokainë. Gjithashtu, u sekuestruan peshore elektronike, telefona celularë, materiale që përdoreshin për paketimin e dozave të drogës dhe një shumë fillestare parash, që dyshohet se vinte nga aktiviteti i paligjshëm.
Kontrollet vijuan edhe në ambientet dhe vendet që dispononte 36-vjeçari, me ndihmën e njësisë së qenve antidrogë të Policisë Bashkiake të Riminit. Gjatë kontrolleve u gjetën dhe sekuestruan para të tjera, duke e çuar shumën totale të sekuestruar në mbi 17 mijë euro. Në përfundim të procedurave, shqiptari u vu në dispozicion të autoriteteve gjyqësore, në pritje të seancës për vleftësimin e arrestimit.
Lexo edhe
AKTUALITET
FOTOLAJM/ Autoboti i policisë në flakë nga molotovi i protestuesve. Sheshi “Skënderbej” prej orësh arenë përplasjesh

Policët ndjekin protestuesit deri në librari, gruaja u del përpara dhe nuk i lejon të hyjnë brenda

Ministria e Shëndetësisë jep bilancin e të lënduarve në protestë. Ja sa policë dhe qytetarë u plagosën

“Nuk dua të iki, më vrisni…”/ Policia mësyn në lokale, nxjerr qytetarët jashtë

10 persona të shoqëruar nga policia pas përplasjeve në protestën e 28 Nëntorit

Të rinjtë sulmojnë Bashkinë e Tiranës, thyejnë xhamat

Tymi mbulon sheshin “Skënderbej”, policia hedh gaz lotsjellës me dron drejt protestuesve

VIDEO/ Protestuesit rrëzojnë dhe shkatërrojnë dronët që policia i përdor për t'i hedhur gaz nga lart





