Ministria e Shëndetësisë jep bilancin e të lënduarve në protestë. Ja sa policë dhe qytetarë u plagosën

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë publike bilancin paraprak të personave të lënduar gjatë protestës së sotme në Tiranë. Sipas të dhënave të mbledhura nga strukturat spitalore, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur gjithsej 30 persona të lënduar.
Mes tyre janë 9 efektivë policie, 12 protestues, 6 përfaqësues të medias, njëri prej të cilëve shtetas i huaj, si dhe 3 kalimtarë.
Ministria bën me dije se dy efektivë policie janë transferuar për trajtim në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT). Ndërkohë, një protestues dhe një përfaqësues i medias kanë lënë spitalin me këshillën e mjekut.
Aktualisht, në Spitalin e Traumës po marrin trajtim 26 pacientë, të cilët ndodhen në gjendje shëndetësore stabël.
Ndërsa në QSUT janë paraqitur 5 persona të tjerë: 3 efektivë policie, një protestues dhe një punonjës sigurie. Sipas njoftimit, 4 prej të lënduarve kanë lënë spitalin.
Njoftimi:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore informon se gjatë protestës së sotme:
Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 30 të lënduar:
•9 efektivë policie, (dy prej të cilëve janë transferuar në QSUT)
•12 protestues, një prej të cilëve ka lënë spitalin, me këshillën e mjekut.
•6 përfaqësues të medias (një prej tyre shtetase e huaj). Një përfaqësues i medias ka lënë spitalin, me këshillën e mjekut.
•3 kalimtarë.
Aktualisht, në SUT po marrin trajtim 26 pacientë.
Të gjithë në gjendja shëndetësore stabël.
Në QSUT deri tani janë paraqitur:
•3 efektiv policie
•Një protestues
•Një punonjës sigurie
Aktualisht, 4 të lënduar kanë lënë spitalin.
Lexo edhe
AKTUALITET
“Nuk dua të iki, më vrisni…”/ Policia mësyn në lokale, nxjerr qytetarët jashtë

10 persona të shoqëruar nga policia pas përplasjeve në protestën e 28 Nëntorit

Të rinjtë sulmojnë Bashkinë e Tiranës, thyejnë xhamat

Tymi mbulon sheshin “Skënderbej”, policia hedh gaz lotsjellës me dron drejt protestuesve

VIDEO/ Protestuesit rrëzojnë dhe shkatërrojnë dronët që policia i përdor për t'i hedhur gaz nga lart





