Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Pakënaqësitë kundër qeverisë, akuza për korrupsion”/ “Reuters” jehonë protestës: Revolta në Shqipëri merr ... Protesta sfidon masat represive të Ramës dhe Gjykatën Kushtetuese “Merre, merre”/ Policia ndërhyn në sheshin “Skënderbej”, shoqëron një protestues Protestuesit pajisen me mburoja të ngjashme me ato të policisë, imitojnë lëvizjet e efektivëve pranë selisë... VIDEO/ Po ndihmonte qytetarin, policia sulmon me spraj me piper Florjan Binajn Tensionet pushtojnë Bulevardin, policia ndërhyn ndaj protestuesve edhe me dronin që hedh gaz lotsjellës Sheshi “Skënderbej” kthehet në arenë përplasjesh! Dy autobotë me ujë në terren, protestuesit i përgjigjen g... Policia hedh ujë me presion ndaj mediave, një gazetar dhe operator... Protesta zhvendoset në sheshin “Skënderbej”, policia hedh ujë drejt qytetarëve U arratis me të brendshme/ Kush është shqiptari që u përplas me armë me policinë italiane E rëndë në Kamëz/ Porta e banesës zë poshtë 7-vjeçarin, fëmija ndërron jetë në spital Përplasjet në Bulevard, policia shoqëron dy protestues
POLITIKE

“Pakënaqësitë kundër qeverisë, akuza për korrupsion”/ “Reuters” jehonë protestës: Revolta në Shqipëri merr përmasa të dhunshme

Reuters i ka bërë jehonë protestës kundër qeverisë në Tiranë. Në një artikull së fundmi, Reuters shkruan se “Protestat antiqeveritare në Shqipëri janë përshkallëzuar në përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe Policisë”. Më tej artikulli nga Reuters vijon “mijëra protestues, mes tyre edhe studentë, dolën të shtunën në rrugët e Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e […]

P
Piranjat28 November 2026, 17:58 · 2 min lexim
“Pakënaqësitë kundër qeverisë, akuza për

Reuters i ka bërë jehonë protestës kundër qeverisë në Tiranë. Në një artikull së fundmi, Reuters shkruan se “Protestat antiqeveritare në Shqipëri janë përshkallëzuar në përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe Policisë”.

Më tej artikulli nga Reuters vijon “mijëra protestues, mes tyre edhe studentë, dolën të shtunën në rrugët e Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Demonstruesit hodhën gurë dhe bomba molotov në drejtim të forcave të Policisë, ndërsa këto të fundit u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës, ujëhedhës dhe plumba gome, sipas raportimit.

Pakënaqësitë ndaj qeverisë lidhen kryesisht me akuzat për korrupsion, mungesën e vendeve të punës dhe problemet në sistemin arsimor. Protestat, që kanë nisur prej muajsh, janë zhvilluar në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit, duke shënuar edhe episode dhune.

 

Sipas Reuters, gjatë tubimit të së shtunës, disa protestues të maskuar sulmuan me gurë një ndërtesë qeveritare dhe tentuan të hynin në zyrën e kryeministrit, por u penguan nga forcat e Policisë.

“Mjaft më; korrupsioni, varfëria, emigracioni”, u shpreh një prej protestuesve, e cituar nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve.

Ndërkohë, një tjetër slogan që ra në sy gjatë protestës ishte “Shqipëria nuk është në shitje”, në referencë edhe të debatit për projektin luksoz bregdetar të mbështetur nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump.

Qeveria e Edi Ramës ka mohuar akuzat për korrupsion dhe ka bërë thirrje për dialog, ndërsa ka prezantuar edhe disa masa ekonomike për të lehtësuar barrën e familjeve në nevojë.

Reuters e cilëson situatën si një nga sfidat më të mëdha politike me të cilat është përballur Rama që prej ardhjes në pushtet në vitin 2013.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.