AKTUALITET

AKEP premton studim për të vlerësuar mundësinë e hyrjes në treg të operatorëve celularë virtualë

n.f Përditësimi i fundit 4 Qershor 2024, 07:30
AKEP premton studim për të vlerësuar mundësinë e hyrjes
Foto ilustruese

TIRANË- Shqipëria është ndër të paktat vende në Europë që nuk ka ende operatorë virtualë të rrjeteve celulare (MVNO). Kjo çështje është bërë edhe më e ndjeshme me uljen e numrit të operatorëve celularë në vetëm dy të tillë, duke filluar nga viti 2023. Tregu është rikthyer pas 15 vitesh në një strukturë duopol dhe ulja e numrit të operatorëve ka krijuar shqetësime të lidhura me konkurrencën dhe me interesin konsumator.

Në raportin për vitin 2023, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), shprehet se, në përputhje të plotë me legjislacionin dhe aktet rregullatore, do të ndërmarrë një studim të detajuar mbi vlerësimin e mundësive dhe impaktit të hyrjes së MVNO-ve në tregun e shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme.

Sigurimi i një kuadri rregullator të favorshëm për hyrjen e MVNO-ve është një prej rekomandimeve të Autoritetit të Konkurrencës për AKEP në vitin 2022, në vendimin për lejimin e përqendrimit mes operatorëve ONE dhe Albtelecom.

Në raportin vjetor të vitit 2022, AKEP ishte shprehur se ligji “Për komunikimet elektronike” dhe rregulloret ekzistuese nuk paraqesin asnjë pengesë që operatorët MVNO të ofrojnë shërbime duke përdorur rrjetin e një operatori celular, shërbime të cilat përfshijnë telefoni të lëvizshme, internet, transmetim të dhënash, etj.

AKEP ka marrë dy kërkesa për autorizime si operatorë MVNO qysh në vitin 2018, por qysh atëherë ky proces nuk ka avancuar, për shkak se AKEP kishte kërkuar kohë për të analizuar nëse kuadri ekzistues ligjor dhe rregullator krijonte hapësira për të autorizimin e këtyre operatorëve.

AKEP ka arritur në konkluzionin se ligjërisht nuk ekzistojnë pengesa për licencimin e operatorëve MVNO, por megjithatë deri tani nuk ka zhvillime të reja në një proces të mundshëm të licencimit të operatorëve të këtij lloji. Në vitin 2018, dy operatorët e interesuar për të ofruar shërbime virtuale të telefonisë celulare ishin Neofone dhe Digicom. Operatorët virtualë nuk kanë një infrastrukturë rrjeti të tyre, por shfrytëzojnë me marrëveshje rrjetin e operatorëve ekzistues të rrjeteve celulare (MNO).

Operatorët MVNO janë të pranishëm në shumicën e tregjeve të telekomunikacioneve në Europë dhe në disa raste pjesa e tregut të tyre operatorëve arrin deri në 15%. Modeli i biznesit të operatorëve MVNO ka spektër mjaft të gjerë. Disa prej tyre funksionojnë pak a shumë si rishitës të shërbimeve të operatorëve të rrjeteve celulare (MNO), duke i tregtuar këto shërbime me markën e tyre dhe duke ndjekur strategji të veçanta marketingu.

Por, ka edhe operatorë MVNO që zotërojnë një infrastrukturë teknike mbështetëse, që u mundëson t’u japin vlerë të shtuar shërbimeve të ofruara përmes rrjetit të MNO-ve. Duke qenë se tregu tashmë ka arritur një fazë maturimi, në këtë moment ka shumë pak të ngjarë që të ketë interes nga investitorë të rinj për të ngritur operatorë të mirëfilltë rrjetesh (MNO), sepse kjo do të kërkonte një investim shumë të madh, ndërkohë që përmasa e tregut është e vogël.

Në këto kushte, operatorët MVNO shihen si e vetmja mundësi reale për të shtuar numrin e operatorëve konkurrencën në tregun e shërbimeve celulare me pakicë.

Marrë nga Monitor

akep operatore celulare

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë