AKTUALITET

3 orë e 30 minuta drejt Majës së Korrës, itinerari i frikshëm i Armand Shakajt për të zhdukur trupin e Eglant Koçit!

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Qershor 2026, 20:32

3 orë e 30 minuta drejt Majës së Korrës, itinerari i

Pasi më 4 qershor ekzekutoi Eglant Koçin me plumb në kokë në lokalin dhe zyrat e tij pranë shkollës “Ismail Qemali” në Tiranë, Armand Shakaj të nesërmën më 5 qershor realizoi edhe zhdukjen e trupit, duke përdorur një plan të mirëmenduar në detaje si një vrasës gjakftohtë. Ai futi trupin e pajetë të Koçit, në makinë e tij tip “Porche”, të cilën e dërgoi me karrotrec deri në fshatin Ibë, me qëllim humbjen e gjurmëve. Shakaj i tha drejtuesit të karrotrecit se makinë po e dërgonte në servis.

Më pas ai ka udhëtuar nga Iba në drejtim të fshatit Cërrujë, zonë të cilën e njihte shumë mirë pasi e frekuentonte shpesh për të bërë relli me motora. Këtë e tregon edhe itinnerari i rrugës që ka ndjekur, pasi ka ecur nëpër rrugë që vetëm banorë të zonës e njohin. Shakaj ka përdorur rrugën për në fshatin Mollagjesh, pas ka vijuar në Funar dhe më tej është futur në pyll në një terren malor për të shkuar në Cërrojë.

“Armand Shakajn nuk e ndaloi as terreni i vështirë malor, zona e pyllëzuar dhe e thepisur për të shkuar në destinacionin final, për të zhdukur trupin e mikut të tij Eglant Koçi. Shakaj ushëtoi për tre orë e 30 minuta në një zonë të vështirë malore për të shkuar në Majën e Korrës.”

Një rrugë e cila kërkon ta njohësh mirë për shkak të vështirësive që të krijon terreni i pyllëzuar, por Armand Shakaj e çoi planin e tij kriminal deri në fund, duke shkuar më makinë deri në pikën më të lartë, në Majën e Korrës.

Aty më pas ka nxjerrë nga makina trupin e pajetë të të riut duke e hedhur në pyll, në një zonë ku ishte i bindur se nuk do të gjendej kurrë. “Pas shpinës time ndodhet humnera, ku 41-vjeçari Armand Shakaj hodhi trupin e mikut të tij, Eglant Koçi."

Ekspertët e kriminologjisë thonë se nuk ka krim perfekt dhe se një gjurmë do të mbesë gjithmonë vlen në këtë rast. Shakajn e tradhëtoi telefoni i tij celular, pasi edhe pse e kishte hedhur më pas, policia nëpërmjet IMSI Chatcher, arriti të zbulonte ku kishte pulsuar për herë të fundit. Po ashtu, hetuesit siguruan informacione në rrugë operative se makina e Shakajt ishte parë nga barinjtë e zonës të kalonte në fshatrat Mollagjesh, Funar dhe Cërrojë. Për këtë arsye kërkimet u fokusuan në këtë zonë. Për rreth 10 ditë policia ka qëndruar në këto fshatrat duke kryer kontrolle të shumta nga toka dhe ajri, deri në momentin kur droni pikasi një trup në Majën e Korrës, i cili i përkiste Eglant Koçit.

Pasi hodhi trupi e Koçit, Shakaj ka ndjekur një tjetër itinerar për t'u larguar, ndryshe nga erdhi, ai u largua nëpërmjet fshati Funar në drejtim të fshatrave Bixëlle, Balëz dhe Bradashesh dhe më pas në Tiranë. Pasi mbërriti në Tiranë, për ironi të fatit, ai u thirr të merrej në pyetje nga komisariati nr.2 pasi pas kqyrjes së tabulateve telefonike të numrit të Eglant Koçit, rezultonte se Shakaj ishte personi i fundit që kishte komunikuar. Kur u mor në pyetje Shakaj dha dëshmi të rreme duke deklaruar se nuk kishte dijeni për mikun e tij. Madje pasi ka dalë nga policia ai është ndeshur në rrugë me shokët dhe familjarët e Eglant Koçit, të cilëve i ka thënë se kishin pyetur nëse kishte dijeni dhe se ishte shumë i shqetësuar dhe se kur Eglanti të kthehej në shtëpi, t'i thonin që ta telefononte pasi ishte bërë merak. Dy ditë më vonë policia pas hetimeve intensive zbuloi se Shakaj që “ishte bërë merak” për mikun e tij, ishte edhe autori i vrasjes dhe zhdukjes së trupit.

“Ky ishte i gjithë skenari i kësaj ngjarje të rëndë që tronditi mbarë opinionin publik. Një histori krimi që i ngjan një skenari të plotë krimi".

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë