AKTUALITET

5 ditë i zhdukur/ Mister fati i Eglant Koçit, dyshohet se është ekzekutuar nga shoku i ngushtë

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Qershor 2026, 15:02

5 ditë i zhdukur/ Mister fati i Eglant Koçit, dyshohet se

Zhdukja misterioze e 34-vjeçarit Eglant Koçi, pasditen e 4 qershorit në Tiranë, vijon të jetë në sitën e hetimeve, teksa detaje të reja kanë dalë në dritë.

Koçi, u denoncua i zhdukur nga familjarët në polici më datë 5 qershor dhe nga hetimet e deritanishme ka dyshime se i riu është marrë peng.

Sipas policisë, ai është parë për herë të fundit në zonën pranë sheshit “Willson” në kryeqytet, teksa po lëvizte me motorin e tij me targa “CT969”, ku dyshohet se është marrë peng, në rrethana ende të paqarta nga shtetasit, Armand Shakaj, 41-vjeç dhe Enea Zyferi 25-vjeç.

Sipas policisë, grupi hetimor ka arritur të gjejë motorin e Koçit dhe vendin ku dyshohet se është mbajtur peng por deri më tani nuk janë bërë të ditur për shkak të hetimeve.

Po ashtu raportohet se nga kamerat e sigurisë është parë që prej aty del me makinë autori i dyshuar Armand Shakaj dhe dyshimet janë se me vete në automjet, të ketë pasur edhe pengun. Ky automjet është gjetur dhe është sekuestruar si provë materiale.

Në makinë, burime policore thonë se konstatuar njolla gjaku, që kanë ngritur dyshimet se Koçi edhe mund të jetë ekzekutuar, por deri më tani nuk ka ende një pistë të qartë për fatin e tij. Po ashtu thuhet se, autori i pengmarrjes Armand Shakaj, njihej si shok i ngushtë i Eglant Koçit. Ai ishte pronar i një lokali në Tiranë, ku kishte punësuar si kamarier Enea Zyferin. Të dy kanë marrë peng Koçin, ndërsa nuk dihen ende arsyet.

Sipas raportimeve, janë ushtruar kontrolle të imtësishme në ambientin ku është mbajtur i riu, edhe në ambiente të tjera por deri më tani ai nuk është gjetur.

Sipas raportimeve, Koçi rezultonte i punësuar në një biznes mobilierie, por dyshohet se mund të jetë përfshirë në tregti të kriptovalutave, një prej pistave ku po hetohet.

Gazetari Artan Hoxha, pak ditë më parë ka deklaruar se Koçi ishte postieri që shkonte te zyrat e këmbimit për të këmbyer kriptomonedhat me cash.

Sipas tij te 5 maji një person i panjohur, ka lënë motorrin e Koçit dhe është larguar. Ka dyshime se kjo lëvizje sipas tij është bërë për të humbur gjurmët.

“Kjo ngjarje, e datës 4 qershor, një i ri Eglant Koçi, është zhdukur pa lënë gjurmë nuk ka asnjë informacion. Punonte si postier midis disa pikave të këmbimit valuator për kriptomonedhat. Ky është rasti i rradhës dhe besoj se në të ardhmen do të kemi probleme të ngjashme me këtë. Duhet bërë apel që nëse është i gjallë, kushdo që mund të ndihmojë do të ishte e vlefshme si informacion. Policia dhe familja janë munduar.

Janë parë lëvizjet. Për herë të fundit e kanë parë te sheshi Wilson. Ka fikur telefonin dhe nuk është përgjigjur. Ai ishte postieri që shkonte te change për të këmbyer kriptomonedhat me cash. Në llogarinë që ka ai nuk është lëvizur. Te 5 maji një person i panjohur, ka lënë motorrin e personit të humbur dhe është larguar. Kjo mund të jetë bërë edhe për të humbur gjurmët, pasi motorri është gjetur të nesërmen. Sa më shumë kohë kalon nga momenti i rrëmbimit, aq më pak janë shanset që të gjendet personi.

Janë shtuar shumë këto rrëmbimet. Kemi rrëmbime personash nga Saranda deri në Shkodër. Sa më shumë të ketë raste rrëmbimesh dhe mos zbulim të tyre, bëhet problematike”– tha gazetari Hoxha.

Çfarë thotë policia për ngjarjen?

Lidhur me ngjarjen, policia thotë se ka shpallur në kërkim autorin e pengmarrjes, shtetasin Armand Shakaj, i dyshuar si shok i ngushtë me Eglant Koçin, ndërsa ka vënë në pranga, ndihmësin e tij, Enea Zyferin.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri në këtë fazë është bërë e mundur gjetja e motomjetit të 34-vjeçarit, identifikimi dhe kontrolli i ambientit ku është futur 34-vjeçari, ambient nga i cili më pas ka dalë autori i dyshuar dhe mund të ketë marrë me vete, me automjet, 34-vjeçarin. Është ushtruar kontroll i imtësishëm në ambientin e dyshuar, ku dyshohet se mbahej peng 34-vjeçari, si dhe në shumë ambiente të tjera dhe në terren, por deri tani nuk është bërë e mundur gjetja e 34-vjeçarit.

Po nga veprimet hetimore ka rezultuar gjithashtu se autori i dyshuar ka larguar motomjetin e 34-vjeçarit nga vendi ku ishte parkuar fillimisht. Automjeti me të cilin dyshohet se është transportuar 34-vjeçari, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi E. Z., 25 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi dyshohet se ka ndihmuar 41-vjeçarin në këtë rast. Shërbimet e Policisë po vijojnë intensivisht kërkimet për gjetjen e shtetasit E. K”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Artikuj te sugjeruar

AKTUALITET 9 Qershor14:28

Aksident në aksin Peqin-Elbasan

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e të martës në aksin kombëtar Peqin-Elbasan, ku një automjet i ton...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?