Le Monde: Kontroll i dhunës apo kufizim i protestës, çfarë synon ligji i ri i Edi Ramës?
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, synon të ashpërsojë gjatë ditëve të ardhshme legjislacionin që rregullon demonstratat, duke ...
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, synon të ashpërsojë gjatë ditëve të ardhshme legjislacionin që rregullon demonstratat, duke ...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka thënë medias greke "Kathimerini” se dëshiron të mbetet në krye të vendit...
Një valë protestash ka përfshirë disa vende të Evropës, ndërsa Franca përballet me përshkallëzimin e trazirave...
Protestat studentore në Shqipëri kanë hyrë sot në ditën e 14-të radhazi, ndërsa një numër i madh të rinjs...
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës për rastin e Erjon Vishkullit, duke e akuzuar për degradimin e s...
Një i ri protestues, i sapodiplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryemi...
Momente tensioni janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Birminghamit, në Britaninë e Madhe, pasi një avion pasag...
Sali Berisha deklaron se Belinda Balluku duhet të ishte prapa hekurave dhe jo të ecte e lirë. Në një komunikim me gazetarët, kre...
Policia e Shtetit ka nxjerrë një shkresë urgjente drejtuar komisariateve të Tiranës, ku kërkon marrjen e një sërë...
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen në Roskovec, ku Besmir Mustaj ka qëlluar me armë zjarri në portë...
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, synon të ashpërsojë gjatë ditëve të ardhshme legjislacionin që rregullon demonstratat, duke marrë si shembull “modelin francez, ku dëmtuesi paguan”, ndërkohë që protestat që kërkojnë dorëheqjen e tij, të shoqëruara me dëmtime të pronës, vazhdojnë njëra pas tjetrës.
“Çdokush që zgjedh të qëndrojë në një turmë” që kryen akte dhune dhe plaçkitje në hapësirat publike, ose që “fsheh identitetin e tij”, do të duhet të paguajë një gjobë mbi 500 euro, deklaroi Rama gjatë një video-mesazhi të transmetuar drejtpërdrejt në rrjetet sociale, të dielën, më 25 tetor. Kjo masë do të zbatohej për të gjitha llojet e grumbullimeve, “kur ato shkaktojnë dëme materiale”.
Gazeta franceze Le Monde i ka kushtuar një artikull propozimit të hedhur nga Rama mbi ndryshimet në ligjin për tubimet dhe ashpërsimin e dënimeve ndaj atyre që konsiderohen si akte dhune. Artikulli përmbledh propozimet e Kryeministrit, reagimet e opozitës së drejtuar nga Sali Berisha, por edhe protestuesit.
Ndërsa pyetja që ngrihet është se çfarë synon ligji I Edi Ramës, kontrollin e dhunës gjatë tubimeve apo kufizimin e protestave?
Sipas projektligjit, policia do të ketë gjithashtu të drejtën të “kufizojë grumbullimet deri në 72 orë” në zona të caktuara, “në rast të një rreziku të menjëhershëm dhune”, shtoi drejtuesi socialist, i cili qeveris vendin që prej vitit 2013.
Projektligji, të cilin qeveria do ta paraqesë këtë javë, parashikon gjithashtu “dëmshpërblim të menjëhershëm për bizneset e vogla”, si dhe “pezullimin” ose shkarkimin e personave që “nxisin, organizojnë ose koordinojnë pjesëmarrjen e nxënësve të mitur në grumbullime”.
Mësues të ndryshëm kanë mbështetur kërkesat e nxënësve të shkollave të mesme, në kuadër të lëvizjes së protestave paqësore kundër qeverisë, e cila ka nisur që në muajin maj në këtë vend të Ballkanit.
Protestat vazhdojnë që prej muajit maj
Që prej mesit të tetorit, në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, protestuesit janë përballur vazhdimisht me policinë dhe kanë sulmuar ndërtesa zyrtare, gjatë protestave kundër korrupsionit dhe për kushte më të mira studimi.
Edi Rama, nga ana e tij, denoncon ndërhyrje nga jashtë.
“Çdokush që kërkon dorëheqjen time gabon nëse mendon se mund ta imponojë atë me forcë apo në çfarëdo forme tjetër. Por nuk mendoj se gjithçka që ata thonë dhe kërkojnë është e gabuar”, deklaroi gjithashtu kryeministri shqiptar, shkruan Le Monde.
Kreu i opozitës, Sali Berisha, drejtues i Partisë Demokratike të Shqipërisë, forcë politike konservatore, reagoi gjatë një bashkëbisedimi në internet me qytetarët, të cilin partia e tij e pasqyroi më pas në një njoftim për shtyp.
I pyetur për masat që kishte paralajmëruar Rama, Berisha u përgjigj: “ne, qytetarët, nuk do të njohim asnjërën prej këtyre masave. Do t'i kundërshtojmë me të gjitha forcat” dhe do t'i përgjigjemi Edi Ramës dhëmb për dhëmb, “për t'i dhënë atë që meriton”.
Propozimet e kryeministrit shkaktuan reagime edhe mes disa qindra protestuesve që dolën në qendër të Tiranës, për të kundërshtuar, ndër të tjera, koston e jetesës, kushtet e studimit dhe korrupsionin.
“Të ndalosh llogaritë në rrjetet sociale që bëjnë thirrje për protesta, të arrestosh njerëzit e kështu me radhë, është si një kthim në vitet 1990”, tha Frida, një dizajnere interneti 29-vjeçare.
Ajo e krahasoi situatën me periudhën e komunizmit, kur “njerëzit kishin frikë të flisnin”. “Nuk është normale që gjërat të ndodhin në këtë mënyrë”, u shpreh ajo.
Gjatë protestës së të shtunës policia arrestoi 23 persona. Sipas policisë, 13 persona të tjerë po ndiqen penalisht, ndërsa 30 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka deklaruar se protesta kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 149, ndërsa ka njoftuar edhe për nj&...
Demokratët Europianë kanë reaguar sërish ndaj kryeministrit Edi Rama, këtë herë lidhur me plagosjen e 28-vjeçarit Erjo...
Qytetarët vazhdojnë qëndresën dhe protestën kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Protesta vijon që prej orë...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka thënë medias greke "Kathimerini” se dëshiron të mbetet në krye të vendit...
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka bërë një shpjegim lidhur me tre mësimet që duhet të marrë Shqipër...
“Bluzat e Bardha për Ndryshim”, një grupim mjekësh, infermierësh dhe profesionistësh të tjerë shëndetës...
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës për rastin e Erjon Vishkullit, duke e akuzuar për degradimin e s...
Sali Berisha deklaron se Belinda Balluku duhet të ishte prapa hekurave dhe jo të ecte e lirë. Në një komunikim me gazetarët, kre...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas zhvillimeve politike në Serbi, duke vlerësuar largimin nga pushteti të Aleksa...
Kreu i PD Sali Berisha nga selia blu ditën e sotme ka dënuar dhunën policore në protestat e studentëve, sidomos dy ditë më ...