Pamje të rënda/ Ja si po trajtohen studentët në komisariate nga policia!
Pamjet nga një prej komisariateve në Tiranë ku shfaqen disa studentë të shtrirë në dysheme, po bëjnë xhiron e rrjet...
Pamjet nga një prej komisariateve në Tiranë ku shfaqen disa studentë të shtrirë në dysheme, po bëjnë xhiron e rrjet...
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) dënon me forcë pengimin e gazetares së emisionit "Piranjat", Jonida Mukja, ng...
Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi live në ‘Çim Peka LIVE’ se protesta studentore do të arrijë objektivin e saj, duke ...
Prestigjiozja amerikane “The New York Times” i ka kushtuar një artikull të gjerë protestave në Tiranë, duke vënë ...
Nxënës të gjimnazit “Besnik Sykja” kanë ngritur shqetësimin për ndalimin e protestave në ambientet e shkoll&eum...
Një prani e konsiderueshme e forcave të policisë është regjistruar te Blloku i Ambasadave në Tiranë, ku efektivë të...
Pamjet që shikoni në videot e mëposhtme, janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në Tiranë, gjatë pro...
Tirana ka përjetuar mbi dhjetë orë protesta dhe tensione gjatë ditës së tretë të mobilizimit të nxënësve,...
Numri i protestuesve përpara Kryeministrisë është rritur ndjeshëm, pavarësisht tensioneve, ndërhyrjeve të policisë ...
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar pas protestave të dhunshme dhe tensioneve që kanë përfshirë Tiranën gjat&...

55 persona janë arrestuar në flagrancë dhe 98 të tjerë janë proceduar penalisht pas akteve të dhunës gjatë protestës së zhvilluar më 14 tetor në Tiranë.
Sipas Policisë, gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit dhe më pas në disa akse të kryeqytetit, protestuesit kanë dëmtuar institucione shtetërore, biznese private dhe pronë publike, ndërsa 51 punonjës policie janë dëmtuar.
Sipas njoftimit të Policisë, gjatë protestës disa pjesëmarrës të maskuar kanë hedhur gurë, pllaka guri, sende të forta metalike, kapsolla dhe kokteje molotovi në drejtim të efektivëve, institucioneve shtetërore dhe subjekteve private. Si pasojë e akteve të dhunës, janë dëmtuar kangjellat, muret dhe dritaret e godinës së Ministrisë së Arsimit, si dhe tabelat e reklamave, semaforët dhe sinjalistika rrugore. Dëmtime janë raportuar edhe në godina institucionesh shtetërore, banka, institucione financiare dhe biznese të ndryshme.
“Gjatë tubimit të zhvilluar më datë 14.10.2026, përpara Ministrisë së Arsimit, në rrugën e Durrësit dhe më pas në zona të tjera, dhjetëra pjesëmarrës të maskuar kanë ushtruar akte dhune, duke hedhur gurë, pllaka guri, sende të forta metalike, kapsolla dhe kokteje molotovi në drejtim të punonjësve të Policisë, institucioneve shtetërore, subjekteve private dhe ambienteve publike.
Si pasojë e akteve të dhunës, janë dëmtuar kangjellat rrethuese, muret dhe dritaret e godinës së Ministrisë së Arsimit, si dhe kangjellat e trotuareve, tabelat e reklamave dhe sinjalistika rrugore. Gjithashtu, janë dëmtuar godina të institucioneve shtetërore, banka, institucione financiare dhe biznese të ndryshme.
Më pas, protestuesit janë zhvendosur në akse të ndryshme rrugore të kryeqytetit, përfshirë bulevardet “Dëshmorët e Kombit” dhe “Gjergj Fishta”, rrugën “Muhamet Gjollesha” dhe rrugën e Durrësit, duke vijuar aktet e dhunës dhe dëmtimet ndaj institucioneve shtetërore dhe subjekteve private.
Gjithashtu, gjatë akteve të dhunës janë dëmtuar fasada xhami, bankomate, kamera, semaforë, sinjalistika dhe kangjella rrethuese të pronës publike dhe private.
Gjatë tubimit, disa prej protestuesve kanë hyrë në rrethimin e godinës së Komisariatit të Policisë Nr. 2, ku kanë goditur me sende të forta dhe lëndë piroteknike, duke dëmtuar xhamat e fasadës së godinës dhe portën hyrëse. Gjithashtu, kanë djegur me lëndë djegëse një automjet të Policisë dhe kanë dëmtuar me sende të forta tre automjete të parkuara.
Gjatë gjithë tubimit, punonjësit e Policisë të planëzuar në shërbim janë përballur me akte të vazhdueshme dhune, përmes hedhjes së gurëve, sendeve të forta, kapsollave dhe koktejeve molotovi nga grupe pjesëmarrësish të maskuar.
Si pasojë, janë dëmtuar 51 punonjës policie.
Në vijim të veprimeve për dokumentimin ligjor të akteve të dhunës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, pas kryerjes së veprimeve procedurale:
U bë arrestimi në flagrancë i 55 shtetasve, konkretisht: E. L., 18 vjeç; N. T., 23 vjeç; H. A., 18 vjeç; B. M., 20 vjeç; B. B., 22 vjeç; N. Sh., 18 vjeç; A. Th., 19 vjeç; K. B., 28 vjeç; S. F., 18 vjeç; S. A., 45 vjeçe; A. H., 18 vjeç; J. P., 29 vjeç; Z. M., 30 vjeç; F. B., 18 vjeç; Sh. M., 22 vjeç; E. B., 23 vjeç; V. A., 36 vjeç; A. M., 18 vjeç; D. L., 18 vjeç; N. Ll., 28 vjeç; K. B., 26 vjeç; L. P., 20 vjeç; E. Sh., 18 vjeç; E. K., 19 vjeç; Xh. M., 26 vjeç; Xh. M., 24 vjeç; E. T., 18 vjeç; A. T., 30 vjeç; E. L., 19 vjeç; V. Ll., 27 vjeç; A. K., 22 vjeç; A. Ç., 36 vjeç; G. Q., 18 vjeç; A. Ç., 37 vjeç; D. D., 30 vjeç; E. S., 26 vjeç; E. C., 19 vjeç; E. C., 19 vjeç; A. B., 24 vjeç; G. S., 22 vjeç; E. Sh., 19 vjeç; I. M., 23 vjeç; A. A., 44 vjeç; K. O., 20 vjeç; A. A., 24 vjeç; A. N., 19 vjeç; A. Z., 28 vjeç; A. J., 18 vjeç; R. C., 19 vjeç; S. H., 20 vjeç; K. B., 24 vjeç; R. S., 21 vjeç; R. D., 18 vjeç dhe 2 shtetas të mitur, 15 dhe 17 vjeç.
U proceduan penalisht 98 shtetas të tjerë.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në akte dhune ndaj punonjësve të Policisë, institucioneve shtetërore dhe subjekteve private, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit të datës 14.10.2026.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.”- thuhet në njoftim.
Të rinjtë e Durrësit kanë bojkotuar mësimin këtë të mërkurë. Gjimnazistë dhe studentë janë mb...
Sipas informacionit nga Spitali Universitar i Traumës dhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, gjatë protestës s&...
Një pjesë e nxënësve protestues kanë mbërritur përpara bashkisë së Durrësit, teksa në kor kanë k&eum...
Vazhdon protesta e madhe e studentëve në Tiranë, teksa kanë ardhur edhe veprimet e para të revoltës. Studentët u kanë...
Bankat e nivelit të dytë kanë vendosur të mbyllin degët brenda unazës së vogël të Tiranës për arsye t&e...
Ndërkohë që Tirana është tashmë në duart e të rinjve, me gjimnazistë dhe studentë të cilët kanë...
Studentët dhe gjimnazistët vijojnë protestën para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku janë dëgjuar thirrje t&e...
Protesta e të rinjve është përshkallëzuar edhe në qytetin e Korçës. Të rinjtë gjimnazistë kanë ...
Harta e Revoltës Studentorë është zgjedhura në të gjithë vendin. Pas Tiranës, Shkodrës, Korçës jan&eu...
Në rrugët e Tiranës vazhdon revolta e studentëve dhe e nxënësve, që kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama nga ...