INVESTIGIME

Aeroporti i Vlorës, projekt me rrisqe miliona euro, një goditje e fortë e ekosistemit unikal të zonës së mbrojtur të Vjosë-Nartës

n.f Përditësimi i fundit 20 Shtator 2024, 21:59
Aeroporti i Vlorës, projekt me rrisqe miliona euro, një goditje e
Aeroporti i Vlorës

VLORË- Aeroporti i Vlorës, një nga projektet më skandaloze të qeverisë Rama, për të cilin ka tre vite që po punohet me intensitet. Por le t’i marrim gjërat nga fillimi.

Diskutimet për ndërtimin e këtij aeroporti, nisën që në vitin 2018, por vetëm në 2021-n gjithçka u bë konkrete. Në 20 prill të të njëjtit vit u lidh kontrata e koncensionit mes shtetit shqiptar dhe konsorciumit që u shpall fitues, Mabetex Group në pronësi të Behxhet Pacollit që zotëronte 58% të kapitalit, Yda Group me 40% të kapitalit, një kompani turke e njohur për lidhjet e ngushta me presidentin Rexhep Taip Erdogan dhe 2A group me 2%. Yda Group u largua më pas nga aeroporti duke i shitur aksionet për një vlerë modeste 4450 euro. 

Ok, deri këtu asnjë problem. Të paktën në letra. Sepse në fakt, problemi i madh nis kur mësohet vendi ku do të ndërtohet aeroporti. Zona e mbrojtur të Vjosë Nartës, që ka fituar këtë status që nga viti 2004. Narta strehon, ushqen, krijon vend të sigurt për folezim të rreth 63 përqind të gjithë shpendëve që ndodhen në Shqipëri. Pra, në Nartë janë mbi 224 lloje shpendësh, të cilët ushqehen dhe folezojnë, migrojnë, lëvizin aty e përdorin këtë zonë për qëndrim apo edhe për nevojat e tjera që kanë këto. Pra, është një shtëpi e dashur për shpendët. Në Nartë identifikohen së paku 33 lloje shpendësh, të cilët janë në listat e shpendëve të rrezikuar të vendit tonë.

Por le të kthehemi edhe njëherë tek diskutimi teknik i këtij projekti, për të cilin duket se as vetë qeveria nuk është aq e bindur.

Kostoja e ndërtimit të këtij aerporti arrin në 104 milionë euro, por taksapaguesit do të detyrohen të paguajnë 138 milionë euro, ose 32% më shumë se investimi, në rast se koncensioni dështon. Në dokumentat standarte të koncensionit thuhet se “projekti mbart risqe të larta për arsye se është një aeroport i cili ndërtohet nga fillimi në një zonë te gjelbër, dhe është e pamundur të parashikohet me saktësi trafiku dhe nuk ka një bazë të dhënash.

Në këto kushte, në rast se do të vendoset të vazhdohet me zhvillimin e këtij projekti, atëherë autoriteti kontraktues do të marrë masat për të garantuar të ardhurat e parashikuara në skenarin bazë për 10 vitet e para të operimit”. Pra, qeveria vendos të marrë përsipër risqe me miliona euro për projekte që nuk janë të studiuara siç duhet. A ka emër tjetër kjo përveccse bixhoz me paratë tona? Pavarësisht këtyre pasigurive, më 28 nëntor 2021 makineritë e rënda pushtuan zonën e mbrojtur të Vjosë-Nartës për të nisur ndërtimin e aeroporit dhe që prej asaj dite iu dha një goditje e fortë ekosistemit më unikal në vendin tonë I cili fatkeqësisht, në një pjesë të tij e ka humbur statusin e mbrojtjes, me justifikimin e zhvillimit ekonomik. 

aeroporti i vlores rama

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë