AKTUALITET

Air Albania në krizë/ Mbetet me vetëm një avion – Partnerët turq tërhiqen, a po fundoset projekti i Ramës?

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2025, 13:45
Air Albania në krizë/ Mbetet me vetëm një avion –

Turkish Airlines ka vendosur të shesë 49% të aksioneve që zotëron në Air Albania, duke hapur garën për një investitor të ri. Kjo vjen shtatë vite pasi kompania shqiptare nisi fluturimet, falë mbështetjes së qeverisë turke në atë kohë.
Pjesa tjetër e aksioneve mbahet nga MDN Investment (41%) dhe Albcontrol (10%). Vendimi i Turkish Airlines për të tërhequr investimin vjen në të njëjtën kohë me blerjen e një pakete nga Air Europa, me synimin për të forcuar pozicionin e saj në tregun global dhe për të rritur turizmin drejt Turqisë.

Sipas të dhënave, Air Albania operon aktualisht me një Airbus A320 të marrë me qira nga Fly2Sky dhe vazhdon fluturimet në linja si Stamboll, Tiranë dhe Plovdiv.

Pse u tërhoqën turqit?

Turkish Airlines hyri në një partneritet strategjik me Air Albania që prej themelimit të saj – bashkë me kompaninë MDN Investment dhe autoritetin shtetëror Albcontrol.

Kompania nuk ka dorëzuar asnjëherë bilanc. Sipas të dhënave nga Tatimet, qarkullimi vjetor i kompanisë ishte rreth 3.8 miliardë lekë në vitin 2021, për të arritur në rreth 5 miliardë lekë në vitin 2022 dhe 5.5 miliardë lekë në vitin 2023.

Në vitin 2024, të ardhurat janë rreth 4 miliardë lekë, sipas të dhënave indirekte nga Tatimet. Kompania ka rezultuar historikisht me humbje.

Kompania Air Albania, e themeluar më 2018 me pjesëmarrjen e Turkish Airlines (49%), MDN Investment të biznesmenit Sinan Idrizi (41%) dhe ALBCONTROL (10%), ka 6 vite që nuk dorëzon pasqyrat financiare në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Në ekstraktin zyrtar të QKB-së, kompania është shënuar me flamur të kuq, me shpjegimin se “subjekti nuk ka depozituar pasqyrat financiare vjetore raportuese, mbajtja e të cilave sipas ligjit është e detyrueshme”.

Bilanci i fundit i publikuar nga Air Albania është ai i vitit 2018, ku raportoheshin 12.2 milionë lekë humbje neto. Pas këtij viti, asnjë shifër nuk u bë më publike në Shqipëri.

Por dokumentet e Turkish Airlines, aksionere në kompani, nxjerrin në dritë atë se çfarë po ndodh me kompaninë ajrore që mban flamurin shqiptar. Sipas tyre, deri në shtator 2023, borxhet afatshkurtra të Air Albania kapnin shifrën 33 milionë dollarë, duke u rritur me 7 milionë krahasuar me një vit më parë. Në të njëjtën periudhë, raportoheshin edhe humbje prej mbi 300 mijë dollarësh.

Ndërkohë, 3 vite më parë Sinan Idrizi, aksioneri kryesor i Air Albania, mohonte kategorikisht gjendjen e vështirë financiare të kompanisë.

“Atij që ta ka nisur atë pyetjen thuaj që në fillim të ketë informacion. Air Albania, falimentimin e ka zero. Ligjërisht unë me këtë pyetje nuk e di se çfarë të them. Sot është një kompani që ka standardin më të lartë të fluturimit, është në treg me 7 avionë të rinj”, deklaronte Idrizi.

“Ismaili” pas falimentit?

Gjatë ceremonisë së zhvilluar në Rinas në maj të 2018, Edi Rama dhe presidenti Erdogan prezantuan avionin Airbus A319 me emrin “Ismaili”, dedikuar Ismail Qemalit, themeluesit të shtetit shqiptar. Ky avion u regjistrua zyrtarisht në flotën e Air Albania më dhjetor 2018 dhe filloi fluturimet charter në fillim të 2019-s. Më përpara ai i përkiste qeverisë turke.

“Ismaili” që është përdorur nga Edi Rama në mbi 150 fluturime ndërkombëtare duket se ishte “dhurata” e Erdogan për vëllain shqiptar, por me një kosto të madhe. Ai është një model “Airbus A319-132”, i cili ka një kapacitet prej 132 vendesh dhe është prodhim i vitit 2026. Vlera aktuale e tij në treg përllogaritet në afro 30 milionë euro

Ismaili, është përdorur si avion privat nga Rama me një faturë që, sipas opozitës, arrin në të pakten 22 milionë euro, por dyshohet të jetë shumë më e madhe.

Hakerat iranianë kanë zbuluar se kryeministri shqiptar ka udhëtuar 140 herë me charterin e pagëzuar me emrin Ismaili.

Zoom.al ka provuar se një avion si i Ramës shpenzon 15 mijë USD në një orë fluturim. Ai është një avion luksoz me dhomë gjumi dhe me 12 anëtarë ekuipazhi, të cilin nuk e kanë as kryeministra të vendeve anëtare të BE.

Zoom.al ka kërkuar vazhdimisht nga institucionet shqiptare të tregojnë se sa para paguhen për udhëtimet luksoze të kryeministrit me avionin charter, por asnjë prej tyre nuk ka pranuar të japë të dhëna.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?