AKTUALITET

Aranita Brahaj: Rama ka korruptuar shtetin dhe politikën

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Qershor 2026, 12:13

Aranita Brahaj: Rama ka korruptuar shtetin dhe politikën

Gazetarja Aranita Brahaj, e ftuar në “A Show”, hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit, duke e cilësuar atë si simbol të korrupsionit politik dhe kapjes së shtetit.

Duke sjellë në vëmendje një episod nga fillimet e karrierës së tij politike, Brahaj tregoi se si ai i trajtonte gazetarët me përçmim, ndërsa sot, ka ngritur një sistem ku pushteti, paratë publike dhe emërimet përdoren për të blerë ndikim politik dhe institucional.

Vendi duhet të ketë diçka tjetër. Vendi duhet të ketë politika më afatgjata. Pra, ne duhet të kuptojmë që kemi nevojë për ekuilibra, kemi nevojë për zhvillim, kemi nevojë për kapacitete turistike, kemi nevojë për turizëm të disa niveleve dhe për turizmin e çadrave e kampingjeve, të njerëzve të lirë që marrin dhe shkojnë, argëtohen dhe shijojnë, ose që vijnë nga e gjithë Evropa apo nga e gjithë bota për të shijuar natyrën dhe ata cepa të bukur dhe të virgjër. Por duhet edhe modeli ekonomik. Problemi është që dikush duhet ta bëjë këtë në interes të vendit, jo në interes të një njeriu të vetëm dhe në interes të asaj që i vë çmim çdo gjëje dhe unë blej çdo gjë, sepse kjo është ajo që po ndodh.

Mendoni tani, nga fitorja në zgjedhjet e 2025-s deri sot, sa korrupsion politik ka bërë kryeministri ynë. A mund ta them unë se çfarë është korrupsioni politik? Të gjesh çdo njeri që nuk është i partisë tënde, i cili ka një peshë elektorale diku, dhe ta bësh kryeinspektor, kryedrejtor, kryekadastrar.

Jo se nuk ka djem e vajza në partinë tënde që e meritojnë, apo se nuk ka në administratën publike njerëz të depolitizuar që mund të promovohen, por sepse ti ke dëshirë t’u thuash të gjithëve: “Unë i blej, sepse unë jam i pasur. Kam 86 vota, bëj ligjet si dua, kap shtetin si dua, shpenzoj buxhetin si dua, marr borxhin ku dua dhe blej të gjithë me vende pune, me resorte, me leje ndërtimi, me të tjera e të tjera.”

Ky kryeministër është i korruptuar. Ai ka korruptuar legjislacionin, ka korruptuar paratë publike, tenderat, bashkëpunëtorët e tij politikë, bashkëpunëtorët e tij jopolitikë, bashkëpunëtorë të majtë e të djathtë, njerëz me parti dhe pa parti. Ka tentuar të korruptojë lart e poshtë në botë, për interesat e tij dhe të lëkurës së tij. Kaq.

Ai ka menaxhuar logjistikën e departamentit të PR-it.

Tani po futemi në psikologji. Më fal, sepse unë nuk e kam filluar punën time duke bërë radiografinë e korrupsionit dhe të datave. E kam filluar punën time, si gazetare e thjeshtë, me pasion për të folur ndonjëherë për zhvillimet kulturore të Tiranës dhe të Shqipërisë.

Takimi im i parë me këtë njeri në politikë ka qenë në konferencën e tij të parë për shtyp si ministër i Kulturës. Kur ai fliste për një nga ngjarjet, për teatrin, e di si ka qenë sjellja e tij me gazetarët? Unë isha gazetarja më e vogël aty, por gazetarët e tjerë ishin zërat më të njohur të Radio Tiranës apo të radiove të tjera shqiptare. Ishin të nivelit të prozës artistike, jo të rrëfimit mediatik.

Ai hapi krahët dhe tha: “Keni parasysh, pulave ju thuhet ‘shu’?” Me ato duart e mbushura me unaza të para që kishte sjellë nga Franca. Kur filluan t’i bënin pyetje, tha: “Ej! Shu! Shu!” Pra, tentoi, dhe unë isha më e vogla aty dhe nuk kisha pse të ndjehesha keq, por gazetarët e tjerë, të mos themi tani kush ishin, kishin lënë gjurmë si zëra, si mendje, kishin artikuluar bukur dhe po flisnin për teatrin, sepse teatri ka zgjatur gjatë.

Pra, beteja me artistët dhe ambientalistët ky njeri e ka pasur shumë të gjatë. Inceneratorët janë çështje mjedisore, pastaj u bënë çështje korruptive, sepse Evropa tha: “Ne nuk mund të përdorim një teknologji të përpunimit të mbetjeve që është shumë e vjetruar.”

Pra, këtu po flasim për një personazh që nuk ka lindur i keq; kështu ka qenë. Kështu ka trajtuar gazetarët, edhe ata më të mirë, sepse unë kam respekt për ata që kanë qenë gazetarë të kulturës shumë kohë përpara se unë të filloja këtë profesion. Sot nuk jam më gazetare, kam shumë vite, por mbetet…

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?