“Mbi 50 mijë procedime penale në 2025”, Olsian Çela: Kriminaliteti në rritje
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, raportoi në Komisionin e Ligjeve mbi veprimtarinë e Prokurorisë gjatë vitit 2025, ...
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, raportoi në Komisionin e Ligjeve mbi veprimtarinë e Prokurorisë gjatë vitit 2025, ...
Autoritetet belge kanë vënë në pranga Gerd Gjinararin, i njohur ndryshe si “Gert Gjenerali”, i cili ishte i shpallur në k...
Deputetja e Partia Demokratike, Jorida Tabaku, ka zhvilluar një diskutim me eurodeputetin Andrey Kovatchev dhe deputetë të parlamentit të ...
Një bankier multimilioner dhe oficer i dekoruar i Ushtrisë Britanike, me lidhje me familje mbretërore, është arrestuar në rastin...
P ersoni në foto është 45-vjeçari Valter Lleshi, i cili u vra mëngjesin e sotëm në fshatin Shkorrët, përgjat&e...
U zhvillua sot në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) seanca e radhës gjyqësore p&eum...
SHBA-së dhe Iranit iu deshën më shumë se dy muaj për të arritur një marrëveshje për të ndaluar arm...
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me përplasjen fizike të ndodhur gjatë një seancës gjyqësore n&...
Një mik i familjes Schumacher ka sugjeruar një shpjegim pse imazhi i legjendës së Formula 1 mbetet kaq i mbrojtur fort edhe sot....
Pas përplasjeve të forta mes banorëve dhe investitorëve në Rrjoll, Zvërnec dhe Librazhd, ku gardhet e ngritura në territore...

Arben Myzeqari I ftuar në studion e ‘Kafe Shqeto’ denoncon kalvarin disa vjeçar për pronën që i takon por që thotë i është vjedhur. Myzeqari hedh akuza të rënda në emra konkretë të zyrtarëve shtetërorë, të cilët thotë se janë pjesë e skemës kriminale të grabitjes së pronës.
Myzeqari denoncon si janë mbyllur sytë dhe është lejuar marrja e kompensimeve marramendëse nga buxheti i shtetit dhe tjetërsimin e tokave përmes certifikatave të rreme të pronësisë, ndërkohë që qytetarëve u janë zhvatur shumat financiare të paguara për legalizime, duke i lënë pa pronë dhe pa para.
Nëse prona nuk vete tek I zoti atëherë Shqipëria ka marrë fund, thotë ai.
Pjesë nga intervista
Arben Myzeqari: Një kallëzim penal që kam bërë për kryetarin e bashkisë Armando Subashi. Më ka vjedhur pronën mua në mes të qytetit të Fierit dhe Altin Dumani urdhëroi prokurorin, e kemi me firmë, procedimin penal bashkë me Enkeleda Millonain, që është regjistruar me numër 107 në maj të vitit 2022, e ka dërguar për kompetencë në Prokurorinë e Fierit.
Flavio Qarri: Ka shpallur moskompetencë.
Këtu ka shpërdoruar detyrën. Sepse kompetencat për veprat penale të kryetarit të bashkisë, të kryeministrit, të presidentit, të deputetit e të gjithë me radhë dhe të ish-funksionarëve që kanë qenë në këto detyra, është kompetencë e SPAK-ut. Përse SPAK-u e dërgon kryetarin e bashkisë Armando Subashi në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kur ai ka qenë dhe kryetar gjykate në atë? Ka qenë anëtar i KLD-së.
Ajo protestë nuk është protesta e flamingove. Sepse tërheqja zvarrë e atij qytetarit ishte vetëm shkaku, urrejtja që kishin mbledhur gjithë shqiptarët për 35 vjet për pronat pra. Pra, atë e morën zvarrë pse tha unë do vete te prona ime. Dhe kjo protestë në radhë të parë, në qoftë se prona nuk vete te i zoti, atëherë Shqipëria ka marrë fund.
Mua më ka shqetësuar shumë fakti që kryeministri thotë le t'i drejtoheni gjykatave, që janë një tmerr pafund.
Unë jam futur në proces gjyqësor padretësisht dhe që në fillim kam kërkuar pezullimin e gjykimit sepse dokumentet unë i pashë që ishin të falsifikuar.
Ky dokument më ka marrë jetën dhe më ka futur në burg. Ky dokument që është përdorur për të vjedhur pronën e familjes Stambolliu në qytetin e Fierit, konkretisht parkun e Fierit, i tregoja Altin Dumanit, Arben Krajës dhe Klodian Brahos, dhe të ma përkthejnë se sa sipërfaqe ka në këtë dokument.
Flavio Qarri: Çfarë dokumenti është ky?
Ky është një dokument që është përdorur si origjinë prone për të vjedhur në procesin gjyqësor, dhe unë kam një dokument, ja ku është, vendimi i gjykatës së apelit Vlorë, 11 i 7 i 2000. Gjinovefa Gaba, Rraman Çinami, Alauddin Malaj.
Flavio Qarri: Po, Alaudin Malaj.
Ky tani po bën profetin tani e kupton, të ndershmin. Ky, këto dokumente i ka quajtur të rregullt dhe i ka vjedhur tokën Pavli Stambolliut. Ky është dokument falco, jo vetëm sepse ka një akt ekspertimi sot që e kanë quajtur falco nga ana grafike. Por, në qoftë se neve lexojmë Ismet Elezin, profesorin e jurisprudencës, nuk është thjesht dokumenti i falsifikuar sepse është falsifikuar shkrimi, por përmbajtja në të. Po të lexosh këtë dokument, sepse këtu dalin shumë gjëra, prandaj i thashë metastazat, sot kemi në parlamentin shqiptar një të ashtuquajtur atdhetar dhe patriot të flaktë Ardit Bido. Që ky është një qenie hibride shumë e poshtër antishqiptare.
Ardit Bido. I kam bërë kallëzim penal dhe u katandis kaposhi një thellë, sepse krimet e rënda, pikërisht Klodian Braho mori vendim mosfillimi dhe e çuan për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës vetëm për falsifikim të dokumentave. Për Sara Resulin. Po e themi me emër, unë jam këtu ballë për ballë. Sara Resuli është personi që ka bërë kërdinë në qytetin e Fierit. Me marrëveshje të Baftjar Zeqaj, ish kryetari i bashkisë dhe ish-deputet i Fierit dhe sot me Armando Subashin. Dhe e dini që me vendim të Këshillit të Ministrave, urdhëro, Vendimi i Këshillit të Ministrave numër 298, 15.04.2020 firmosur nga kryeministri Edi Rama.
Flavio Qarri: Çfarë thotë kjo VKM-ja?
Dhe kjo VKM-ja, mua më kanë shqyer si çakenjt. E shikoni këtë sipërfaqen e vogël, të pikën e vogël këtu? Ja kjo është pika e vogël këtu.
Agjencia Shtetërore të Kadastrës në 2020-ën, ka bërë tjetërsimin e pronës kur unë kam qenë në proces gjyqësor në gjykatën e lartë me Sara Resulin. Dhe ndërkohë që unë kam paguar 113 milionë lekë për një pronë shtetërore për këtë 460 metërshin që është këtu. ASHK-ja e ka tjetërsuar, që kur unë isha në proces gjyqësor në gjykatën e apelit Vlorë. Dhe paratë e mia sot që po flasim bashkë nuk dihet se ku janë. Nuk kam as biznes, jam në një gjendje shëndetësore shumë të rënduar dhe gjendje ekonomike të shkatërruar totalisht.
Flavio Qarri: Nga beteja juaj për pronën...
Unë do luftoj deri në fund sa të kem frymë, sepse padrejtësia është aq e madhe saqë po të fillojë sot një reformë ashtu siç duhet, duhen edhe 15 vjet të tjera që ta zgjidhësh këtë problem.
Për mua Rama është një mashtrues dhe më ka vjedhur pronën. Për mua është një mashtrues dhe kryehajduti i Shqipërisë.
Pse ta ka vjedhur Rama pronën?
Flavio Qarri: Ma ka vjedhur sepse në 2017-ën i kam denoncuar përpara gjithë publikut fierak në fushatën që mori për 'Shqipëria që duam' dhe i kam thënë: Zoti Kryeministër, i kam dhënë shtetit 113 milionë lekë për të blerë një sipërfaqe me ligjin e legalizimit, dhe jo vetëm që unë nuk kam marrë çertifikatën e pronësisë, por me dosjen time të legalizimit janë vjedhur 2 miliard e gjysmë lekë pikërisht me vendim të Këshillit të Ministrave.
Familja Prodani ka një certifikatë pronësie dhe ajo ka marrë me këtë vendim të Komisionit të Pronave të atëhershëm, dhe thotë, janë pronarë në 6 hektarë pyll në lagjen 1 Maj të qytetit të Fierit, në 6 hektarë pyll në Roskovec, dhe si kompensim kjo ka marrë 2 miliard e 400 milionë lekë.
Folësi 2: Me këtë dokument. Dhe ai jo vetëm që nuk e mori përsipër që ta zgjidhë këtë problem, por në vitin 2020 ka marrë pikërisht këtë vendim të Këshillit të Ministrave... familja Resuli që ka marrë 240 milion lekë.
Pra ata kanë marrë edhe nga buxheti i shtetit 2 miliard e gjysmë lekë, dhe kanë bërë kërdinë me qindra hektarë në qytetin e Fierit. Për mua nuk është ky shkaku. Për mua është prokuroria dhe gjykata. Sepse që në fillim, kur i kam parë këto dokumente të falsifikuara, kam kërkuar pezullimin e gjykimit, duke i thënë gjykatës: në bazë të kodit të procedurës civile, ju keni të drejtë që këtë dokument, origjinë prone, duhet ta hetoni sepse është i falsifikuar. Dhe sot e kësaj dite që flasim ne bashkë, Ardit Bido e futi në arkiv të shtetit këtë, dhe në vitin 2022 megjëse unë kam fituar të gjitha proceset gjyqësore, ajo ka marrë çertifikatën e pronësisë.
Fabio Qarri: Tani zoti Myzeqari, në ç'pikë është në këto momente që po flasim çështja juaj në raport me sistemin e drejtësisë? Ju në cilën fazë të procesit jeni?
Është një tmerr pafund. Domethënë atë që thotë kryeministri që ikni në proces gjyqësor, unë i them qytetarëve shqiptarë, në qoftë se doni të vdisni nëpër sallat e gjyqeve, ikni në gjykatë. Çojeni në gjykata dhe në prokurori dhe aty ke vdekur. Unë konkretisht kam filluar nga 2011-ta, kam fituar të gjitha proceset gjyqësore, dhe për të gjitha këto probleme në 2018-ën bashkë me Pavli Stambolliun, unë kam bërë procedim penal kundër Ethem Resulit, Baftjar Zeqaj, ish kryetari i bashkisë, dhe prokuroria sot e kësaj dite nuk ka bërë asnjë veprim. Të dalim te SPAK-u, nuk kam asnjë lloj besimi sepse Klodian Brahua sot që drejton SPAK-un është anëtar i kësaj organizate kriminale që kur ka qenë nëndrejtues i Prokurorisë së Vlorës. Duke mbrojtur Sara Resulin pikërisht.
Armando Subashi edhe sot që po flasim bën krime në Fier. Belinda Balluku e gjeti sheshin e krimit në Fier. Fieri ka 20 vite që është kthyer në qytet shtet mafioz që vjedh pronat e qytetarëve, pronat e shtetit dhe nuk I thotë njeri asgjë.
Një aksident është shënuar në aksin rrugor Rreshen-Reps rruga e Kombit. Një shtetas nga Kosova sapo ka zbritur nga autobusi ka ...
Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Konicë të Greqisë mëngjesin e sotëm (15 qershor). Një zjarr i fuqish&eum...
Valter Lleshi, i cili u gjet sot i vrarë në automjetin e tij në fshati Shkorret të Mirditës, dyshohet se ka qenë i implikuar n&e...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka përfundu...
Teksa protestat masive të të rinjve për largimin e kryeministrit Edi Rama kanë hyrë në ditën e 16-të, në mendje t...
“Katër miliardë euro investim i huaj”, “ky zhvillim do na vendosë në majë të turizmit botëror”, &ld...
Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në Mirdit&...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me 82.3 lekë. Ndërk...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Mirditë, ku një person ka mbet...
Numri i konsumatorëve shqiptarë që prodhojnë energji për nevojat e tyre është më shumë se dyfishuar në dy vi...