AKTUALITET

Arrestimi i shefit të Rrugores hap çështje të vjetra/ Kunati i Ardian Çapjas kallëzim ndaj Roven Zekës: Manipuloi provat ndaj tim biri!

n.f Përditësimi i fundit 27 Prill 2025, 19:16

Arrestimi i shefit të Rrugores hap çështje të vjetra/

TIRANË- Pas arrestimit nën dyshimet për korrupsion, ndaj Roven Zekës, shef i qarkullimit rrugor në Tiranë dhe Edison Tabakut, oficer i policisë gjyqësore, në Prokurorinë e Posaçme ka mbërritur një kallëzim i ri, ku ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe pjesëmarrje në grup kriminal.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Enver Sinakoli, kunat i Ardian Capjas, ky i fundit i dënuar me burgim të përjetshëm, pretendon se Zeka, bashkë me Ulian Shpataraku dhe zv. prokurorin e rrethit, kanë manipuluar provat ndaj djalit të tij, në të paktën dy raste.

Djali i tij po udhëtonte me nusen e tij në automjet, dhe në një automjet tjetër po udhëtonte shoku i tij Marlen Goxhaj me nusen e tij shtatzënë të ndjekur nga pas nga Usama Gashi që ka bërë kallëzim të pretenduar të rreme nga Enver Sinakoli.

Kallëzuesi ka pretenduar se nga automjeti është qëlluar me armë, por në vendin e ngjarjes, nga këqyrja e parë që u bë në kohën e kallëzimit, nuk u gjet asnjë gëzhojë nga oficeri i parë gjyqësor, ku i pranishëm në këqyrje ka qenë vetë Roven Zeka.

Por oficeri i dytë, Edison Tabaku 14 orë pas ngjarjes, pa patur urdhër prokurori ka përpiluar një procesverbal sikur kishin gjetur gëzhoja në vendngjarje duke spostuar dhe ndryshuar vendin e ngjarjes. Enver Sinakoli, është babai i Ardit Sinakolit, një prej viktimave të masakrës së 3 shkurtit 2016, me 3 të vrarë e disa të plagosur, ngjarje e cila edhe sot mbetet pa autor.

Ai thotë se nuk e ka bërë kallëzimin më herët, pasi nuk ka besim tek institucionet, por sot që SPAK po heton Zekën dhe vartësit e tij, vendosi të dorëzonte provat. Sinakoli pretendon se Zeka dhe i besuari i tij, Ulian Shpataraku, dilnin në terren në Elbasan me makina luksoze pa shenja dalluese dhe bënin aksione të paligjshme, pa urdhër prokurori.

Në kallëzim, Sinakoli pretendon se ngjarja e parë e manipuluar është ajo e datës 15 korrik 2023, ku djali i tij ishte duke udhëtuar në një automjet që drejtohej nga Marlen Goxhaj. Kallëzuesi ka pretenduar se nga automjeti është qëlluar me armë, por në vendin e ngjarjes, nuk u gjet asnjë gëzhojë nga oficeri i parë gjyqësor.Por oficeri i dytë, Edison Tabaku pa patur udhër prokurori ka përpiluar një procesverbal sikur kishin gjetur gëzhoja në vendngjarje.

Episodi i dytë, lidhet me ngjarjen e datës 19.09.2023 ku Marlen Goxhaj po udhëtonte me mjetin e tij, kur policia pretendon se i ka bërë shenje të ndalonte, por ai ka refuzuar. Ndërkohë, që Goxhaj pretendon se në momentin që është nisur të dalë nga parkimi, në sfond në krye të rrugës shfaqet një BMW X5 e bardhë me xhama të zinj dhe një Range Rover i Bardh me Xhama të Zinj, të cilat i bllokojnë rrugën e daljes.

I friksuar dhe duke parë dy automjete luksoze me xhama të zinj, Marlen Goxhaj ikën mbrapsht në mënyrë që t’i shmangej dy automjeteve që i bllokuan rrugën. Dy automjetet luksoze i vihen nga pas dhe e ndjekin në distancë.

Ai pretendon se automjetet luksoze nuk kanë asnjë shenje dalluese dhe nga makinat nuk kanë zbritur asnjë person apo punonjës police apo individ me uniformë të policisë, që të bënte të mundur që ai të dallonte që ishte policia. Për këto dy episode, Sinakoli kërkon hetimin e Zekës dhe Edison Tabakut si dhe të zyrtarëve të tjerë të prokurorisë dhe policisë së Elbasanit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë