AKTUALITET

Arrestimi skandaloz i avokatit/ Kryeinspektori Metani fal prokurorin Gjergj Ceka: Është i ri

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Janar 2026, 19:08
Arrestimi skandaloz i avokatit/ Kryeinspektori Metani fal prokurorin Gjergj

‘Do të të arrestoj’. Me këtë kërcënim iu drejtua prokurori i Elbasanit, Gjergj Ceka, avokatit Ulian Bajrami, gjatë një debati të tensionuar në sallën e gjyqit, në 17 Tetor 2025.

Nga fjalët, u shkua tek veprat. Vetëm pak orë pas debatit, avokati Bajrami prangoset për ‘kanosje të prokurorit’, një rast që shkaktoi reagimin e fuqishëm të Shoqatës së Avokatëve dhe juristëve në mbarë Shqipërinë.

Por, për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, ‘megjithëse prokurori Gjergj Ceka rezulton të mos jetë vetëpërmbajtur dhe të ketë shkelur rregullat e solemnitetit dhe etikën në komunikim… nuk ka ardhur ndonjë pasojë konkrete në lidhje me ushtrimin e funksionit të prokurorit…’.

Po ashtu, Kryeinspektori Metani rezulton të jetë treguar shumë tolerant me prokurorin Ceka, duke i justifikuar veprimet e tij si ‘të nxituara…për shkak të mungesës së përvojës’.

Ky qëndrim absurd i Kryeinspektorit të Drejtësisë, i cili thotë se nisi verifikimet kryesisht, pas raportimeve mediatike, cënon logjikën minimale të opinionit publik.

Artur Metani thotë se ‘nuk ka ardhur ndonjë pasojë…’, ndërkohë që avokati Bajrami qëndroi në paraburgim për të paktën 40 orë, derisa një prokuror tjetër i Elbasanit konstatoi se ndalimi i tij ishte i paligjshëm.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë është një nga strukturat e reja të ‘Drejtësisë së Re’. Kompetencat kushtetuese e vendosin ILD-në në një pozicion superior mbi gjykatat dhe prokurorinë, pasi ka të drejtën e nisjes së hetimit disiplinor ndaj magjistratëve.

Por, përtej kompetencave të zgjeruara, ILD-ja, në drejtimin e kryeinspektorit Artur Metani, është dëshmuar si një strukturë amorfe, siç e tregoi më së miri edhe në rastin e Elbasanit.

Debati mes prokurorit dhe avokatit

Në 17 Tetor 2025, në Gjykatën e Elbasanit po shqyrtoheshin kërkesat e prokurorit Ceka për caktimin e masave të sigurimit ndaj disa personave, të dyshuar për ‘kundërshtim të forcave të policisë’ dhe armbëmbajtje pa leje’.

Avokati Ulian Bajrami ishte mbrojtës ligjor i të dyshuarit M.S., ky i fundit i dyshuar për kundërshtim të policisë.

Gjatë seancës gjyqësore, avokati Bajrami konstatoi se prokurori Ceka nuk kishte asnjë provë ndaj klientit të tij dhe se prokurori po tjetërsonte provat për të rënduar pozitën e shtetasit M.S

Në fjalën e tij, avokati iu drejtua prokurorit se ‘do të merrem me ty personalisht dhe me oficerët e Policisë Gjyqësore, pasi po manipuloni provat’, duke lënë të kuptohet se do të bënte kallëzim penal për falsifikim provash.

Prokurori, me shumë mundësi në nervat e debatit, e keqkuptoi shprehjen e avokatit dhe e kërcënoi ‘do të të arrestoj’.

Ndërkohë që avokati ka vetëm fjalën në sallën e gjyqit, prokurori, për shkak të pozitës proceduriale, kërcënimin mund ta shndërrojë në realitet. E, kështu ndodhi. Të shtunën e 18 dhjetorit 2025, avokati Ulian Bajrami thirret të paraqitet në Komisariatin e Elbasanit, ku i komunikohet urdhëri i ndalimit, pikërisht se kishte mërzitur prokurorin Gjergj Ceka në sallën e gjyqit. Gjithësesi, ai lirohet pas disa orëve.

Kryeinspektori, strukturë amorfe

Rasti përbënte një precedent të rrezikshëm për ‘Drejtësinë e Re’, duke e shndërruar prokurori në një inkuizitor, i cili inatin e mungesës së argumentave mund ta konvertojë në arrestim.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, duke parashikuar një furtunë në sistemin juridik, ndërhyri brenda një kohë të shkurtër, duke njoftuar menjëherë pas episodit se kishte nisur verifikimet për përgjegjësi të mundshme disiplinore ndaj prokurorit Gjergj Ceka, si edhe gjyqtares së seancës, Megi Strakosha.

Pasi kaluan disa muaj dhe rasti i arrestimit të avokatit Ulian Bajrami ‘u harrua’ për shkak të dinamikave të tjera, Kryeinspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, njoftoi se ‘rasti është arkivuar’, pasi ai dhe stafi i tij nuk kishin gjetur shkelje, as nga prokurori, as nga gjyqtarja.

Nga verifikimi i rastit ‘rezulton se si pasojë e komunikimit jo në nivelin më të lartë të standardeve etike nga ana e magjistratit, nuk ka ardhur ndonjë pasojë konkrete në lidhje me ushtrimin e funksionit të prokurorit, si dhe rolit të tij si magjistrat, si dhe sjellja e prokurorit ka pasur karakter të izoluar dhe ka ndodhur vetëm një herë, si dhe nuk ka krijuar terren për sjellje të papërshtatshme edhe në rastet të tjera të ngjashme. Në të njëjtën kohë, rezulton se prokurori ka një vjetërsi në detyrë prej 5 vitesh, një periudhë kjo relativisht e shkurtër e përvojës së tij si magjistrat prokuror’, thotë Kryeinspektori i Drejtësisë, Artur Metani, në një njoftim publik të shpërndarë këtë të Premte, 9 janar 2025.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?