AKTUALITET

Auditoret bosh, valixhet plot/ Mbi 10 mijë vende bosh në universitete për vitin akademik 2024–2025

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2025, 21:37

Auditoret bosh, valixhet plot/ Mbi 10 mijë vende bosh në universitete

Vetëm 66.92% e totalit të kuotave të ofruara nga universitetet në Shqipëri janë plotësuar me studentë për vitin akademik 2024–2025. Të dhënat nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) dhe tregojnë se mbi 10 mijë vende studimi kanë mbetur bosh në rang kombëtar. Sipas raportit, universitetet publike dhe private kanë ofruar gjithsej 32 177 kuota, ndërsa janë regjistruar vetëm 21 547 studentë, çka dëshmon një rënie të ndjeshme të interesit për arsimin e lartë.

Raporti ndalet veçanërisht te Universiteti i Tiranës, institucioni më i madh i arsimit të lartë në vend. Edhe pse mbetet një nga universitetet më të preferuara nga maturantët, një pjesë e konsiderueshme e kuotave nuk janë plotësuar, veçanërisht në disa programe specifike studimi.

Sipas të dhënave të QSHA-së, interes më i ulët është regjistruar kryesisht në:

degët e mësuesisë,

shkencat natyrore,

bujqësinë dhe disa degë inxhinierike,

programet profesionale.

Në universitetet jashtë Tiranës, diferenca mes kuotave të ofruara dhe regjistrimeve reale është edhe më e theksuar, duke bërë që auditorët të mbeten pjesërisht bosh.

Emigrimi dhe arsimi i lartë

Rënia e numrit të studentëve përkon me rritjen e largimeve nga vendi, ndërsa qeveria vijon të mbajë një ton optimist për të ardhmen. Sipas Anketës së Migracionit të Familjeve 2024, të realizuar nga INSTAT në bashkëpunim me Banka Botërore, rreth 37% e familjeve kanë të paktën një anëtar që jeton aktualisht jashtë vendit ose ka migruar dhe është kthyer.

Anketa vlerëson se rreth 1.6 milionë shqiptarë jetojnë jashtë Shqipërisë, ndërsa mbi 108 mijë persona janë kthyer në vend gjatë 12 viteve të fundit, duke treguar se migracioni funksionon si një cikël i vazhdueshëm dhe jo si një lëvizje e përkohshme. Sipas të dhënave, 22% e familjeve kanë aktualisht anëtarë jashtë Shqipërisë, ndërsa 20% raportojnë të paktën një migrant të kthyer. Emigracioni prek kryesisht të rinjtë në moshë pune, veçanërisht meshkujt që siç duket nga raporti i QSHA po regjistrohen gjithmonë e më pak në universitete.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria pritet të anëtarësohet në Bashkimin Europian në vitin 2027, por me këto shifra në arsim, duket se festimi do t’i mbetet vetëm një rrethi të ngushtë: patronazhistëve dhe socialistëve që nuk do të kenë përfunduar pas hekurave.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?