AKTUALITET

Dosja e Ballukut për grabitjen te Unaza e Madhe tregon se si kriteret vendosen me porosi të kompanive fituese. Ja disa shembuj

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2025, 20:35
Dosja e Ballukut për grabitjen te Unaza e Madhe tregon se si kriteret

Çfarë kanë parë e dëgjuar deri tani shqiptarët nga dosja “Balluku” është vetëm maja e asjbergut për nga mënyra se si janë plaçkitur shqiptarët nga Edi Rama dhe numri dy i qeverisë së tij, të cilën po përpiqet ta mbrojë me thonj për të shpëtuar veten.

Në një pjesë të dosjes prej rreth 16-mijë faqesh të Ballukut, të cilën e disponon Syri vihet re se si është përdorur një investim publik si Unaza e Madhe e Tiranës për majmjen e klientëve të qeverisë Rama.

Në dosjen e SPAK për Ballukun tashmë, ka një denoncim në SPAK, të inicuar nga një pjesëmarrës në garë, ku denoncon me detaje të gjitha ato shkelje që konsiderohen si favorizime, apo dhënie paradhënie të tenderit për 7 kompani të lidhura me qeverinë.

Në mënyrë perfide, kriteret e vlerësimit për tenderin janë hartuar lot për lot, për Unazën e Madhe, për t'ju dhënë në mënyrë nominale kompanive që plotësojnë kriteret krejt apriori.

Doni fakte?!

Ja si janë vendosur kriteret e vlerësimit me pike:

Për shembull: 25 pikë merren me vlerësim subjektiv pa përcaktuar formulën e pikëzimit në mënyrë të qartë, ndërkaq me 50 pikë është përcaktuar vlerësimi për ofertën ekonomike, kur ligii këtë aspekt, pra ofertën ekonomike e vlerëson me 70%.

Lotet e ndara nga 1, 2, 3, 4, 5, 6 dhe 7, jane segmente me të njëjtën natyrë pune dhe pothuajse me të njëjtën vlerë, pasi böhet fjalë thuajse për një ndarje simetrike të punëve publike, por qeveria ka vendosur kritere të veçanta për secilin lot.

Ja një shembull tjeter: Tek Loti I është përcaktuar fitues firma Salillari, pasi dhe në kriteret e kualifikimit janë vendosur elemente dhe makineri, të cilat i zotëron kompania Salillari, si p.sh: janë kërkuar makina transporti "Damper", të cilat i ka firma Salillari, pra në mënyrë nominale, ku fare mirë mund të vendoseshin kritere mekanike të një fuqie apo roli të caktuar, pa specifikuar markën e makinerisë.

Një shembull tjetër: Tek Loti 2 i rrugës, firma e parapërcaktuar ështe "4AM". Oeveria ka vendosur kriteret e kualifikimit, që duket i plotëson vetëm kjo kompani.

Më me detaje: Janë vendosur kërkesat për kualifikim të inxhinierëve gjeoteknike si drejtues teknikë, kur kjo kompani e ka në licensë këtë aspekt.

Vendosja e këlij kriteri vetëm për këtë lot nuk ka logjikë fare, pasi ose mund të jetë i përgjithshem kriteri i gjeoteknikeve ose si standard për të gjithë punët publike, e jo të vendoset vetëm për një lot rruge, i cili nga të gjitha kushtet teknike e financiare ka të njejtin volum pune e kushte fizibiliteti simetrike.

Çudia është se ky kusht, pra, gjeotekniket nuk vendosen fare në lotet e tjera, pikërisht sepse këtë kriter e plotëson vetëm kjo kompani. Ndërkaq, në Lotin 3, Sipas kritereve të vendosura eshtë planifikuar për "Alb billding", ose siç quhet rëndom kompania e nipit të Gramoz Ruçit.

Loti 4 është parashikuar për një tjetër kompani që kanë i "qëndisur" kriteret sipas saj; bëhet fjalë për kompaninë "Alba Via"

Ku njëri nga ortaket e kësaj kompanie Hasan Hafizi i ka dhënë garanci ministres Balluku që nuk do të ketë probleme ligjore, pasi është kusheriri i kryetarit (të kohës) të SPAK, Arben Kraja.

Flitet se "Alba Via" u fut në loje pikerisht për këte arsye, duke detyruar bashkimin e kompanive "Alko Impex" dhe "2T'" në lotin 7 Tek Loti 5 është përcaktuar kompania "GPG" e Paqësor Buzit, që mbështetet nga banda e Lushnjes, e cila ka marrë disa tendera te ARRSH me vlerë të plotë. Loti 7 i ishte premtuar kompanisë "Alko Impeks" dhe "2T"

Ndërkaq, Loti 6 është ruajtur për kompanine "Gener2", alias kompania e skandalit të Unazës së Madhe tek Shaiponja. Po kjo kompani po merr në koncesion rrugën Thumanë-Kashar me vlerë marramendëse 450 milione euro me kosto 20 milionë euro për kilometër, një vlerë abuzive e padëgjuar. Rrugë që mund të realizohet me 10 milionë euro për kilometër, pra dy herë më pak se vlera që po ja jepte qeveria shaiptare kësaj kompanie.

Gjithë ky abuzim i madh prej 130 milionë eurosh është me urdhër të ministres Balluku, pasi kjo ministre komandon sistemin drejtues nëpërmjet motrës së saj, e cila eshte kryetare komisioni e Vettingut (gjatë kësaj periudhe), ku bën shantazhimin e gjygtarëve dhe prokurorëve për të mbrojtur abuzimet e saj.

Të gjitha këto të dhëna që ne kemi paraqitur janë te verifikueshme. Tek kriteret e veçanta janë futur edhe numri i punetorëve në varësi të firmes fituese, ku vlerat e loteve janë pothuajse të njëjta.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?