AKTUALITET

Avokati Uljan Bajrami vihet në pranga, Llangozi: Një akt po aq i rëndë sa vrasja e gjyqtarit Kalaja, tronditëse

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Tetor 2025, 12:28

Avokati Uljan Bajrami vihet në pranga, Llangozi: Një akt po aq i

Pas arrestimit të avokatit Uljan Bajrami, i cili u ndalua nga policia për kërcënim të prokurorit gjatë një seance gjyqësore, ka reaguar edhe avokati Arben Llangozi. Përmes një postimi në Facebook, Llangozi ka cilësuar këtë arrestim si "të padrejtë" dhe ka theksuar se Bajrami po "pagon çmimin e ndershmërisë" në një sistem të kalbur dhe të korruptuar.

Llangozi e ka cilësuar ngjarjen si një nga "më tronditësit" që ka goditur drejtësinë shqiptare në vitet e fundit, duke e krahasuar atë me ngjarje të tilla tronditëse si vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja. Ai ka theksuar se njëri u vra fizikisht, ndërsa Bajrami po "vritet" për së gjalli nga një sistem që, sipas tij, nuk duron zërin e ndershëm dhe kritik ndaj manipulimeve të mundshme.

Postimi i avokat Arben Llangozi

Uljan Barjami, Avokati që po paguan çmimin e ndershmërisë në një sistem të kalbur .Arrestimi i avokatit Uljan Barjami është një nga ngjarjet më tronditëse që ka goditur drejtësinë shqiptare në vitet e fundit. Është po aq i rëndë sa vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, sepse në të dy rastet është goditur në zemër vetë drejtësia. Njëri u vra fizikisht, tjetri po “vritet” për së gjalli nga një sistem që nuk duron dot zërin e ndershëm dhe kritik ndaj manipulimit.

Ajo që po ndodh me Uljanin është pasqyra më e qartë e një realiteti të frikshëm, kur ligji përdoret si armë kundër atyre që e mbrojnë, atëherë shteti ka dështuar. Oficerë, prokurorë dhe gjyqtarë që bashkëpunojnë për të manipuluar prova, që krijojnë akuza të rreme dhe mbulojnë të vërtetën, janë shndërruar në një zinxhir të njëjtë korrupsioni. Ata nuk kërkojnë drejtësi, por pushtet. Nuk mbrojnë ligjin, por interesat e errëta që i komandojnë dhe veprimet e tyre kriminale.

Uljani nuk është një avokat i zakonshëm. Ai është një simbol i kurajos profesionale dhe njerëzore, një zë që flet aty ku të tjerët heshtin. Ai është hero i punës, i ndershmërisë dhe i përkushtimit ndaj ligjit, një shembull i gjallë i asaj çfarë duhet të jetë avokatia, mburojë për të pafuqishmit, jo armë e pushtetit.

Sot, ai ndodhet përballë një sistemi që përpiqet ta shkatërrojë vetëm pse nuk pranoi të bëhet pjesë e lojës së pistë. Por rasti i tij nuk është vetëm i tij, është kauza e gjithë shoqërisë që kërkon transparencë, llogaridhënie dhe drejtësi të vërtetë. Nëse heshtim sot për Uljanin, nesër do të jetë dikush tjetër në vendin e tij.

Prandaj është koha të reagojmë. Të mos pranojmë më drejtësi të manipuluar, prokurorë që bëjnë pazare dhe gjyqtarë që marrin urdhra. Uljani është prova se ende ka njerëz që besojnë tek ligji, tek e vërteta dhe tek ndershmëria dhe për këtë arsye është i rrezikshëm për ata që ndërtojnë karrierën mbi mashtrimin.

Uljan Barjami nuk duhet të lihet vetëm. Kauza e tij është kauza e dinjitetit njerëzor, e besimit tek drejtësia dhe e shpresës se Shqipëria mund të ketë ende njerëz që nuk shiten.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë