Pamje të rënda/ Ja si po trajtohen studentët në komisariate nga policia!
Pamjet nga një prej komisariateve në Tiranë ku shfaqen disa studentë të shtrirë në dysheme, po bëjnë xhiron e rrjet...
Pamjet nga një prej komisariateve në Tiranë ku shfaqen disa studentë të shtrirë në dysheme, po bëjnë xhiron e rrjet...
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) dënon me forcë pengimin e gazetares së emisionit "Piranjat", Jonida Mukja, ng...
Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi live në ‘Çim Peka LIVE’ se protesta studentore do të arrijë objektivin e saj, duke ...
Prestigjiozja amerikane “The New York Times” i ka kushtuar një artikull të gjerë protestave në Tiranë, duke vënë ...
Nxënës të gjimnazit “Besnik Sykja” kanë ngritur shqetësimin për ndalimin e protestave në ambientet e shkoll&eum...
Një prani e konsiderueshme e forcave të policisë është regjistruar te Blloku i Ambasadave në Tiranë, ku efektivë të...
Pamjet që shikoni në videot e mëposhtme, janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në Tiranë, gjatë pro...
Tirana ka përjetuar mbi dhjetë orë protesta dhe tensione gjatë ditës së tretë të mobilizimit të nxënësve,...
Numri i protestuesve përpara Kryeministrisë është rritur ndjeshëm, pavarësisht tensioneve, ndërhyrjeve të policisë ...
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar pas protestave të dhunshme dhe tensioneve që kanë përfshirë Tiranën gjat&...
Një tjetër denoncim për dhunë policore ndaj të miturve gjatë protestës është bërë publik në SYRI TV. Aurel Lutaj, babai i një nxënësi 15-vjeçar të 'Petro Ninit', deklaroi se djali i tij është dhunuar nga policia gjatë dhe pas shoqërimit, ndërsa kërkoi nga institucionet të ndalojnë përdorimin e dhunës ndaj fëmijëve.
Në një intervistë me moderatoren Armela Ferko, në SYRI TV, Lutaj tregoi se i biri kishte dalë në protestë së bashku me shokët dhe shoqet e klasës nga shkolla ‘Petro Nini Luarasi’.
Sipas tij, djali nuk kishte kryer akte dhune dhe as nuk ishte përpjekur të largohej me vrap nga policia. Megjithatë, ai pretendon se i mituri ishte goditur nga gjashtë efektivë.
‘Gjashtë burra aty me një fëmijë 15 vjeç, duke goditur djalin, vetëm atje në komisariat. Edhe ata policët ia kanë goditur djalin. Se djali është minoren, është i vogël dhe nuk ka ikur me vrap, se nuk ka bërë gjë fare, absolutisht asnjë gjë. Ka 11 orë që e mbajnë nga komisariati në komisariat’, deklaroi babai.
Denoncimi i prindit në SYRI TV
Aurel Lutaj: Djali ka qenë me shokët e me shoqet e klasës edhe kanë dalë, një kështu siç doli gjithë shkolla. S'ka krijuar domethënë asnjë lloj brutaliteti se nga... kanë bërë një sjellje shumë... e shikoni dhe vetë me video.
Aurel Lutaj: Nuk kemi fjalë çfarë të themi. Gjashtë burra aty me një fëmijë 15 vjeç, duke goditur djalin, vetëm atje në komisariat ata janë njerëz të... shumë ordinerë do të thosha, ata policët. Edhe ata policët ia kanë goditur djalin. Se djali është minoren, është i vogël dhe nuk ka ikur me vrap, se nuk ka bërë gjë fare absolutisht asnjë gjë. Edhe ma kanë mbajtur sot, e kanë futur në... E kanë arrestuar, e kanë çuar në... e kanë kapur vetë ata.
-Për çfarë e kanë marrë djalin? Për çfarë arsye e mbajnë djalin sot? Ju kur u njoftuat dhe si u njoftuat për arrestimin e tij?
Aurel Lutaj: Unë isha në punë domethënë, të them të drejtën lashë punën, me vrap erdha, se më morën në telefon nga komisariati. Është gjithçka që kanë qenë këtu tek 21-shi, pastaj e kanë çuar atje tek 4-ra, tani e kanë çuar te 3-shi, e kanë... për të dalë në gjyq. Ai 15 vjeç është. Dhe që e kanë keqtrajtuar atë djalin... Siç e shikon dhe në video që ju kam nisur.
-Po. Një moment ashtu. Të kuptojmë. Ju keni kërkuar që ta takoni, por nuk ju kanë lejuar. Çfarë ju kanë thënë?
Aurel Lutaj: Do mbahet për verifikim. Nuk ka asnjë gjë çfarë verifikon, se ai ka qenë me shokë. Erdhën dhe... biles erdhën edhe shokët e klasës, edhe shoqet që ta shoqëronin, që të bënin atë deklaratën. Po ata nuk e pranuan deklaratën e... e fëmijëve të tjerë, të... të klasës, të ishin bashkë të gjithë.
-Është e tepërt që unë të pyes nëse ka psikolog që e shoqëron djalin, se minimalisht me ligj një i mitur nuk mund të merret në pyetje...
Aurel Lutaj: Kush, policia? Ata sillen... në polici, nuk... nuk është domethënë njeri që të flasësh me... me aq. Ata janë kafshë, nuk... nuk janë njerëz.
-Është shumë e rëndë kjo. Pra, djali ka... Rreth cilës orë ka ndodhur ky... ky arrestim i dhunshëm? Rreth cilës orë?
Aurel Lutaj: Ky ka ndodhur sot, paradite në orën 9:30, 10, siç kanë dalë nga shkolla Petronini.
Armela Ferko: Dhe deri tani që flasim ka njëmbëdhjetë, ka... mbi 10 orë, rreth 11 orë që mbahet djali nëpër komisariate.
Aurel Lutaj: As bukë, as ujë me të thënë të drejtën, e kishin të nxirë, e kanë keqtrajtuar djalin. Vajtëm atje, jo po kështu, na merrnin me të mira, jo po pastaj kërkonin certifikata, jo po ku është prindi. I thashë unë, ore ti, djali ka qenë me shokët edhe me shoqet e klasës, ja ku i ke aty përjashta, i ke të gjithë, i thashë. Tani ai nuk ikte me vrap, se ai... ai është 120 kile, është shumë... është, është çikë peshë e rëndë e nuk ikën me vrap djali. Se nuk ka bërë gjë, se po të bënte gjë, ishte ndryshe, por edhe unë s'do dilja këtu në qoftë se kish bërë gjë. Po nuk ka bërë absolutisht asnjë gjë.
-Në të gjitha rastet, në të gjitha rastet duhet ndjekur protokolli me një të mitur, në të gjitha rastet. Jo më që në këtë rast duket që fëmija është në tokë, dhe në tokë goditet me shkelm. Tani e kemi denoncuar këtë skenë për të rritur, imagjino kur kjo ndodh dhe me të mitur, me 15-vjeçar.
Aurel Lutaj: Edhe ata policët, ata plehrat, se janë plehra nuk janë... nuk janë njerëz. Që... që ushtrojnë dhunë te djali im.
-Nga cila shkollë vinin fëmijët zoti Aurel?
Aurel Lutaj: Nga shkolla Petronini, e thatë.
-Petronini. Po. Pikërisht, Petronini. Kanë qenë pikërisht nxënësit e Petroninit që ka qenë një grup i madh që kanë shkuar, pra nuk bëhet fjalë për dy-tre elementë që janë organizuar ata.
Aurel Lutaj: Ata dolën thjesht në protestë si gjithë të tjerët, si gjithë shkolla. Po djali im nuk ka kryer, se unë e di çfarë fëmije kam, nuk është djali i dhunshëm që të bëjë... që të thyejë djali semaforë apo dyqane çfarë kanë bërë. Djali ka qenë me një protestë thjesht paqësore, si gjithë fëmijët.
-Në këto momente që, të kuptojmë, që ta konfirmojmë dhe këtë element se është shumë i rëndësishëm, në këto momente që ne flasim, në dijeninë tuaj djali nuk ka asnjë person për mbrojtje, apo jo?
Aurel Lutaj: Po asnjë, domethënë, nuk na lanë fare domethënë, u treguan shumë kështu, jo po ja djali jot, jo po do ta verifikojmë te kamerat, nuk të linin fare domethënë të...
-Atëherë zoti Aurel, po e them live, mund të lidheni me zonjën Adriana Kalaja, e cila po merret me minorenët. Më shkruajnë tani në ËhatsApp, është duke u marrë me minorenët e shoqëruar, jua kalojmë ne numrin. Gjithsesi, keni një apel ju për institucionet kur shihni këtë që ka ndodhur me djalin tuaj?
Aurel Lutaj: I drejtohem të gjithë policisë që të mos të krijojnë dhunë te fëmijët, se ata janë fëmijë, nuk janë me atë... Jo të krijojnë dhunë, gjashtë veta të më qëllojnë mua djalin, 15 vjeç djali. Kjo... kjo është shumë e turpshme që kanë bërë... të gjithë, të gjithë punonjësit e policisë. Nuk... nuk duhet ta bëjnë atë, jo të ushtrojnë dhunë te fëmijët. Është e pakuptueshme.
Pamje të rënda janë publikuar, ku efektivë të policisë shihen duke rrethuar një të ri, të cilit i heqin bluzën...
Protesta e studentëve vijon që prej orëve të mëngjesit. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është në &l...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar sërish në lidhje me protestat që janë duke u zhvi...
Pamjet që shikoni në videot e mëposhtme, janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në Tiranë, gjatë pro...
Dy mina janë zbuluar në murin e një pallati 4-katësh në lagjen “Pavarësia” në Vlorë. Mjetet shpërthyese...
Një qytetar është bashkuar me revoltën para Kryeministrisë, pavarësisht se sapo kishte dalë nga spitali dhe pretendon se ka f...
Një incident shqetësues është regjistruar në rrugët e Tiranës, ku një student është kapur me forcë nga pe...
Një moment prekës është regjistruar gjatë protestës së sotme, ku një efektiv policie është filmuar teksa flist...
Policia ka boshatisur Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga protestuesit, duke ndërhyrë me makinën ujëhedhëse dhe g...
Një prej protestuesve ka humbur ndjenjat gjatë protestës së studentëve në Tiranë. Të rinjtë e kanë marrë...