AKTUALITET

Banka e Shqipërisë parashikon hartimin e një ligji të ri për bankat

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Janar 2026, 10:19

Banka e Shqipërisë parashikon hartimin e një ligji të ri

Banka e Shqipërisë miratoi në fund të vitit të kaluar strategjinë e përditësuar afatmesme të zhvillimit, për periudhën 2026-2028.

Ndër objektivat afatmesme të parashikuara në dokument, është edhe miratimi i një ligji të ri për bankat, në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Europian.

Ndër objektivat e tjerë kryesorë të lidhur me sigurinë dhe shëndetin e sistemit bankar, është edhe adoptimi i standardeve Bazel III dhe të akteve të tyre zbatuese në Bashkimin Europian, synon forcimin e qëndrueshmërisë së sektorit bankar për përthithjen e goditjeve, në mënyrë që bankat të vazhdojnë të financojnë aktivitetin dhe rritjen ekonomike.

Gjithashtu, objektiv është sigurimi i ekuivalencës dhe përshtatja e mëtejshme e kuadrit ligjor dhe nënligjor me legjislacionin europian.

Strategjia parashikon edhe hartimin e instrumenteve metodologjike dhe operacionale për një kalibrim më të mirë të kërkesave për kapital të diferencuar, në përputhje me profilin e rrezikut të çdo banke. Metodologjitë e reja do të zbatohen paralelisht me ato ekzistuese gjatë një periudhe kalimtare.

Banka e Shqipërisë synon përmirësimin e cilësisë së drejtimit, rritja e rolit dhe pavarësisë së strukturave për administrimin e rreziqeve dhe të funksioneve të kontrollit të brendshëm. − Monitorimi i kujdesshëm i rrezikut të kredisë dhe cilësisë së aktiveve, veçanërisht i ekspozimeve të ndjeshme ndaj zhvillimeve makroekonomike. Provigjionimi dhe klasifikimi i ekspozimeve në sektorë vulnerabël.

Strategjia parashikon edhe shkëmbimin e informacionit dhe ndërmarrja e ekzaminimeve të përbashkëta me autoritete të ndryshme brenda vendit (Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Agjencia e Sigurimit të Depozitave, dhe Agjencia e Inteligjencës Financiare) dhe autoritete të huaja.

Rritje e pjesëmarrjes në kolegjet mbikëqyrëse të grupeve të rëndësishme bankare evropiane dhe lidhja e marrëveshjeve të bashkëpunimit me banka të tjera qendrore.

Edhe në strategjinë e radhës parashikohet rishikimi i procesit të raportimit të pasqyrave financiare të bankave sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS), për qëllime të raportimit prudencial, duke ruajtur parametrat mbikëqyrës dhe serinë kohore të të dhënave të raportuara.

Një objektiv tjetër është edhe integrimi i faktorëve ESG (mjedisorë, socialë dhe të qeverisjes) në procesin mbikëqyrës. Kjo përfshin edhe vlerësimin e ndikimit të rreziqeve financiare të lidhura me klimën dhe mjedisin në bilancet e bankave.

Strategjia parashikon edhe ndërmarrjen e iniciativave për të garantuar interesat e konsumatorëve dhe për të rritur besimin në sistemin financiar, përmes rregullimit efektiv dhe bashkëpunimit të ngushtë me institucione të tjera shtetërore.

Objektiv i strategjisë është edhe rishikimi periodik i cilësisë së kontrolleve të bankave për vlerësimin e ekspozimit ndaj rrezikut kibernetik. Ky objektiv përfshin vlerësimin e adoptimit të teknologjisë digjitale, veçanërisht në drejtim të mbështetjes në palë të treta, vlerësimi i rezistencës së subjekteve ndaj sulmeve kibernetike dhe monitorimi i përshtatjes së sistemeve të bankës me integrimin e inteligjencës artificiale./ Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?