Protestuesi u qëllua me plumb gome në bark/ Dërgohet në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një person është gjetur i vrarë brenda automjetit të tij në ...
Kryesia e Sindikatës së Universiteteve ka vendosur njëzëri bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike t&...
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori topa uji për të zmbrapsur protestuesit të martën, në ditën e tetë radhazi ...
Prej ditësh me radhë, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, po zhvillohen protesta të dhunshme. Ajo që nisi si një demonstratë...
Policia ka ndërhyrë dhunshëm në Sheshin Skënderbej, duke larguar protestuesit. Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës d...
Prej disa ditësh, rrugët e Tiranës janë përfshirë nga protesta kundër qeverisë, të shoqëruara me përplasj...
Protesta është përshkallëzuar sërish në Tiranë, pas qetësisë për disa orë përpara Kryeministrisë...
Kryeministri Edi Rama ka vendosur në punë autobotin me ujë të Erdoganit për të boshatisur bulevardin “Dëshmor&eum...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestat masive të të rinjve dhe qyteta...

TIRANË- Pasi arriti rekord në vitin 2024, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi ka shënuar rënie në tremujorin e parë të vitit. Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se në kryeqytet në periudhën janar-mars u dhanë 72 leje ndërtimi, me një sipërfaqe prej rreth 201 mijë metra katror.
Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipërfaqja ka rënë me 13.3%. Së bashku me tremujorin e parë 2023, këto janë nivelet më të ulëta që janë dhënë që nga viti 2018.
Në 2024-n, sipërfaqja e lejeve të ndërtimi arriti një nivel rekord prej mbi 1.9 milionë metra katror. Kjo është sipërfaqja më e lartë e dhënë ndonjëherë për ndërtim për kryeqytetin, të paktën që nga viti 2005, kur INSTAT raporton të dhënat për Tiranën.
Në krahasim me vitin e mëparshëm, sipërfaqja e dhënë për ndërtimn në 2024-n u rrit me rreth 36%, ndërkohë që është dhe rreth 7% më e lartë se në 2022, kur shënohej rekordi i deritanishëm me 1.8 milionë metra katror.
Më pak leje në rang vendi
Sipas njoftimit të INSTAT, Në tremujorin e parë të vitit 2025, janë miratuar 258 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, duke shënuar një ulje prej 17,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, kur u miratuan 311 leje.
Sipërfaqja totale e parashikuar për ndërtimet në këtë tremujor, është 335.137 m², duke shënuar një ulje prej 6,3 %, në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2024 (357.585 m²).
Vlera e përafërt e projekteve të miratuara (që përfshin si ndërtesat ashtu edhe punimet inxhinierike) arriti në
20,1 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 47,6 %, krahasuar me një vit më parë (13,6 miliardë lekë).
Ndërtimet për banim përbëjnë pjesën më të madhe të lejeve të reja, me 188 leje dhe sipërfaqe ndërtimi 215.418 m².
• Ndërtesat jo-rezidente (si hotele, ndërtesa tregtare dhe industriale) zënë pjesën tjetër me 70 leje dhe 119.719 m² sipërfaqe.
• Qarku i Tiranës mban peshën kryesore me 72 leje ndërtimi të reja dhe 201.237 m², ndonëse me rënie nga një vit më parë.
• Rritje domethënëse e vlerës së projekteve ndërtimore u regjistrua në qarqet Durrës, Vlorë dhe Fier./ Monitor
KUKËS- Një 22-vjeçar ka rënë ditën e sotme në prangat e policisë teksa tentoi të hynte në Shqipë...
FIER- Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në aksin rrugor Fier–Roskovec, në vendin e quaj...
SHKODËR- Janë gjetur dhe asgjësuar 777 fidanë dhe 382 bimë narkotike kanabis në disa fshatra të Shkodrës ditë...
SHIJAK- Prej mbrëmjes së djeshme është ngritur sërish shqetësimi i banorëve të fshatit Hardhishtë në lidhje ...
TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi ditën e sotme, gjatë një konference për mediat, deklaroi se fillimisht do shqyrtohet pali...
TIRANË- Në Gramsh, një grup fëmijësh u shtruan në spital me simptoma helmimi. Të gjithë kishin një pikë t&eu...
SHIJAK- Mëngjesin e sotëm fshati Hardhishtëështë "zgjuar" nën pushtetin e tymit dhe zjarrit. Edhe sot ka vijuar diegia e mb...
KORÇË- Një 48-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi ka tentuar të fus kontrabandë në vendin ton...
DURRËS- Personi që shihni në foton e mësipërme është autori i dyshuar për plagosjen e 36-vjeçarit, Arbër G...
TIRANA- Deborah Keçi u dënua para pak ditësh për shkelje të barazisë në tendera me 1 vit burg, që për shka...