AKTUALITET

Bilanci i rëndë i aksidenteve, inxhinieri: Kolaudimi i rrugëve në Shqipëri një proces fiktiv

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Janar 2026, 10:24

Bilanci i rëndë i aksidenteve, inxhinieri: Kolaudimi i rrugëve

Fillimi i vitit të ri ka nisur me një bilanc tragjik në rrugët e vendit, duke ngritur alarmin për sigurinë rrugore. Në një diskutim televiziv, ekspertë dhe politikëbërës analizuan shkaqet e kësaj situate, duke nxjerrë në pah dështime spektakolare në menaxhimin e infrastrukturës.

I ftuar në studion e KAFE SHQETO në SYRI TV, inxhinieri Romeo Nazarko deklaroi se problemi thelbësor qëndron te cilësia e rrugëve dhe proceset formale të miratimit të tyre. Sipas tij, siguria e qytetarëve, e cila duhet të jetë parësore, është anashkaluar plotësisht. “Rruga nuk shërben vetëm si karaxhatë për të kaluar mjetet, por kryesorja është siguria e qytetarëve”, theksoi Nazarko, duke shtuar se është vjedhur edhe te elementi i sigurisë.

Duke shkuar më tej, inxhinieri e quajti procesin e kolaudimit të rrugëve në Shqipëri “fiktiv”. Ai shpjegoi se kompanitë dhe institucionet përgjegjëse shpeshherë mjaftohen me plotësimin e dokumentacionit, duke krijuar dosje dhe letra, pa kryer kontrollet e nevojshme në terren. “Bëjnë dosje, bëjnë letra, i dorëzojnë pranë institucioneve dhe mendojnë se me dorëzimin e këtij kolaudimi ia kanë hedhur. Por problematika është në rrugë, problematika është në terren”, u shpreh ai. Kjo procedurë fiktive lë pas rrugë me defekte dhe të rrezikshme, të cilat bëhen shkak për aksidente fatale.

Nazarko paralajmëroi se situata mund të përkeqësohet gjatë muajve të dimrit. “Ne jemi në fillimin e dimrit dhe jemi me këto statistika pas vetëm pak ditësh me ngrica të lehta. Imagjinoni çfarë do të ndodhë në përfundim të dimrit”, shtoi ai. Në diskutim ishte e pranishme edhe deputetja e Partisë Demokratike, Klediana Çapja, anëtare e Komisionit të Infrastrukturës. Sipas Nazarkos, ashpërsimi i masave në Kodin Rrugor nuk mjafton për të parandaluar tragjeditë. Zgjidhja e vetme, sipas tij, është përmirësimi i akseve rrugore problematike dhe sigurimi që proceset e kontrollit teknik të jenë reale dhe jo thjesht formale në letër.

Është në vazhdën e të gjitha që kemi deklaruar më përpara në lidhje me rrugët. Përsa i përket jo vetëm, rruga nuk shërben vetëm si karaxhatë për të kaluar mjetet, po ajo shërben, duhet të jetë, kryesorja është siguria e qytetarëve. Dhe për këtë e parashikon kolaudimi i rrugëve. Të gjithë kolaudatorët e rrugëve, kjo ka qenë, ky është qëllimi i tyre, që të gjitha rrugët e bëra në mënyrë të parregullt të mos kolaudohen ose të kthehen mbrapsht punimet në mënyrë shqiptare.

Pjesa e kolaudimit është një proces i rrugës, që është procesi përfundimtar dhe, siç ndodh që nga proceset e para që është projektimi, tenderimi e të gjithë, dhe kolaudimi i rrugëve është një proces fiktiv që bëhet sot për sot në Shqipëri. Bëhet fiktiv, bëjnë dosje, bëjnë letra, i dorëzojnë pranë institucioneve dhe mendojnë se me dorëzimin e këtij, këtij kolaudimi e kanë hedhur. Por problematika është në rrugë, problematika është në terren dhe ajo shfaqet sa herë ka... Ne jemi në fillimin e dimrit dhe jemi me këto statistika. Po, edhe një, një borë e lehtë në vende të ndryshme, një ngricë e lehtë dhe jemi në këto statistika.

Imagjino në përfundim të dimrit se çfarë do ndodhi në rrugët shqiptare, në rrugë të cilat janë të rrezikshme. Dhe pavarësisht masave të ashpra që merr kodi rrugor, e përforcojnë e përforcojnë masat e ashpra, përsëri ne kemi aksidente se këto nuk i eliminon kodi rrugor, por i eliminojnë përmirësimi i atyre akseve të rrugës të cilat janë të rrezikshme. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?