SafeJournalists dënon dhunën ndaj gazetarëve: Shqetësime për përdorimin e tepruar të forcës nga Policia
Rrjeti SafeJournalists ka dënuar dhunën e raportuar ndaj gazetarëve dhe ekipeve mediatike gjatë protestës së studenteve në ...
Rrjeti SafeJournalists ka dënuar dhunën e raportuar ndaj gazetarëve dhe ekipeve mediatike gjatë protestës së studenteve në ...
Duane “Keffe D” Davis, ish-lider i bandës kriminale South Side Compton Crips, është dënuar me të paktën 40 vite burg p...
Çmimet ndërkombëtare të naftës kanë rifilluar rritjen, ndërsa përshkallëzimi i sulmeve në Lindjen e Mesme po...
Një 54-vjeçar është plagosur me armë zjarri në këmbë mëngjesin e kësaj të mërkure në Tiran&...
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka reaguar pas protestës së djeshme studentore para Ministrisë së Arsimit që zgjat...
Të paktën pesë punonjës të medias raportuan dhunë, kërcënime dhe pengim të punës nga efektivët e Polici...
Nga premtimet se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën deri te mesazhet se flamuri serb do të valëvitet në Prizren – kë...
Qindra studentë protestuan në Tiranë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe përmirësimin e sistemit arsimor. ...
Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas përplasjeve mes policisë dhe studentëve në protestën para Ministrisë së Arsi...
Dashi Harmonia e brendshme do të jetë në ato nivele që do të bëjë të mundur një gjendje të mirë humori...

Të paktën pesë punonjës të medias raportuan dhunë, kërcënime dhe pengim të punës nga efektivët e Policisë së Shtetit gjatë protestës të së martës në Tiranë. Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë kërkoi hetimin e incidenteve, ndërsa kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, i bëri thirrje policisë të garantojë sigurinë e ekipeve mediatike.
Protesta studentore e së martës, e cila u shoqërua me përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe Policisë së Shtetit, regjistroi gjithashtu nga një seri incidentesh ndaj gazetarëve dhe operatorëve që po mbulonin ngjarjen.
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, AGSH, denoncoi raste të përsëritura të përdorimit të forcës, kërcënimeve dhe pengimit të ekipeve mediatike, duke u bërë thirrje Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, AMP, dhe Prokurorisë të hetojnë veprimet e efektivëve të përfshirë.
Një prej incidenteve më të rënda u raportua pranë Bankës së Shqipërisë, ku kryeredaktori i portalit Dosja.al, Izmir Akulli, raportohet se u dhunua nga disa efektivë policie ndërsa po dokumentonte me telefon ndërhyrjen e tyre ndaj një studenti.
Sipas denoncimit publik të drejtuesit të Dosja.al, Enton Abilekaj, Akulli u godit nga policët gjatë ushtrimit të detyrës dhe më pas u dërgua në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për të marrë ndihmë mjekësore.
Një tjetër incident u denoncua nga gazetari i Top News, Xhoi Malësia, i cili pretendoi se u kërcënua nga një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, FNSH, pasi kishte protestuar ndaj sjelljes së policëve.
Sipas Malësisë, efektivët kishin hedhur gurë në drejtim të një zone ku ndodheshin vetëm gazetarë. Pasi ai u ankua për këtë veprim, një prej policëve i drejtoi një granatahedhës që përdoret për lëshimin e bombulave lotsjellëse.
Gazetari e cilësoi veprimin si kërcënim dhe paralajmëroi se do të depozitonte kallëzim pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Incidentet nuk u kufizuan vetëm në këto dy raste.
Gazetari i A2 CNN, Anesti Bajramemaj, raportoi drejtpërdrejt se ai dhe operatori Heri Simota ishin dhunuar nga efektivë të Policisë së Shtetit gjatë mbulimit të protestës.
Ndërkohë, gazetarja Fatime Halmusaj pësoi dëmtime fizike pasi u godit në këmbë nga një mjet tymues i hedhur nga policia.
Për incidentet reagoi edhe kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA, Armela Krasniqi, e cila shprehu shqetësimin për gazetarët e lënduar dhe vështirësitë me të cilat u përballën ekipet mediatike gjatë mbulimit të protestës.
“U bëj thirrje të gjithëve të tregojnë kujdes dhe përmbajtje ndaj ekipeve të medias, ndërsa inkurajoj Policinë e Shtetit t’i kushtojë vëmendje të veçantë sigurisë së tyre gjatë raportimit”, deklaroi Krasniqi.
“Gazetaret dhe gazetarët në terren kryejnë një shërbim të rëndësishëm në interes të publikut. Puna e tyre meriton respekt, mbështetje dhe mbrojtje”, shtoi ajo.
Nga ana tjetër, Asociacioni i Gazetarëve i cilësoi incidentet si pjesë të një problemi më të gjerë në marrëdhëniet mes Policisë së Shtetit dhe medias gjatë tubimeve publike.
“Këto incidente nuk mund të trajtohen më si raste të izoluara, por përbëjnë një shqetësim serioz për mënyrën se si strukturat policore respektojnë lirinë e medias dhe të drejtën e publikut për t’u informuar”, deklaroi AGSH.
Organizata vlerësoi se gjatë muajve të fundit policia kishte penguar në mënyrë të përsëritur gazetarët të raportonin nga protestat, duke shfaqur në shumë raste mungesë bashkëpunimi dhe sjellje joprofesionale ndaj tyre.
AGSH kërkoi nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe AMP identifikimin e efektivëve të përfshirë, verifikimin e plotë të rrethanave të incidenteve dhe marrjen e masave ligjore.
Në rastin e dhunës së raportuar ndaj Akullit, organizata kërkoi gjithashtu ndërhyrjen e Prokurorisë për hetimin e përgjegjësive penale.
Asociacioni i bëri thirrje edhe Ministrisë së Brendshme të marrë masa për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të ngjashme, përmes udhëzimeve dhe trajnimeve të strukturave policore mbi respektimin e lirisë së medias gjatë demonstratave.
“Identifikimi i gazetarëve dhe ekipeve mediatike duhet të shërbejë për të lehtësuar dhe mbrojtur punën e tyre, jo për t’i ekspozuar ndaj ndërhyrjeve arbitrare apo përdorimit të forcës”, theksoi AGSH.
Organizata paralajmëroi se do të vijojë dokumentimin e incidenteve dhe informimin e partnerëve ndërkombëtarë dhe rrjeteve për mbrojtjen e gazetarëve.
Protesta e së martës nisi përpara Ministrisë së Arsimit dhe u përshkallëzua në përplasje mes demonstruesve dhe policisë në qendër të kryeqytetit, ku u raportua përdorimi i mjeteve tymuese dhe gazit lotsjellës./Reporter.al/
Qindra studentë protestuan në Tiranë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe përmirësimin e sistemit arsimor. ...
Në pesë qarqe të vendit, rritja e shpenzimeve mujore të familjeve gjatë dekadës së fundit (2015-2025) nuk ka arritur të...
Protesta e studentëve në Tiranë ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare. Agjencia e lajmeve Reuters i ka k...
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më...
I riu që u dhunua nga efektivët e Policisë gjatë tubimit të sotëm në Tiranë nuk ishte pjesë e protestës, por k...
Agustin Suma, shefi i Urgjencës në Spitalin e Traumës ka deklaruar se nuk ka asnjë pacient të intubuar apo humbje jete. Dëmtimin m...
Të paktën katër protestues, katër punonjës policie dhe dy kalimtarë kanë mbetur të plagosur nga protesta dhe po marrin a...
Policia e Shtetit reagoi pas videos ku një student tërhiqet zvarrë pavarësisht se është me këmbë të thyer. Reagimi...
Klevi Metaj, është i riu që ditën e sotme është kthyer në simbol të protestës studentore, e cila vijon prej më...
Policia ka dhunuar në mënyrë të paprecedentë edhe avokatin Altin Goxhaj, i cili ishte pjesë e protestës së zhvilluar sot...