“Mos qaj, babi”/ Fjalët e fundit të 21-vjeçarit para ek*ekutimit në Iran, u varros në një vend sekret

Alireza Raishi, 21 vjeç, u ekzekutua më 5 tetor në Iran, së bashku me 25-vjeçarin Alireza Sepahi. Historia e këtij të fundit tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare, pasi ai ishte martuar përmes telefonit me partneren e tij, e cila ndodhej gjithashtu në burg, vetëm disa orë para ekzekutimit. Ndërkohë, janë zbardhur detaje prekëse nga telefonata e fundit e Raishit me të atin. Përpara se të dërgohej në varje, i riu u përpoq të ngushëllonte babanë e tij, i cili po qante. “Mos qaj, babi”, mësohet t’i ketë thënë ai.
Raishi ishte arrestuar pas protestave të janarit në qytetin e Isfahanit, gjatë të cilave u vra kushëriri i tij, Ramin. Ai dhe Sepahi u akuzuan për vrasjen e zyrtarëve të sigurisë dhe u ekzekutuan të dy më 5 tetor.
Organizatat e të drejtave të njeriut kanë ngritur shqetësime për trajtimin e të dy të rinjve, duke pretenduar se ata janë torturuar, janë detyruar të bëjnë rrëfime dhe janë përballur me procese gjyqësore me shkelje të rënda. Sipas raportimeve, autoritetet i detyruan familjet t’i varrosnin të rinjtë larg vendbanimeve të tyre. Babait të Raishit dyshohet se iu lidhën sytë dhe u dërgua te varri sekret i të birit, pa iu dhënë mundësia ta varroste pranë familjes.
Lexo edhe
BOTA
Pesë të vdekur nga stuhitë shkatërruese në Meksikë, shpëtohen dhjetëra turistë

Ndjekja e hajdutit përfundon në tragjedi, vritet polici në Belgjikë

Gjermania arreston personin e tretë për zjarrin në stacionin e Starlink në Poloni

Ndahet nga jeta në moshën 34-vjeçare aktori i njohur

Debat në SHBA për transmetimin live të ekzekutimit të Nidal Hasan, kundërshtime edhe nga republikanët

Gjermania do të nisë gjyqin për “krim lufte” lidhur me Nord Stream-in: Prokurorët fajësojnë “autoritetet shtetërore” ukrainase...

Alarm për bombë në avionin e Delta Air Lines në Tel Aviv

Dilema e Zelenskyt me Trump! Të përballet me presidentin amerikan apo të tërhiqet? Frika në Kiev për një marrëveshje me Putinin





