TEC-et lundurese, Bardhi: Një aferë korruptive që ulëret, SPAK të hetojë Ramën dhe Ballukun!
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar qeverinë për aferë korruptive lidhur me TEC-et lundr...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar qeverinë për aferë korruptive lidhur me TEC-et lundr...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tarifa të reja ndaj 60 partnerëve të tyre kryesorë tregtarë, duke argumentuar se këto ven...
Një biznesmen që kontrollon një prej depove farmaceutike më të njohura në Shqipëri është vënë nën he...
Kryeministri Edi Rama duke u ndalur te ligji për zonat e mbrojtura, deklaroi se çdo nismë është bërë me miratimin e BE, p...
Kryeministri Edi Rama ka pranuar se mes protestuesve të muajve të fundit kanë pasur edhe anëtarë, mbështetës dhe votues t&e...
Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të ndërpresë përkohësisht funksionimin të hënën, më 27 korrik, nga ora 0...
Edhe pse landfilli i Fushë-Krujës është përfshirë nga flakët, denoncimet e banorëve tregojnë se në zonë...
Gjykata ka vendosur të mos pranojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj që Shoqata e Mediave për të ...
Një reagim i fortë ka ardhur nga deputetja Marjana Koçeku, në lidhje me përfshirjen e zonave të Shalës, Shoshit dhe Pulti...
Dy telefona “Iphone 17” dhe një telefon “Iphone 13”, janë sekuestruar nga prokuroria e Durrësit, me shpresën e zbard...

Prodhuesit vendas ende nuk po arrijnë të ulin stokun e birrës të grumbulluar gjatë stinës së verës, për shkak të pritshmërive për rritje konsumi nga turizmi.
Stoqet e grumbulluar ndikuan në rënien e prodhimit për muajt shtator – nëntor 2025. Sipas të dhënave të Doganave për këtë periudhë prodhimi ra me 11% krahasuar me muajt shtator-nëntor 2024.
Ndërsa për 11-mujorin 2025 sipas të dhënave të Doganave u prodhua një sasi prej 37,7 mln litra birrë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, prodhimi është rritur me 8%, duke qëndruar në nivelet më të larta pas periudhës së pandemisë së Covid-19.
Për shkak të pritshmërive për shtim të kërkesës gjatë sezonit turistik gjatë muajve të verës operatorët kryesorë pohuan se rritën gati 10% prodhimin, për shkak të parashikimeve optimiste për shtim konsumi nga turizmi.
Rritja më e lartë e prodhimit rezulton se ka qenë në muajin korrik 2025. Sipas të dhënave të Doganave për muajin korrik u prodhuan 6,1 mln litra birra apo 35% më shumë se muaji korrik 2024.
Megjithëse disa nga fabrikat më të mëdha rritën prodhimin në muajt e verës, pas përfundimit të sezonit turistik operatorët raportuan se pjesa më e madhe e birrës u magazinua, pasi rritja e pritshme e konsumit nga turizmi nuk është realizuar.
Operatorët pohuan se për sezonin turistik dominuan turistët low cost , që më tepër konsumonin në ambientet me qira sesa në bare dhe restorante.
Sipas prodhuesve janë edhe disa faktorë të tjerë ndikojnë në pengimin e rritjes së konsumit të birrës vendase, që nga Akciza e aplikuar për prodhimin vendas që prej 2023 është e barabartë me akcizën e shoqërive importuese; Çmime konkurruese nga birrat e importit, si pasojë presion konkurrues mbi çmimet; Ulja e konsumit të pijeve alkoolike në tërësi në ambientet familjare dhe konsumi i tyre kryesisht në bare dhe restorante, ku çmimet e ofruara janë të larta (çmimi mesatar për shishe 0.33 l ose kanaçe 0.5 l në dyqan është 80–120 lekë, ndërsa në bare dhe restorante 200–350 lekë).
Ndërsa importet e birrës vijojnë të jenë me rënie, e cila nisi që në muajin korrik 2025 sipas të dhënave të Doganave.
Për periudhën janar-nëntor është importuar një sasi prej 51,6 mln litra birrë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-s importet kanë rënë 4.3%.
Drejtues të një prej kompanive importuese të birrës në vend pohuan më herët se gjatë muajve të verës hasën rënie të konsumit, e ndikuar nga disa faktorë përfshirë numrin më të ulët të turistëve për sezonin 2025 në raport me sezonin e kaluar, abuzimi me çmimet e shitjes së birrës së importit në zonat bregdetare përgjatë stinës së verës, si dhe me aksionet e nisura nga qeveria në muajt e verës për lirimin e hapësirave publike.
Aksioni për lirimin e hapësirave që nisi në muajt e verës u shoqërua me heqjen e tendave të shumë bare dhe restoranteve në vend.
Por pavarësisht rënies së tyre dhe shtimit të prodhimit të ndikuara nga tendencat e konsumit, importet vijuan të zënë peshën kryesore të tregut në vend. Për janar -nëntor 2025 pesha e tyre arriti 58% kundrejt peshës prej 42% që zuri prodhimi vendas./ Monitor
Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë pasoja për të gjithë: qyt...
Anëtarësimi në SEPA pritet të kursejë më shumë se 71 milionë euro në vit në transfertat ndërkombët...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do të shitet me 82.2 lekë. Nd&e...
Nëse integrimi në BE do të ndodhë pa rritur cilësinë e ekonomisë dhe të vlerës së punës në Shqip&e...
Ditën e premte moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura të cilat pas orëve të mesditës gradualisht pritet t&...
Në Trento të Italisë, është shënuar një mister i brendshëm që ka tronditur komunitetin dhe familjen e një n&...
Një skandal i thellë ka përfshirë sistemin e kadastrës dhe sigurisë kombëtare, ku prona të qytetarëve manipulohen d...
Gazetari Artan Hoxha, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me hetimet për skandalin e AKSHI-t, duke theksuar se pamjet e regjistruara nga kamera në...
Gazetarja Ola Xama, ka shpjeguar se si Bankers Petroleum po shpëton nga pagesa e një gjobe të majme, pas veprimeve të zyrtarëve shqipta...
Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje nga hetimet që po zhvillon SPAK për aferën e Bankers Petroleum, pasi Prokuroria e Fierit shpal...