AKTUALITET

‘Harta digjitale po tjetërson frikshëm pronat’, Abilekaj: Siguria kombëtare në dorë të dy personave në kërkim!

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2025, 22:13
‘Harta digjitale po tjetërson frikshëm pronat’, Abilekaj:

Një skandal i thellë ka përfshirë sistemin e kadastrës dhe sigurisë kombëtare, ku prona të qytetarëve manipulohen dhe zhduken përmes ndërhyrjeve në sistemin digjital. I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, gazetari Enton Abilekaj, duke u ndalur në raste konkrete gjatë diskutimit mes panelistëve të ftuar, tha se ky pranim flagrant tregon se të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të manipulueshme, duke lënë pronarët legjitimë në mëshirën e fatit.

Në qendër të kësaj skeme të mirëfilltë kriminale, sipas Abilekajt, qëndrojnë individë dhe kompani që, edhe pse disa prej tyre janë në kërkim nga drejtësia, vazhdojnë të kenë në duar kontrollin e plotë të infrastrukturës kritike të të dhënave të shtetit.

Teksa u ndal te biznesmeni Ermal Beqiraj, i cili tanimë është në kërkom dhe kompania "Soft Solution", Abilekaj tha se ata kontrollojë sisteme jetike për vendin si hipoteka, thesari i shtetit dhe sistemi TIMS. Kjo situatë alarmante ngre pyetje serioze mbi sigurinë kombëtare dhe mbrojtjen e të dhënave të qytetarëve, në një vend anëtar të NATO-s.

Modus operandi i këtij rrjeti, duket se bazohet në procesin e digjitalizimit të pronave. Gjatë këtij procesi, pronat që mund të kenë status të paqartë ose që duken "pa zot", identifikohen dhe më pas transferohen në mënyrë të paligjshme te palë të treta.

Fenomeni përshkruhet si masiv dhe i frikshëm, duke dëshmuar për një grabitje të pronave në shkallë të gjerë. E gjithë kjo situatë dëshmon për një kapje të plotë të institucioneve kyçe. Nuk bëhet fjalë thjesht për vjedhje pronash, por për një cenim themelor të shtetit ligjor dhe sigurisë kombëtare, ku të dhënat më të rëndësishme të shtetit dhe qytetarëve janë në duart e një rrjeti me pushtet të pakufizuar, i cili vepron mbi ligjin dhe pa frikën e ndëshkimit.

Dhe këtu është problemi. Shikoni çfarë ndodh. Në videot private të këtij Agacit që u kapën dalin drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptarë. Si mund të ndodhë kjo? Ai që shkon atje, të gjithë zyrtarët e lartë, pse shkojnë te zyra e këtij zyrtarit të lartë? Pse shkon? Ç'punë kishin mo? Si shpjegohet që ky njeri flet aty, unë do e mbroj filanin po ma pengon Damian Gjiknuri, po unë atje do ja bëj robt, kështu do i çoj çunat. Kush është ky? Çfarë pushteti është ky? Si shpjegohet që ky thotë unë e kam tenderin 2 milion do e bëj 4.

Me çfarë pushteti mo? Si shpjegohet që ky bashkë me Ermal Beqirajn, Soft Solution, kanë gjithë sigurinë kombëtare në dorë, edhe duke përfshirë dhe hipotekën. Dhe megjithëse sot janë në kërkim, e kanë akoma sigurinë kombëtare në dorë. Si mundet? Si mund të ndodhë kjo? Ku ka shtet, shtet i NATO-s? Siguria është në dorë të dy njerëzve në kërkim.

Dy njerëz në kërkim kanë sigurinë kombëtare në dorë. Kanë edhe hipotekën, edhe të gjitha thesarin, edhe TIMS-in, të gjitha, të gjitha çfarë ka ky shtet dokumente të rëndësishme, i kanë digjitalizuar këta dhe në digjitalizim e sipër, siç ndodhi te hipotekat, ku shohin ndonjë pronë që mund të jetë pa zot, e kalojnë private. Dhe kjo, ky është fenomen shumë i shpeshtë aty, aq sa më ka rënë në vesh dhe mua se ma kanë thënë njerëz që punojnë atje. Që harta digjitale, e reja, po bën një tjetërsim të pronave të frikshëm.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?