AKTUALITET

Biznese online me produkte kontrabandë/ Policia aksion në disa magazina në Tiranë dhe Durrës, arrestohen 4 persona, procedohen 5 të tjerë (EMRAT)

n.f Përditësimi i fundit 18 Tetor 2024, 13:58
Biznese online me produkte kontrabandë/ Policia aksion në disa
Foto ilustruese

TIRANË- Prokuroria e Tiranës, në bashkëpunim me policinë dhe Drejtorinë e Tatimeve, kanë nisur një aksion ndaj bizneseve që shesin artikuj kontrabandë, ose fshehin të ardhurat. Mësohet se dhjetëra biznese në kryeqytet dhe Durrës janë kontrolluar ndërsa nga ky operacion janë ndaluar katër persona dhe disa të tjerë në kërkim. Policia bën me dije se janë ndaluar Fabio Demerxhiu, Kristian Kurti, Ylli Imeraj,  Marsel Velaj. Janë proceduar ne gjendje te lire shtetasit: Engli Demerxhiu, Ermonela Myslymi, Leonard Filja, Fationa Qypi, Artur Imeraj.

Në dosjen e Prokurorisë, me aksioni e emëruar “Hidden Money”, janë listuar emrat e bizneseve, të cilat tregëtonin përmes rrjeteve sociale, kryesisht Instagram e Tiktok, veshje, parfume dhe bizhuteri, pa deklaruar fitimin ose kontrabandë. Është ushtruar kontroll në subjektin  “Ermonela Myslymi”, me emër tregtar “Silver Shop”, me dy adresa, në rrugën “Myslym Shyri” dhe 2 “Muhamet Gjollesha”, në Tiranë. Gjatë kontrollit është kryer inventari fizik i produkteve dhe është krahasuar me inventarin kontabël nga ku ka rezultuar një diferencë pozitive prej 5443 gram (pesë mijë e katërqind e dyzetë e tre), e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Është ushtruar kontroll në subjektin “Engli Demirxhiu”, me emër “Silver Shop”, me dy adresa të ushtrimit të aktivitetit 1. Rruga “Abdyl Frashëri” dhe 2. Qendra Tregtare “QTU”, Tiranë. Gjatë kontrollit është kryer inventari fizik i produkteve dhe është krahasuar me inventarin kontabël nga ku ka rezultuar një diferencë negative prej 5499 gram (pesë mijë e katërqind e nëntëdhjetë e nëntë) duke hedhur dyshime se janë kryer fshehje e te ardhurave.

Është shkuar në adresën e subjektit “Fabio Demerxhiu”, rruga “Balli Efendiu”, Krujë dhe nga shërbimet e policisë nuk është bërë e mundur gjetja e objektit apo vendndodhjes konkrete të këtij subjekti. Ai ka deklaruar se nuk ka dyqan fizik. Bizhuterite e importuara ai i ka shitur me fature tatimore dhe pjesën e mbetur prej 2300 gram (dy mijë e treqind) thotë se ja ka dhënë vëllait të tij, por nuk ka marrë akoma paratë duke e shitur këtë sasi pa kupon tatimor.

Është ushtruar kontroll në subjektin “Kristian Kurti”, me vend të ushtrimit të aktivitetit rruga Lluke Kacaj, në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur artikuj të ndryshëm të dyshuar kontrabandë dhe pa faturat përkatëse, të cilët u listuan dhe inventarizuan nga specialistët e administratës tatimore. Këta artikuj u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe për arsye të mungesës së kapaciteteve infrastrukturore të magazinimit.

Është ushtruar kontroll në subjektin “First Store”, me vend të ushtrimit të aktivitetit në Qendrën Tregtare Casa Italia, Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur artikuj të ndryshëm të dyshuar kontrabandë dhe pa faturat përkatëse, të cilët u listuan dhe inventarizuan nga specialistët e administratës tatimore.

Është ushtruar kontroll në subjektin “Marsel Velaj” “me adresë të ushtrimit të aktivitetit rruga “Pavarësia”, Lagjja nr. 13, Durrës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar produkte të ndryshme si portofola, mbajtëse çelësash, çanta dore, kapele, ora me mbishkrime të ndryshme, dylbi plastike, parfume dhe bizhuteri argjendi, për të cilat nevojitet të kryhen verifikime të tjera pasi dyshohet se një pjesë e tyre janë futur kontrabandë.

Është shkuar në adresën e subjektit “BUM.AL” me adresë të deklaruar të ushtrimit të aktivitetit rruga “Frederik Shiroka”. Është ushtruar kontroll në subjektin “Fationa Qypi”, me adresë të ushtrimit të aktivitetit rruga “Aleksandër Goga”, Lagjja nr. 6, Durrës. Gjatë inventarit fizik ka rezultuar se gjendja fizike e mallit nuk rakordon me inventarin kontabël pasi del një diferencë negative në vlerën e 1 153 963 Lekë (një milion e njëqind e pesëdhjetë e tre mijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e tre).

Është ushtruar kontroll në subjektin “Leonard Filja”, me adresë të ushtrimit të aktivitetit rruga “Selaudin Zorba”, Njësia Bashkiake nr. 4, Tiranë. Ka filluar kontrolli në subjektin “Lux Moda Market” me adresë të ushtrimit të aktivitetit në rruga “Dibrës”, rruga “Bajram Curri”, rruga “Kavajes”, rruga “Nikolla Tupe” dhe rruga “Aleksandri i Madh” me emërtimet “Lux Moda Market” dhe “Lux Moda Intimo”. Ka filluar kontrolli në subjektin “D.A.M shpk” me adresë të ushtrimit të aktivitetit rruga “5 Maji”, Ka filluar kontrolli në subjektin “I Shpejti” me numër NIPT “L71910012F”

tirane durres produkte kontrabande

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë