Masat e policisë për vitin e ri shkollor: Hita tregon si do të funksionojë “Smart City” në 20 shkolla të Tiranës
Teksa të hënën nis viti i ri shkollor, kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka dalë në një konferencë p&...
Teksa të hënën nis viti i ri shkollor, kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka dalë në një konferencë p&...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka dhënë detaje rreth një aksioni të policisë gr...
Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit janë raportuar gjithsej 32 vatra zjarri, prej t&eum...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Mazhar të Sevasterit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë ng...
Është publikuar fotoja e të burgosurit shqiptar 41-vjeçar, i cili u arratis mbrëmjen e së premtes gjatë transferimit nga ...
Një sasi tritoli shpërtheu mëngjesin e sotëm në zonën e Bathores. Lënda plasëse ishte vendosur në portën e b...
Tre persona janë arrestuar në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me Forcën e...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 78.7 lekë, në shitje me 79.7 lekë. Euro do të blihet me 91...
Ballkani po paguan gjithnjë e më shumë për të nxitur shtimin e bebeve, por po lind gjithnjë e më pak. Shqipëria ka sh&...
Dita e sotme pritet të karakterizohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme në vendin tonë. Sipas parashikimit, moti do të j...

Bonusi i Bebes ka mbështetur financiarisht mijëra familje shqiptare që prej vitit 2019, por nuk ka arritur të ndryshojë prirjen e fortë rënëse të lindjeve. Me një skemë të përqendruar te pagesa e menjëhershme pas lindjes, Shqipërisë i mungon një mbështetje universale dhe e vazhdueshme për kostot e rritjes së fëmijëve. Emigracioni, pasiguria ekonomike, kostot e jetesës dhe mungesa e shërbimeve të mjaftueshme për familjet e reja e bëjnë krizën demografike shumë më komplekse se sa mund të zgjidhë një çek. Ndërkohë, institucionet konfirmojnë se po shqyrtohen skenarë për ristrukturimin e Bonusit dhe forcimin e mbështetjes për familjet me fëmijë.
Shqipëria e nisi Bonusin e Bebes në vitin 2019 me një formulë të thjeshtë: 40 mijë lekë për fëmijën e parë, 80 mijë për të dytin dhe 120 mijë lekë për të tretin dhe çdo fëmijë pas tij. Për binjakët, pagesa është 80 mijë lekë për secilin; për trinjakët dhe lindjet e shumëfishta mbi këtë numër, 120 mijë lekë për secilin.
Masa synon të mbulojë një pjesë të shpenzimeve të para të familjes. Ajo nuk lidhet me të ardhurat dhe rritet sipas rendit të lindjes, pra ka edhe një komponent të qartë nxitës. Por rezultati demografik ka ecur në drejtim të kundërt.
Sipas INSTAT, në vitin 2025 u regjistruan 22,541 lindje, 3.3% më pak se në vitin 2024. Krahasuar me vitin 2015, kur u regjistruan 32,715 lindje, rënia arrin në 31.1%. Edhe në raport me vitin 2019, kur nisi programi dhe u regjistruan rreth 28,600 lindje, tkurrja është mbi 20%.
Kjo nuk provon se bonusi nuk ka ndihmuar asnjë familje; tregon se ai nuk ka qenë në gjendje të ndryshojë prirjen kombëtare.
Numri i lartë i bonuseve në raport me lindjet e regjistruara brenda vendit lidhet edhe me faktin se skema, në vitet e para, përfshinte një masë më të gjerë lindjesh jashtë Shqipërisë dhe me kohën e administrimit të përfitimit.
Në vitin 2023, rregullat u ndryshuan dhe përfitimi u kufizua te prindërit që jetojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ky korrigjim e orientoi fondin drejt familjeve rezidente, por njëkohësisht ekspozoi edhe më qartë problemin se, Shqipëria mund të financojë një lindje të ndodhur këtu, por nuk e rikthen dot me një çek çiftin që ka vendosur ta ndërtojë jetën jashtë.
Bonusi mbulon muajin e parë, jo vitet që vijnë
Dobësia kryesore e modelit shqiptar të mbështetjes së lindjeve mbetet kohëzgjatja. Bonusi i Bebes është konceptuar si një ndihmë e menjëhershme financiare në momentin e lindjes dhe jo si një politikë që e shoqëron familjen gjatë viteve të para të rritjes së fëmijës.
Ai mund të lehtësojë faturën fillestare të prindërve, por shpenzimet nuk përfundojnë me karrocën, krevatin apo pelenat e para. Ato vazhdojnë çdo muaj me ushqimin, kujdesin shëndetësor, veshjet, çerdhen, kopshtin, transportin dhe, mbi të gjitha, me kohën e punës që prindërit duhet të sakrifikojnë për kujdesin ndaj fëmijës.
Në përgjigjen zyrtare të përcjellë nga Reme Lala, drejtuese e Shërbimit Social Shtetëror, institucioni e përkufizon Bonusin e Bebes pikërisht si një masë për “mbështetjen e menjëhershme financiare” të familjes pas lindjes.
Sipas saj, programi synon të lehtësojë shpenzimet fillestare dhe të garantojë një pagesë të drejtpërdrejtë për prindërit që plotësojnë kriteret ligjore. Ky përkufizim tregon edhe kufirin e skemës: ndërhyrja përqendrohet te momenti i lindjes dhe jo te kostot afatgjata të rritjes së fëmijës.
Sipas vendimit aktual, ndihma jepet në formën e çekut të bebes, në masën 40 mijë lekë për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për të dytin dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë dhe ata që lindin më pas. Për lindjet binjake, pagesa është 80 mijë lekë për secilin fëmijë, ndërsa për trinjakët dhe lindjet me më shumë fëmijë, arrin në 120 mijë lekë për secilin.
Nga viti 2019 deri në vitin 2025, sipas të dhënave të Shërbimit Social Shtetëror, janë shpërndarë gjithsej 260,030 bonuse. Prej tyre, 164,881 lidhen me lindjet në spitalet publike dhe 95,149 me lindjet në spitalet private ose jashtë vendit.
Por masa nuk ndërton një raport të vazhdueshëm financiar mes shtetit dhe familjes. Në këtë pikë, Shqipëria ofron më pak vazhdimësi se Kosova dhe Mali i Zi, ku familjet mund të përfitojnë edhe pagesa periodike ose shtesa mujore për fëmijët.
Në Shqipëri nuk ekziston një shtesë mujore universale për çdo fëmijë. Pas marrjes së çekut, mbështetja kalon kryesisht përmes programeve të ndihmës ekonomike, sigurimeve shoqërore dhe lejes së lindjes. Përfitimi, për rrjedhojë, varet nga statusi i punësimit, niveli i të ardhurave dhe kriteret ekonomike të familjes.
Shërbimi Social Shtetëror evidenton si një tjetër instrument politikën për nënat e papuna me tre ose më shumë fëmijë deri në moshën 18 vjeç, kur të paktën njëri prej tyre është nën pesë vjeç dhe familja ka të ardhura mujore më të ulëta se 100 mijë lekë.
Në këto raste, periudha e kujdesit për fëmijën deri në moshën pesëvjeçare njihet si periudhë sigurimi për pensionin e pleqërisë dhe për përfitimet e lidhura me barrëlindjen.
Kjo masë ka rëndësi për mbrojtjen sociale dhe pensionin e ardhshëm të nënës, por nuk është një pagesë mujore që mbulon kostot e rritjes së fëmijëve. Ajo ka kritere të përcaktuara ngushtë, u drejtohet vetëm nënave të papuna me të paktën tre fëmijë dhe nuk përfshin shumicën e familjeve me një ose dy fëmijë. Për pasojë, nuk e zëvendëson mungesën e një skeme universale dhe të vazhdueshme mbështetjeje.
Edhe vetë institucionet pranojnë se modeli aktual mund të ndryshojë. Znj. Lala konfirmon se, ndërsa vijon zbatimi i vendimit ekzistues, në nivel politikash po shqyrtohet rishikimi i skemës dhe po analizohen disa skenarë për ristrukturimin e programit.
Qëllimi, sipas përgjigjes së Shërbimit Social Shtetëror, është forcimi i mbështetjes për familjet me fëmijë dhe përshtatja më e mirë e ndërhyrjes me nevojat sociale. Nëse miratohen akte të reja, zbatimi do të bëhet në përputhje me kuadrin e ri dhe fondet që do të planifikohen në buxhet.
Kostoja që nuk duket në çek
Për çiftet e reja, vendimi për një fëmijë merret shumë më herët. Ai lidhet me sigurinë e punës, mundësinë për të blerë ose për të marrë me qira një banesë, praninë e çerdheve dhe gjyshërve, si dhe me rrezikun që barra e kujdesit t’i mbetet pothuajse tërësisht gruas.
Këto kosto nuk shfaqen në buxhetin e Bonusit të Bebes, por ndikojnë drejtpërdrejt te lindshmëria. Kur një grua pret që amësia t’i ngadalësojë karrierën, kur çerdhja publike nuk është e aksesueshme ose orari i saj nuk përputhet me punën, pagesa njëherëshe humbet peshë përballë kostos shumëvjeçare.
Rënia e lindjeve në Shqipëri lidhet edhe me tkurrjen e vetë brezave që hyjnë në moshë riprodhuese. Censi i vitit 2023 numëroi 2.4 milionë banorë rezidentë në Shqipëri, rreth 420 mijë më pak se në Censin e vitit 2011, ose një rënie prej afro 15%. Emigracioni i të rinjve dhe plakja e popullsisë e ngushtojnë bazën demografike edhe nëse dëshira individuale për fëmijë nuk do të ndryshonte.
Kjo e bën të pamjaftueshme matjen e programit vetëm me numrin e çeqeve të shpërndara.
Rënia drastike e lindshmërisë në Shqipëri është një fenomen që lidhet ngushtë me transformimet sociale të dekadave të fundit.
Sipas sociologes Marsida Simo, “faktorët kryesorë në uljen e lindshmërisë lidhen me ndryshimin e vazhdueshëm të shoqërisë, e cila në thelb reflektohet te familja”. Ajo thekson se çiftet e reja përballen me sfida të mëdha ekonomike që nga fillimi i jetës së përbashkët: “E nisin jetën me mangësi ekonomike, kredi/borxhe dhe pa mbështetje sociale”. Ndërkohë, pagat e ulëta dhe rritja e kostos së jetesës ndikojnë drejtpërdrejt në vendimet për të pasur fëmijë.
Znj. Simo përmend gjithashtu mungesën e shërbimeve publike si një tjetër arsye që ndikon në këtë rënie. “Mungesa e çerdheve/kopshteve apo mbipopullimi i tyre mbetet shqetësim aktual”, thotë ajo, duke shtuar se edhe problematikat shëndetësore, si ulja e fertilitetit te burrat dhe gratë, kanë rol të rëndësishëm në këtë panoramë.
Një tjetër faktor i përmendur nga sociologia është frika e prindërve nga sëmundjet apo çrregullimet neurologjike të fëmijëve: “Rritja e rasteve të çrregullimeve neurologjike te fëmijët i step prindërit të lindin më shumë fëmijë”.
Në lidhje me “Bonusin e Bebes”, znj. Simo është skeptike për efektin e tij afatgjatë. “Nuk besoj se Bonusi i Bebeve ka nxitur në thelb çiftet të lindin fëmijë”, thotë ajo. Sipas saj, sado i lartë të jetë ky shpërblim, mbetet një masë simbolike pa ndikim real, pasi “familja ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme”.
Madje, ajo sjell në vëmendje faktin se shumë familje zgjedhin të largohen nga vendi për shkak të mungesës së trajtimit apo shërbimeve shëndetësore për fëmijët e tyre. P
ër të përmbysur këtë trend, znj. Simo sugjeron ndërhyrje në thelb të strukturës së sistemit: “Trendi mund të ndryshojë kur shtyllat kryesore të shohin zhvillim të qëndrueshëm: urbanizimi dhe infrastruktura e përshtatur për çiftet e reja dhe fëmijët, ulja e migrimit, arritja e stabilitetit ekonomik dhe zhvillimi i shërbimit shëndetësor”.
Të arrihet një ndryshim i qëndrueshëm kërkon një reformë që përfshin edhe sistemet e punës, mundësitë e kujdesit për fëmijët, si dhe mundësitë për një jetë më të përballueshme për ata që vendosin të krijojnë familje.
Pa këto politika mbështetëse, do të jetë e vështirë që Shqipëria të ndalë rënien e mëtejshme të lindshmërisë dhe të krijojë një të ardhme më të qëndrueshme demografike./Monitor
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 78.7 lekë, në shitje me 79.7 lekë. Euro do të blihet me 91...
“Nuk po kuptoj përse duhet të mbahet qëndrim ndaj një personi që babanë nuk e ka parë as me sy.” Me kët&e...
Ballkani po paguan gjithnjë e më shumë për të nxitur shtimin e bebeve, por po lind gjithnjë e më pak. Shqipëria ka sh&...
Dita e sotme pritet të karakterizohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme në vendin tonë. Sipas parashikimit, moti do të j...
Prej orësh qindra shqiptarë të diasporës që do të vinin në Shqipëri që ti bashkoheshin protestës qytetare kund...
Me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen!” dhe “Nesër më shumë!”, është mbyllur protesta e 104-t kundër qeve...
Shqipëria vijon të përballet me vatra zjarri në disa qarqe, edhe pse jemi në muajin shtator. Gjatë ditës së sotme jan&e...
Ilir Panda, gjyqtar i Gjykatës së Lartë prej 11 marsit 2020, ka shprehur interes për të marrë drejtimin e kësaj gjykate. P...
Këtë të premte mbahet protesta e 104-të përpara Kryeministrisë, ndërsa aktivisti Arben Kola ka reaguar për ndalimin e sh...
Me thirrje dhe pankarta kundër qeverisë, qytetarët vijojnë marshimin nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kryemi...