Rama heq dorë nga karriget e dialogut, nxjerr tavolinën prej guri para Kryeministrisë
Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për dialog me studentët, të cilët prej dy javësh vijojnë protestat d...
Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për dialog me studentët, të cilët prej dy javësh vijojnë protestat d...
Aleksandar Vuçiq e pranoi humbjen në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, duke thënë se pret që Lista Studentor...
Gjatë ditës së hënë, moti në vendin tonë pritet të karakterizohet nga reshje lokalisht të dobëta, ndërs...
Investimet kapitale nga buxheti i shtetit arritën në 62,7 miliardë lekë gjatë 9-mujorit, duke realizuar vetëm 35,6% të plan...
Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi, ato ju nxisin të bëni edhe më shum&eum...
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak mi...
Deklaratat e Edi Ramës, i cili u shpreh se ishte kujdesur që Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë p...
“Vrasës me pagesë” është mesazhi që protestuesit kanë shkruar në asfalt në Rrugën e Durrësit, n&...
Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, pasi u grumbulluan fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit në Tiran&eum...
Protestuesit janë mbledhur sot para Ministrisë së Arsimit, në kuadër të protestës së njoftuar për orën 14:00...
Inxhinieri Romeo Nazarko, ka folur mbi situatën kaotike të krijuar nga degradimi i aksit Librazhd-Prrenjas, i cili ka izoluar gjithë juglindjen. Inxhinieri paralajmëroi se gjendja është alarmante, ndërsa shtoi se po shkohet drejt sabotimit të Korridorit VIII.
Sipas tij qeveria nuk bën asgjë për të zgjidhur situatën, ndërsa shton se pasojat janë në kurriz të qytetarëve shqiptarë dhe veçanërisht juglindja e izoluar prej ditësh.
“Të gjithë problematikat i vuajnë qytetarët, shqetësimin e kësaj situate e vuajnë ata. Kemi parë në media edhe nga ata që u ka rënë të fikët nga pritja e gjerë. Është punuar keq gjithë këto vite dhe kemi këtë situatë katastrofike me rrugët. Mungojnë studimet gjeologjike, mungojnë inxhinierët në terren, kontrollet dhe cilësia, duke shtuar edhe shkeljet me tenderët”, shpjegoi ai.
Sipas Nazarkos, fakti që Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) nuk ka një afat të qartë për nisjen dhe përfundimin e punimeve tregon mungesë kontrolli mbi situatën.
“Nëse nuk dihet kur do hapet rruga për udhëtarët drejt juglindjes, do të thotë se nuk ka njohuri të mjaftueshme mbi strukturën e nëntokës në atë zonë”, u shpreh ai.
Ai vuri në dukje mungesën e studimeve gjeologjike nga specialistë të fushës, që të përllogaritej edhe punimi, edhe koha, sikurse edhe cilësia e ndërtimit të ri.
Nazarko nënvizoi se para ndërtimit të çdo rruge duhet të zbatohet një protokoll i qartë teknik, që nis me studimin gjeologjik të terrenit dhe më pas me projektimin e veprave përkatëse si mure mbajtëse, tunele apo vepra arti të tjera. Sipas tij, problematikat aktuale tregojnë se këto procedura nuk janë ndjekur siç duhet.
“Në zona me ujëra nëntokësore, ky mur bëhet i rëndë, ushtron presion mbi murin mbajtës dhe përfundon duke u rrëzuar. Mund të ndërtosh edhe rrugë e tunele pa hekur dhe vetëm me beton, por më pas merr një situatë problematike si kjo”, shpjegoi Nazarko.
Sipas tij, një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe me urën e shembur në rrugën Korçë–Kolonjë, që ai ka denoncuar vazhdimisht. Por edhe gërryerjet e papërgjegjshme në rrjedhat e lumenjve dhe veçanërisht në Shkumbin, kanë shkak shembjet që po ndodhin.
Ai e ka cilësuar gjendjen alarmante dhe me pasoja të rënda për infrastrukturën kombëtare dhe vuri në dukje mungesën e mobilizimit të qeverisë.
“Kemi rreth një javë që ka ndodhur rrëshqitja e rrugëve dhe nuk ka asgjë. Nëse do të ishin mobilizuar të gjitha makineritë, situata do të ishte tjetër”, u shpreh Nazarko.
Ai shprehu shqetësim edhe për rëndësinë strategjike të Korridorit Tetë, për vonesat dhe mosreagimin që mund të dëmtojnë një nga arteriet kryesore të vendit.
“Nëse situata zvarritet, BE mund të tërheqë fondet e zhvillimit, ashtu si ndodhi me fondet IPARD pas zbulimit të abuzimeve”, deklaroi inxhinieri.
DURRËS- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 44-vjeçar në Durrës. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi kishte vjedhur disa produ...
Shqipëria sot po përballet me një problem serioz në infrastrukturë, teksa shumë rrugë po shemben. Nga njëra an&...
Qeveria e Edi Ramës ka shpenzuar të paktën 956 milionë euro nga taksat e shqiptarëve për projekte rrugore që po prishen vet...
Bashkia Peqin ka ndaluar qarkullimin për një kohë të pacaktuar të mjeteve motorike me tonazh mbi 3.5 ton në Urën e Digë...
SPAK ka dhënë pretencën për biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe ish-zyrtarin e Policisë, Ardit Hasanbegaj, për shkak se dosja u v...
Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho u qëndroi të enjten më 26 shkurt shkaqeve të ankimit ndaj konfirmimit në detyrë në ndihm&eu...
Një shtetas gjerman është gjetur i pajetë në banesën e marë me qera në lagjen “ Kongresi i Përmetit” ...
Shembja në rrugën Librazhd–Pogradec ka sjellë anulime masive të rezervimeve në Pogradec, Korçë dhe Kolonjë, du...
Në një kohë kur gjatë muajit shkurt 2026 disa akse rrugore në vend u dëmtuan rëndë nga rrëshqitjet dhe shembjet, ...
60 familje të një pallati në lagjen “Kryengritja”, në Fier ankohen për Piranjat News, se janë izoluar, për shka...