Radhë kilometrike në Kakavijë, pala greke vijon kontrollet me ritme të ngadalta
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, në krahun e palës greke. Burime nga...
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, në krahun e palës greke. Burime nga...
Aktivisti Edison Lika ka bërë një bilanc të 100 ditëve të protestës, ndërsa ka paralajmëruar vijimin e aksionit q...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në 7 shtator në port&eum...
Qytetarët shqiptarë kanë paguar 70 milionë euro taksa për të rivlerësuar pasuritë e tyre të patundshme nga moment...
Një qytetar që ka vizituar Valbonën për pushime ka sjellë në redaksinë e “Piranjat News” pamje shqetësuese...
Babai i Eduart Kuçit, Arsimi, ka reaguar për herë të parë pas videos së bërë virale në rrjetet sociale, ku djal...
Një zjarr ka rënë në zonën e Bërzhitës, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre. Flak&...
Një ngjarje tragjike goditi familjen shqiptare Manati, me origjinë nga Lushnja, në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë hu...
Gazetarja Anila Hoxha raporton se ai përdori kartën e mikut të mirë dhe tha se i riu ishte shfaqur i shqetësuar për paratë ...
Kavaja, Himara, Vlora, Kamza, Durrësi, Vora janë bashkitë më të varura nga të ardhurat që gjeneron ndërtimi, pasi t&eu...

Një shtetas shqiptar është dënuar me tetë vite burg nga drejtësia franceze, pasi u kap duke transportuar mbi 18 kilogramë kokainë, me një vlerë tregu që kalon 1.2 milionë euro.
Ngjarja daton më 3 dhjetor të vitit të kaluar, kur doganierët francezë ndaluan një automjet tip Opel në pikën e pagesës së La Turbie. Gjatë një kontrolli të detajuar, autoritetet zbuluan një vendstrehim të fshehtë nën dyshemenë në anën e shoferit, të përshtatur posaçërisht për transport droge. Brenda tij u gjetën 16 pako kokaine, me peshë totale mbi 18 kilogramë.
Në timon ndodhej një shqiptar 34-vjeçar, baba i dy fëmijëve të mitur, i cili u arrestua dhe u vendos në paraburgim. Ai pranoi menjëherë se po transportonte lëndë narkotike, por refuzoi kategorikisht të bashkëpunonte për identifikimin e rrjetit kriminal. I pandehuri nuk dha asnjë emër dhe nuk pranoi të zhbllokonte telefonin e tij.
Para autoriteteve, ai deklaroi se kishte pranuar transportin për shkak të vështirësive financiare, duke këmbëngulur se ishte hera e parë. “Jam i dobët dhe kisha nevojë për para”, u shpreh ai edhe gjatë seancës gjyqësore, duke u përpjekur të paraqitej si hallka më e dobët e zinxhirit.
Sipas versionit të tij, automjeti ishte blerë disa muaj më parë nga persona të lidhur me rrjetin dhe ishte marrë prej tyre në kufirin spanjoll, përpara se t’i kthehej i ngarkuar me drogë. Ai pretendoi se do të paguhej nga 4.000 deri në 5.000 euro për ta çuar ngarkesën në Itali.
Megjithatë, hetimet e kryera nga autoritetet franceze e rrëzuan këtë pretendim. Analiza e të dhënave telefonike tregoi se që nga blerja e mjetit në shtator, i pandehuri kishte kryer udhëtime të shumta në Spanjë, Itali, Belgjikë dhe Gjermani, një fakt që, sipas gjykatës, nuk përputhej me pretendimet për gjendje të rëndë ekonomike.
I pyetur vazhdimisht për mënyrën se si ishte lidhur me trafikantët, ai refuzoi të përgjigjej, duke deklaruar se kishte frikë për jetën e tij. “Janë njerëz të rrezikshëm”, tha ai para trupit gjykues.
Prokuroria vlerësoi se refuzimi për të bashkëpunuar dhe përsëritja e udhëtimeve ndërkombëtare tregonin përfshirje më të thellë sesa një rol i thjeshtë transportuesi. Edhe pse mbrojtja kërkoi që ai të dënohej vetëm për transportin e një rasti të vetëm, gjykata nuk e pranoi këtë argument.
Duke i cilësuar faktet si “jashtëzakonisht të rënda”, trupi gjykues e dënoi shqiptarin me tetë vite burg të efektshëm, më shumë se pesë vitet e kërkuara nga prokuroria. Ai u ndëshkua gjithashtu me ndalim hyrjeje në Francë për 10 vjet dhe me një gjobë doganore prej 654.500 eurosh.
Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në New York City, pasi tentuan të korruptonin një anëtar jurie me 100 mijë dollarë...
Në të majtë porositësi Laert Hasalla, në të djathtë vrasesi Mariglen Matjani Laert Hasalla është dënuar m...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Again”, ku ka arrestuar 33 vjeçarin Endrit Kaso. I riu dyshohet se vodhi shuma p...
Një skandal i paprecedentë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku një efektiv i Rrugores është kapur duke ma...
Banorët dhe fëmijët e zonës së Luzit në Fushë-Krujë kanë dalë sërish në protestë, duke blloku...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me 82.3 lekë. Ndërk...
Në vitin 2025 rezulton se ka pasur rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve të huaj me leje qëndrimi që jetojnë e pun...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranë...
Në muajin korrik të vitit të kaluar, pajisja e akseleratorëve në Spitalin Onkologjik në QSUT, pësoi dëmtime. Ngjarja u...
Qeveria ka dërguar për shqyrtim në Kuvend projektligjin “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet dhe p&eum...