Protestuesi u qëllua me plumb gome në bark/ Dërgohet në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një person është gjetur i vrarë brenda automjetit të tij në ...
Kryesia e Sindikatës së Universiteteve ka vendosur njëzëri bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike t&...
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori topa uji për të zmbrapsur protestuesit të martën, në ditën e tetë radhazi ...
Prej ditësh me radhë, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, po zhvillohen protesta të dhunshme. Ajo që nisi si një demonstratë...
Policia ka ndërhyrë dhunshëm në Sheshin Skënderbej, duke larguar protestuesit. Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës d...
Prej disa ditësh, rrugët e Tiranës janë përfshirë nga protesta kundër qeverisë, të shoqëruara me përplasj...
Protesta është përshkallëzuar sërish në Tiranë, pas qetësisë për disa orë përpara Kryeministrisë...
Kryeministri Edi Rama ka vendosur në punë autobotin me ujë të Erdoganit për të boshatisur bulevardin “Dëshmor&eum...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestat masive të të rinjve dhe qyteta...

Partia Demokratike deklaron se për trafikun e paligjshëm të mbetjeve të rrezikshme, një krim mjedisor i përmasave të mëdha, nuk ka asnjë përgjegjësi politike.
Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari u shpreh se përgjegjësit e këtij skandali jo vetëm që nuk u ndëshkuan, por u promovuan.
“Mesazhi u dha qartë edhe një herë: njerëzit e Edi Ramës nuk preken. Ashtu siç po mbrohen edhe sot figura të tjera të përfshira në afera të rënda. Edhe pse të lidhur drejtpërdrejt me trafikun e paligjshëm të mbetjeve të rrezikshme, përgjegjësit jo vetëm që nuk u ndëshkuan, por u promovuan. Kumbaron e 2800 tonëve të mbetjeve të rrezikshme e dërguan të ‘edukojë’ fëmijët tanë. Vengun e 108 kontejnerëve të rrezikshëm e caktuan të ‘mbrojë’ gjithë atdheun”, shprehet Muçollari.
Deklarata
Aksioni i prokurorisë kundër trafikut të paligjshëm të mbetjeve të rrezikshme provoi një fakt të thjeshtë: për këtë krim të rëndë mjedisor nuk ka asnjë përgjegjësi politike. Ministrja e Mjedisit nuk mban përgjegjësi. Drejtori i Portit të Durrësit nuk mban përgjegjësi.
Siç e kemi paralajmëruar nga kjo Foltore, por edhe në terren, Prokuroria e Durrësit amnistoi Mirela Kumbaron dhe Pirro Vengun për krimin më të madh mjedisor të regjistruar në vend.
Kemi parë shfaqjet publike të Kumbaros si ministre, duke ndjekur qytetarët dhe duke i fyer për një qese mbeturinash. Ndërkohë, nën përgjegjësinë e saj, 2800 tonë mbetje të rrezikshme u ngarkuan në Elbasan, u transportuan në Durrës dhe u nisën drejt Tajlandës.
Kemi parë po ashtu shfaqjet e Pirro Vengut si Drejtor i Portit të Durrësit, me deklarata për forcimin e sigurisë dhe kontrolleve, në bashkëpunim me policinë dhe doganat. Mburrje dhe propaganda boshe.
Në realitet, nën drejtimin e tij, 2800 tonë mbetje të rrezikshme, të shpërndara në 108 kontejnerë, u ngarkuan pa asnjë pengesë dhe u nisën drejt Tajlandës. Dhe kjo nuk ishte ngarkesa e parë. Ishin disa të tilla. Rreth 50 mijë tonë mbetje do të kishin ndjekur të njëjtin itinerar, po të mos ishte ndërhyrja e autoriteteve të vendeve të tjera dhe Rrjeti i Bazelit.
Prokuroria e Durrësit mori më shumë se një vit hetim dhe arriti në një përfundim të paracaktuar: fajtorë janë disa specialistë dhe disa drejtorë të nivelit të mesëm. Ky është një krim i dytë, edhe më i rëndë se ai mjedisor: krimi i pandëshkueshmërisë.
Mesazhi u dha qartë edhe një herë: njerëzit e Edi Ramës nuk preken. Ashtu siç po mbrohen edhe sot figura të tjera të përfshira në afera të rënda.
Edhe pse të lidhur drejtpërdrejt me trafikun e paligjshëm të mbetjeve të rrezikshme, përgjegjësit jo vetëm që nuk u ndëshkuan, por u promovuan. Kumbaron e 2800 tonëve të mbetjeve të rrezikshme e dërguan të ‘edukojë’ fëmijët tanë. Vengun e 108 kontejnerëve të rrezikshëm e caktuan të ‘mbrojë’ gjithë atdheun.
Kjo ndodh kur përgjegjësia, si hallkë morale e shoqërisë, nuk ekziston më për qeverinë.
Në këto kushte, reagimi nuk është zgjedhje. Është detyrim.
Të bashkohemi më 10 shkurt, ora 17.00 te Kryeministria, ku mbrohen dhe frymëzohen të gjitha mbetjet e rrezikshme, mjedisore, politike dhe shoqërore.
Duhet ndalur këta banditë të cilët nuk ndalen para asgjëje!
Dy kushërinj shqiptarë, të moshës 57 dhe 51 vjeç, u arrestuan për një seri grabitjesh dhe vjedhjesh në banesa në...
Katër shqiptarë janë dënuar me burg nga autoritetet britanike për përfshirje në trafikim droge kryesisht kokainë, n&eu...
Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES) ka marrë në shqyrtim rastin e arrestimit t&eu...
Autori i vrasjes së ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja është dënuar me 24 vite burg. Gentjan Bejtja u ekzekutua me 15 mars ...
Spitalet tona, vijojnë të kenë probleme të shumta për sa i përket shërbimit shëndetësor. Një denoncim ka ar...
Banorët e fshatit Baks-Rrjoll në Velipojë kanë vijuar protestën e tyre kundër ndërtimit të resortit turistik. Banor&eu...
Procedura e konkurrimit për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës është mbyl...
Prokuroria Korçë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre persona të cilët akuzohen se ushtronin në m&eum...
Banorët e fshatit Rrjoll, në Velipojë të Shkodrës, protestuan edhe sot në lidhje me projektin për ndërtimin e një...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, përfu...